Karlos Tevez nuk i ka rezistuar tundimit për ta përfshirë veten në një tjetër polemikë, pasi u fotografua duke mbajtur në dorë një pankartë që simbolizonte një gur varri për Sër Aleks Ferguson gjatë festimeve të titullit kampion për Mançester Sitin.
Argjentinasi 28 vjeçar ngriti lart këtë pankartë që ishte vizatuar si një gur varri dhe që mbante sipër fjalët “RIP Fergie” (RIP – u prefsh në paqe) kur skuadra po bënte xhiron e zakonshme të triumfit me autobus të hapur në rrugët e qytetit.
Mançester Siti, pas përfundimit të ceremonisë, u detyrua të kërkonte falje publike dhe kritikoi lojtarin, i cili nga ana e tij tha se këtë parullë e kishte marrë nga një tifoz dhe se nuk kishte si qëllim të shfaqte mungesë respekti ndaj trajnerit të rivalëve.
“U përfshiva më shumë se sa duhet nga emocionet e momentit dhe sigurisht që nuk kisha për qëllim të shfaqja mungesë respekti ndaj Sër Aleks Ferguson, të cilin e admiroj si njeri dhe si trajner”, ishte shfajësimi i Tevez, që ka një të kaluar në radhët e “djajve të kuq”.
Mendohet se pankarta e vizatuar nga tifozët ishte një formë tallje ndaj Ferguson, i cili tre vite më parë deklaroi se sa të ishte gjallë ai, Mançester Siti nuk do të kalonte kurrë Mançester Junajtid.
Fergusoni e donte nje gje te tille sepse e hodhi tej masken e te qenit SIR DHE veproi njelloj si PORDHALECI PELE.