Kristiano Ronaldo: Mund ta mundim Gjermaninë

26 Maj 2012, 11:30Sport TEMA

Futbollistit i Real Madrid, Kristiano Ronaldo, beson se përfaqësuesja portugeze e futbollit është në gjendje të mundë Gjermaninë në ndeshjen e parë të grupit të tyre në Euro 2012.

Skuadra gjermane ishte ajo që eliminoi Portugalinë në Euro 2008, ndërsa tani është një prej favoriteve kryesore për të fituar aktivitetin që zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni, por Ronaldo mendon se edhe skuadra e tij ka shanse të mëdha për të dalë me një fitore në sfidën kundër kombëtares së drejtuar nga Joakim Lëv.

“Po pres me padurim që të fillojë ky turne, do të kemi disa ditë në dispozicion për t’u përgatitur për të. Trajneri e di më mirë se kushdo atë që duhet bërë. Do të kemi 20 ditë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjen dhe taktikën për të mundur Gjermaninë”, tha ai.

Ronaldo mbetet shpresa kryesore e portugezëve për të zhvilluar një turne të mirë, duke parë formën e tij të shkëlqyer gjatë sezonit ku ka shënuar 60 gola me fanellën e Real Madrid.

Përveç Gjermanisë me 9 qershor, Portugalia luan kundër Danimarkës me datë 13 dhe Holandës me datë 17, në atë që është cilësuar “grupi i vdekjes” i turneut.

1 komente në “Kristiano Ronaldo: Mund ta mundim Gjermaninë”

  1. loni says:

    enderro moj kristina,pse te mos enderrosh,pa lek eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje