Hitzfeld: Xhaka është si Shvajnshtajger!

20 Maj 2012, 15:40Sport TEMA

Granit Xhaka ka hedhur të premten firmën e tij në kontratën pesëvjeçare me Borusia Mynshengladbah, duke kaluar në kampionatin gjerman të futbollit. Me transferimin që mendohet se ka kushtuar rreth 8.5 milionë euro, ish-futbollisti i Bazelit është bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e Borusia Mynshenglabah.

Kjo shumë është relativisht e lartë për futbollistin 19 vjeçar, por jo sipas trajnerit të kombëtares zvicerane të futbollit, Otmar Hitzfeld, i cili mendon se Mynshengladbah ka bërë lëvizjen e duhur.

“Graniti është jashtëzakonisht i pjekur për moshën dhe ka aftësi të mira teknike. Ai zhvillon një lojë inteligjente, e lexon mirë fushën e lojës dhe gjithmonë përgjigjet saktësisht në situata të ndryshme. Unë shoh shumë ngjashmëri mes tij dhe Bastian Shvajnshtajger, të cilin e aktivizova me profesionistët te Bajern Mynih kur ishte vetëm 18 vjeç”, komentoi trajneri i përfaqësueses zvicerane.

Futbollisti do të ketë mundësinë të shprehë talentin e tij para tifozëve gjermanë që këtë të shtunë, kur do të luajë me kombëtaren e Zvicrës në një miqësore përballë Gjermanisë.

3 komente në “Hitzfeld: Xhaka është si Shvajnshtajger!”

  1. leonardi antwerpen says:

    Graniti bashk xherdanin jan talentet me te mdhenje sot ne Europ

  2. Rrapi i celos says:

    Nuk m’a mbush syrin ky lojtari GRANIT XHAKA MUA SE DO TE BEHET DIKUSHI. DHE cfare eshte me ironikja jam i qind per qind i bindur dhe pergjithesisht me dalin parashikimet. SHKODRANET kane nje fjale te urte gjeniale ” MENDJA E MADHE E ZEZ’ E T’ZOT ” . TE SHOHIM .

  3. Tironci Lugano says:

    Rrapi i Celos
    Kam vene re se te dalin parashikimet…Xhaka vertet eshte nje talent.Te pakten deri tani se eshte vetem 19 vjec dhe kritika e vlereson shume.Mjafton ta shikosh kur ka topin ne kembe koken e mban gjithmone lart dhe sic thote dhe trajneri i tij vertet e lexon mire fushen e lojes.Shaqiri ka me shpirt gare se Xhaka.E per te tjerat Xhaka qendron me lart.Eshte dhe nje tip i qeshur e i hapur.Koha do e tregoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje