Argjentinë, arsenal armësh në ndeshje futbolli

23 Maj 2012, 17:21Sport TEMA

Dhuna në futbollin argjentinas është kthyer në një fenomen të zakonshëm por policia vendase tashmë ka rritur masat dhe ka vendosur të kontrollojë çdo grup ultrasish për të verifikuar që të mos kenë probleme brenda stadiumit.

Në një nga këto kontrolle, në autobusin e tifozëve ultras të skuadrës së Almirante Braun, ekip i kategorisë së dytë që do të luante përballë Instituto De Kordoba në stadiumin e kësaj të fundit, është gjetur një arsenal i mirëfilltë armësh.

Policia ka publikuar edhe fotot e materialeve të gjetura brenda në autobus, të shpërndara në vende të ndryshme mes ndenjëseve ku ishin ulur këto tifozë ultras.

Tre armë zjarri, mbi 250 fishekë, thika dhe doreza hekuri, bashkë me një sasi të madhe baruti për ta kthyer në bomba në stadium, janë zbuluar vetëm në një prej autobusëve, duke treguar qartë se tifozeria e kësaj skuadre nuk po udhëtonte për të mbështetur 11 futbollistët në fushë, por për t’i shpallur luftë tifozërisë kundërshtare.

Meqenëse situata është përkeqësuar gjatë kohëve të fundit, drejtuesit e policisë së shtetit argjentinas kanë kërkuar kontroll shumë të rreptë në çdo stadium, për të evituar ndonjë ngjarje tragjike brenda impianteve.

1 komente në “Argjentinë, arsenal armësh në ndeshje futbolli”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje