Situata tek Milani nuk duket të jetë e qetë. Sipas agjensisë së lajmeve Ansa, trajneri Masimiliano Alegri dhe Adriano Galiani, kanë kërkuar nga ana e Silvio Berluskonit, që të shesin suedezin Zllatan Ibrahimoviç, që ka qenë edhe pika më e fortë e ekipit këtë sezon.
Mësohet se Ibra nuk flet prej kohësh me trajnerin Alegri dhe për këtë arsye, ky i fundit i ka kërkuar administratorit të deleguar, Galiani, që të flasin me Berluskonin për shitjen e sudezit. Për më tepër, Ansa shkruan se Ibrahmoviç ka shkaktuar edhe përçarje mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes.
Berluskoni duket se e ka kundërshtuar kërkesën e dy drejtuesve kryesorë të kuqezinjve, duke thënë se sulmuesi sudez është shumë i rëndësishëm për Milanin.
Menjëherë pas këtij lajmi Milani ka reaguar me anë të një komunikate, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori. Por, një gjë është e sigurtë: në shtëpinë e Milanit gjërat nuk janë të qetë.
O Berluska, ftoji ne nje feste bunga bunga keta lojtaret e Milanit se behen kampione per vitin tjeter.