Ronaldinjo e ekzagjeron, i dehur në stërvitje

18 Maj 2012, 17:48Sport TEMA

Faqja braziliane e internetit “Globoesporte” ka bërë të ditur se marrëdhëniet e Ronaldinjos me skuadrën e Flamengos janë përkeqësuar ndjeshëm, sidomos për faktin se lojtari nuk i përmbahet rregulloreve të klubit dhe është shfaqur i dehur në stërvitje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, kur ish-“Topi i Artë” është shfaqur në stërvitjen e orës 9.30 të mëngjesit në gjendje të dehur. Ai u ka kërkuar drejtuese të skuadrës që të mos zhvillojë stërvitje, për shkak të dhimbjeve muskulorë, por këta të fundit nuk e kanë pranuar kërkesën e tij.

Drejtori i përgjithshëm i Flamengos, Zinjo, e ka detyruar të stërvitet në atë gjendje, ndërsa kjo situatë ka rritur pakënaqësitë në skuadër për yllin brazilian. Sipas vetë lojtarëve, Ronaldinjo është jashtë çdo regjimi sportiv të mundshëm ndërsa pretendon që të luajë çdo ndeshje edhe nëse është jashtë forme, duke dëmtua ekipin.

Mungesa e jetës së rregullt sportive është arsyeja kryesore pse edhe trajneri Menezes e la atë jashtë listës së kombëtares për miqësoret që Brazili do të luajë në muajt e ardhshëm.

Përballë një ngjarje të tillë, është dukur e pavend edhe deklarata që futbollisti ka bërë duke premtuar se Flamengo do të ishte një skuadër tjetër në kampionatin kombëtar, ku synonte titullin kampion.

“Tani duhet të pritni një Flamengo tjetër. Kemi zhgënjyer në Karioka dhe Libertadores por tani pritni diçka krejtësisht ndryshe. Këtu unë jam i lumtur, pasi gjithçka ka qenë e veçantë falë trajtimit të shkëlqyer që më kanë bërë tifozët”, ishin fjalët e tij në një intervistë të publikuar pikërisht natën para se të shfaqej i dehur në stërvitje.

1 komente në “Ronaldinjo e ekzagjeron, i dehur në stërvitje”

  1. denis says:

    po le te pije nje here djali se persa ka qene ne europe
    s’ia ka mbajtur, megjithate eshte nje futbollist i klasit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje