Kampionati Evropian që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni do të jetë më i varfër pa disa prej yjeve të futbollit evropian. Portieri i Ukrainës Shovkovsky është munga më e madhe e shtetit mikëpritës të “Euro 2012”.
Yjet e Barcelonës, Puyol, Abidal e Villa llogariten si yjet më të mëdha që do ti mungojnë “Euro 2012”. Edhe lojtarët e Arsenalit, anglezi Wilshere dhe francezi Sagna do ti mungojnë kombëtareve përkatëse. Italia nuk do të ketë në sulm yllin e Villareal, Giussepe Rossi. Në foton në profil mund të shikoni formacionin e yjeve që do t’i mungojnë “Euro 2012”.