Data 22 maj do të hyjë në historinë e futbollit pasi Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, i mbledhur dy ditët e fundit në Budapest, ka vendosur zyrtarisht njohjen e Kosovës dhe i ka dhënë fund izolimit të futbollit të këtij vendi në arenën ndërkombëtare.
“Komiteti Ekzekutiv i ka dhënë aprovimin anëtarëve të FIFA-s që të luajnë ndeshje miqësore me Federatën e Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 79 të Statutit të FIFA-s”, shkruhet në deklaratën e lëshuar sot nga zyrat e institucionit që drejton futbollin botëror.
Kjo do të thotë se çdo përfaqësuese kosovare e futbollit tashmë ka mundësinë të zhvillojë miqësore me të gjitha kombëtaret e botës dhe jo të kufizohet siç ka ndodhur më parë vetëm me disa miqësore “të fshehta” me përfaqësueset shqiptare apo me klube të ndryshme.
Ndonëse FIFA ka lejuar zhvillimin e miqësoreve, Kosova nuk është bërë ende zyrtarisht anëtare e FIFA-s, pasi duhet të kalojë një periudhë prove, gjatë së cilës duhet të bëhet edhe anëtare e UEFA-s.
Në rastet e mëparshme, periudha e provës ka zgjatur 2-3 vjet, ndërsa më pas kombëtaret janë lejuar të marrin pjesë rregullisht në eliminatoret e aktiviteteve ndërkombëtare. Kjo do të thotë se data më e afërt e mundshme që Kosova të marrë pjesë në një aktivitet zyrtar, do të jenë eliminatorët e Botërorit Rusi 2018.
Tani është interesante të shihet se si do të reagojnë futbollist kosovare të cilët janë të shpërndarë në kombëtare të ndryshme, pasi ata kanë edhe ligjërisht mundësinë që të kthehen të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës. /lajmeshqip
i uroj shume suksese popullit fqinj kosovar
Nga 2018 te gjithe shqiptaret do te bejne tifo per Kombetaren e Kosoves, sepse Kombetarja e Dukovicit do te katandiset me keq se Andorra, Lichtenstein-i dhe San Marino…
Pushtit anti shqiptar ,Ben Chicago:
Kosovaret nuk jane “POPULL FQINJ”,sic i quan ti,o CETNIK SERB,por VELLEZERIT TANE TE NJE “NENE” E NJE “BABE”!!!
Ti punon per skenarin serb te Sali Berishes,qe ka bere te pamunduren te na PERCAJE deri ne ZGRIP!!!
HYYYYYY,PLEHRE SERBE!!!
URIME KOSOVES NE DALJEN E SAJ ZYRTARE NE BOTE EDHE NE SPORT!!!
o Beni i Cikagos,,ca je tu thene o burr, ”’Popullit fqinje kosovar””,,,,,me kujton periudhen e viteve 65-75 kur nga pushteti deklaroej…’.populli vella kinez dhe miqte kosovar’,,,.Nuk ka nevoje per koment.
Ne s’kishim takat me nji, tani me dy kombetare do na kaloje dhe Zanzibari!
URIME KOSOVE ! SUKSESE ! (Ndoshta jo larg edhe bashkimi shqiptar)
Lajm i mire per Kosoven, dhe vdekja me certifikate e futbollit shqiptar, me zor kishim nje ekip tash me dy kena marr fund
LAJM I KEQ………..
KJO NDARJE ME SHUME NA PRISH PUNE SE SA NA NDIHMON……
cuna,mos te humbasim pyllin per ca peme,LAJM SHUME I MIRE,KOSOVARET,JANE AS ME SHUME E AS ME PAK ,SHQIPTARE,BILE ME SHUME SHQIPTARE SE NJE PJESE E MIRE E ALBANISTANASVE qe u flet bytha para gojes,une them nuk eshte e larget dita qe tani te 2 federata te shkrihen,me vullnet,s’ka ligj ne FIFA te ndaloje kete gje,pra,hapin e pare te bashkimit kombetar ta beje futbolli,,,,,pa tjeter,do bejme tifo per KOSOVEN,ARMANDO DUKA e ka mendjen per tregti,,liga e perbashket tani mund te krijohet me kollaj,,,,urime futbollit Kosovar e Shqiptar ne teresi.
Plotesisht dakord me ju sidomos ne sport
Me mire nje kombetare e fort se dy te dobeta
Bravo! deso74 Te lumte!
Ja, mè nè fund njè lajm i mirè! Urime kombètares sè Kosovès – imagjinoj dhe parashikoj emocionet e pèrlotura nèse do qèllojè tè ndeshen Kosovè-Shqipèri. Ashtu si dikur kemi ndjekur me emocione tè veçanta ndeshjet mes dy Gjermanive. Por, dashtè Zoti (me siguri Zoti e do!) njè ditè edhe ne, ashtu si dy Gjermanitè do bèhemi njè. Veçse, ashtu si dy Gjermanitè, me mènt nè kokè e racionalitet e ndèrgjegje tè vèrtetè kombètare, jo me shashka kalamajsh…
krahason shqiperin ,kosoven me ghermanin
si me jy dhe pa ju ne vendin efundit jemi
me mire ,te luajne djemte tane
futboll skemi dhe skemi
E uroj popullin Kosovar per njohjen qe i beri FIFA. Shpresoj qe do ja shperbleni FIFA-s me sporte te kulturuara dhe me rezultate te larta.
sprish pun po qfar allahile sa lujn shqiptart per zvicra e ksi tjera kombtare tash kan dy mundesi kombtaren ose perfaqesusen e kosoves kshtu qe duhet mu gzu cila te fitojn do na gzoj gjith shqiptarve