“Golin e Muntarit futeni në b….”

16 Maj 2012, 17:38Sport TEMA

Goli fantazëm i Muntarit në ndeshjen Milan-Juventus vazhdon që të ngjallë polemika. Mesfushori juventin, Emanuele Xhiakerini, gjatë festës së fitimit të titullit nga ana e Juventusit, ka provokuar kuqezinjtë e Milanit, me një pankartë që ka pasur të bënte pikërisht me golin e Muntarit.

“Golin e Muntarit futeni në b….” shkruhej në pankartën që e kishin shkruar disa tifozë juventinë dhe që ia kanë dhënë Xhiakerinit për ta ekspozuar.

Të njëtën gjë kishte shkruar edhe milanisti Ambrozini në vitin 2007, për kushërinjtë e Interit. Atë viti Interi fitoi titullin kampion, por Milani triumfoi në Ligën e Kampioneve dhe Ambrozin mbante një pankartë, ku shkruhej “Titullin futeni në b….”.

Ndërsa po të dielë, Karlos Tevez, sulmuesi i Mançester Sitit, mbante një pankartë, ku shkruhej “R.I.P Ferguson- U prehsh në paqe Ferguson”.

2 komente në ““Golin e Muntarit futeni në b….””

  1. daku says:

    mire e ka……se JUVE e ksaj dite nuk vje mo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje