Premier League s'jep më shampanjë për lojtarin e ndeshjes

25 Maj 2012, 13:59Sport TEMA

Sponsori i Premier Leagues së Anglisë në futboll “Barclays”, është duke e shqyrtuar mundësinë që të heqë shampanjën si shpërblim për lojtarin e ndeshjes, për të evituar në këtë mënyrë fyerjen e futbollistëve myslimanë.

Ylli i Manchester Cityt, Yaya Toure, kishte refuzuar këtë shpërblim tradicional, pasi u shpall lojtar i ndeshjes në fitoren kundër Newcastlet, tri javë më parë.

Në çastin kur bashkëlojtari i tij, Joleon Lescott, u mundua t’i japë shishen e shampanjës, Yaya e refuzoi atë.

“Unë nuk pi, jam mysliman, kështu që mbaje ti”, tha Toure.

Yjet e Manchester Unitedit janë tallur me këtë çështje një javë më vonë.

“Barclays është duke shqyrtuar nëse është e pranueshme të jepet alkooli si shpërblim, duke marrë parasysh se në ligë luajnë lojtarë të feve e kombësive të ndryshme”, ka thënë një burim i afërt me sponsorin.

Shampanja i jepet si shpërblim lojtarit më të mirë të ndeshjes që transmetohet drejtpërdrejt, një traditë që së pari ka nisur të aplikohet në vitin 1992. Shumë skuadra po ashtu japin shpërblime të ngjashme pas ndeshjeve që zhvillojnë në shtëpi./KD

6 komente në “Premier League s’jep më shampanjë për lojtarin e ndeshjes”

  1. aqif pallaska says:

    Budallek i papare, ta heqim mos te ofendohen lojtaret myslimane, por ata te krishtere nuk do ofendohen,,,
    Kur zgjidhet lojtari me i mire ne fushe e vendos ai do apo jo dhe mabaroi filmi, ska nevoje ti imponohet asnjerit

  2. liburni says:

    Nje miku im italian me thoshte,eshte fat i madh qe arabet(islamiket a myslimanet)nuk pine alkol,se perndryshe,nuk e kishim pa me sy alkolin…Ha ha.Edhe ne rastin e ketij lojtari,shampanja ne kete rast eshte si trofe ..,merret,mos e pij po deshe ,dhuroje dikuj.po cfare te mesosh nga keto njerez,..vetem injoranze, si feja e tyre.

  3. test says:

    si aqif pallaska dhe liburni kam nje shembull :

    nqs dikush vendos te te jape si dhurate nje top m… ti cdo besh ?
    do thuash : qe jo nuk e pranoj …atehere sikur ti sa here te besh dicka te mire dhe te gjithe duan te ofrojne nje top m… sa here qe duan te te shperblejne…ca do besh ti …nuk do merzitesh …?? apo do thuash
    thjesht nuk do e pranosh…apo do e pranosh ?!
    kshu eshte ky muhabet…mos ofendo te tjeret per zakonet qe ata kane…
    u bete ju me te zgjuar ?!

    1. aqif pallaska says:

      test ajo qe thua ti top m.. nuk vlen o shoku se ate e refuzojne te gjithe ok
      ketu behet fjale mos ta japin fare, se ofendohen lojtaret myslimane qe ne Premier jane 0.5% atehere i bie qe ne asnje lokal te mos kete alkol se mund te hyje ndonje mysliman, gjeje ti kush eshte me i zgjuari

  4. test says:

    keta te Temes jane shume islamofobista…
    pse nuk i postoni komentet e te tjereve…apo vetem ato qe ju pelqejne…
    bejini te fala Turkofagosit se e di qe flini me i dhome bashke…:)

  5. Djaloshi Kosovar Mergimtar says:

    Kta jan Angleze e jo Shqiptar te Shiqperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje