Bastian Shvajnshtajger ka treguar opinionin e tij rreth finales së Ligës së Kampioneve që Bajern Mynih do të luajë kundër Çelsit në fundjavë, por edhe futbollit anglez në përgithësi. Nëse për Çelsin a ka patur fjalë të mira duke e cilësuar atë një skuadër me shanse të barabarta me bavarezët për të fituar trofeun, ai ka kritikuar mënyën se si Anglia paraqitet në turnetë ndërkombëtare.
“Nëse mund Barcelonën në dy ndeshje, atëherë do të thotë se je një skuadër shumë e mirë. Mënyra se si e bën një gjë të tillë nuk ka aspak rënësi. Ajo që ka rëndësi është rezultati”, tha ai për Çelsin.
“Për mua, këto dy gjysmëfinale do ta bënin Çelsin favorite për fitoren e turneut, po nëse merr në konsideratë që ne luajmë në stadiumin tonë, atëherë mendoj se shanset janë 50-50 për të dy skuadrat”.
“Ka shumë mundësi që të luaj përballë Frenk Lampard, një lojtar për të cilin kam një respekt të jashtëzakonshëm pasi çdo gjë që bën në fushë ka një qëllim efektiv. Ai është gjithmonë i saktë dhe i ngjan Ksabi Alonsos, pasi luan me sy. Sipas mendimit tim, do të ishte gabim nëse Anglia nuk e aktivizon atë në Kampionatin Evropian. Ai duhet të luajë përkrah Stiven Xherard, dy lojtarë që plotësojnë njëri-tjetrin”, tregoi mesfushori i Bajernit.
Por më pas, ai ka kritikua Anglinë për mënyrën se si luan kombëtarja e këtij vendi, e cila sipas tij nuk ka identitet loje dhe bazohet vetëm te aftësitë e individëve të veçantë.
“Gjithmonë mendoj se Anglia duhet të jetë mes favoritëve në turne të tillë. Por ata nuk kanë gjetur ende mënyrën se si të luan si skuadër, ndërsa vazhdojnë të jenë një grup individësh. Anglia ka individë shumë të mirë, por ndoshta nuk janë aq të mirë si grup”.
“Nëse anglezët duan të fitojnë diçka, ata duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Mendoj se duhet të fillojnë të luajnë më shumë si ne. Në një ndeshje ka hapësira që duhen mbuluar nëse dëshiron të fitosh, Anglia nuk është aq e mirë për ta bërë një gjë të tillë”.
“Problemi mund të jetë edhe psikologjik. Ne nuk do të ishim dorëzuar pas asaj që ndodhi në Kupën e Botës nëse gjyqtari nuk do të akordonte një gol për ne. Gjermanët nuk dorëzohen, luajmë deri në sekondën e fundit. Kemi mentalitet dhe cilësi loje”, tregoi Shvajnshtajger që e sheh përfaqësuesen e tij si favorite kryesore për të fituar Euro 2012.
se di po te krahasosh frenk lam,pard me ksavi alonson me duket gabim i madh . frenk lampard eshte njekohesisht golashenuesi me i madh qe ka pas chelsea megjithese mesfushor eshte assistman me i mire eshte dhe shkaterrues .. mendoj qe eshte me i mire edhe se gerard sepse kthehet mbrapa dhe mbulon me teper . ksavi eshte nje mesfushor kryesisht mbrojtes e organizator po gola nuk mbaj mend te kete shenuar ndonjehere ..sa per shvajnin mendoj qe difekti i bayernit ne ndeshjet e fundit eshte ai vete . nuk eshte rekuperuar plotesisht dhe prandaj bayern calon shum mbrapa sepse mesfushoret nuk e ndihmojne mbrojtjen fare , keshtu qe pervec roben e ribery qe skane qef te kthehen ne krahe edhe kros e shvajni nuk kthehen si duhet i bie gjithe barra mbrojtjes …
Me fal o titi po ti nuk merrke vesh fare nga futbolli meqen se bayern qenka aq i dobet sa thua ti si ka mundesi qe arriti ne finale duke eleminuar nje super real,,, vertet me penallti por ne te dy ndeshjet bayern ishte superior kete e pranoje edhe kasijas,,, sa i perket lampard ai ka qen nje lojtar i mire per ca kohe sepse Anglia ka vite qe nuk nxjerr lojtar te mire ,,, lampard mund te krahasohet me alonson ose me gerrardin e tanishem Jo me ate qe ka qen perpara,, por asnjeher nuk mund ta krahasosh me shvajnstenger ose me dyshen e barcelones