Edhe pse sezoni ka përfunduar, sulmuesi kolumbian i Atletiko Madrid vazhdon që të dhurojë spektakël. Gjatë një miqësore të zhvilluar mes ekipit spanjoll dhe skuadrës kolumbiane Millionarios, Falkao shënoi një tjetër gol fantastik, kësaj herë me gërshërë. Pas paraqitjeve spektakolare të këtij sezoni, Falkao është nën vëzhgimin e klubeve më të mëdha të Europës, ndërsa vlera e kartonit të tij ka shkuar 50 milionë paund.