Shqipëria, i vetmi vend në Europë pa stadium

14 Maj 2012, 17:21Sport TEMA

Futbolli në Shqipëri mbaroi ashtu siç nisi. Me të mirat dhe të këqijat, tashmë do të kemi katër skuadra që do të luajnë në kupat e Europës, të paktën njëra prej tyre, Tirana, nuk dihet se ku do t’i zhvillojë ndeshjet e saj si pritëse. Edhe stadiumi “Qemal Stafa”, që deri dje e kemi quajtur “tempulli i futbollit” (një etiketim delirant që të rrënqeth trupin), duket se do t’i ketë ditët e numëruara, për të vazhduar misionin e tij. Një mendjendrituri, ose disave, pikërisht përpara tij ka vendosur të ndërtojnë një parking me disa kate, që për një njeri që nuk ka lidhje me sportin duket ide e mirë, pasi më në fund do të ketë një vend të garantuar për të lënë makinën dhe për të pirë kafe i qetë, qoftë edhe në një nga baret rreth stadiumit. Por për t’u zhvilluar sërish një aktivitet normal në impiantin, që dikur ka qenë simbol, sigurisht që nuk mund të bëhet më fjalë. Prej kohësh flitej rindërtimin e “Qemal Stafës”, me një koncept që i përshtatet të sotmes, pra për një stadium që do të kishte një kapacitet prej mbi 30 mijë vendësh, gjë që është një nga kushtet e UEFA-s për ta liçensuar, që nga sipër do të jepte imazhin e hartës së Shqipërisë dhe që mbi të gjitha do të ishte gati me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Për gjithçka nga këto u betuan edhe autoritet më të larta të shtetit, por më pas entuziazmi filloi të binte dhe në fund nuk kishte më fare entuziazëm. Më pas, drejtuesit tanë, që karizma u zgjat për aq kohë sa qëndrojnë përpara ndonjë mikrofoni, filluan të bënin shaka, madje të na tallnin, duke na fyer edhe inteligjencën. Fillimisht thanë që mungojnë burimet financiare, megjithëse UEFA dhe FSHF-ja ishin shumë të qartë, që ky rast nuk ishte çështje parash. Përfundimisht, stadiumi “Qemal Stafa” do të mbetet një relike, ku rreth tij do të vazhdojnë të bëjnë biznes dhe aty ku ka mbetur ndonjë vend bosh do të urinojnë kalimtarët e rastësishëm. Nëse pyet se sa të kushtojë ai parking gjigand, quhet që po fut humdët më shumë se sa duhet në punët e të tjerëve?  Por ne nuk na intereson se sa do të shpenzojnë për strehimin e makinës time, pavarësisht se ato janë paratë tona. Meqenëse jemi mësuar të na fusin dorën në xhep herë pas here, tani jemi të interesuar të kemi një stadium, ku edhe bota të na lërë të luajmë futboll, kuptohet me ato mundësi që kemi.

Tashmë nuk e dimë me saktësi se ku do të luajë edhe ekipi Kombëtar. Asnjë stadium i yni nuk i plotëson kushtet, tashmë të sanksionuara në mënyrë rigoroze nga organi që drejton futbollin e kontinentit. Në “Loro Boriçi” të Shkodrës duhet një ndërhyrje, që mund të arrijë në 300 mijë euro. Po ashtu edhe në “Niko Dovana”, pavarësisht shifrës që mund të nevojitet. Stadiumi i Korçës është larg aeroportit, atëherë ku do të luajmë? Sigurisht që kudo duhet investuar, por ne na duhet fillimisht “Qemal Stafa”, një emër i madh, ku nuk mund të flitet për gurë shishe të hedhura, e jo më për thika apo pistoleta. Ai impjant, që nga dita që hapi dyert ka qenë reklama më e mirë e futbollit tonë, ndërsa tani do të jetë zyra e një roje parkingu.

1. Stadiumi “Skënderbeu” në Korçë është i vetmi impiant që përmbush standartet ndërkombëtare për zhvillimin e ndeshjeve të ekipit kombëtar, por në krahun tjetër, Shqipëria nuk mund të luaj ndeshje zyrtare në këtë stadium, pasi qyteti juglindor është më tepër se 100 kilometra nga aeroporti “Nënë Tereza”, një tjetër rregull standart ky i përcaktuar për ndeshjet mes ekipeve përfaqësuese.

2.Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit është funksional vetëm në gjysëm e tij. Ndeshjet zyrtare të kombëtares dhe ndeshjet në turet paraeleminatore të kupave të Europës, kërkojnë rritjen e standarteve edhe për këtë impiant. Tifozët lejohen të qëndrojnë vetëm në tribunën kryesore dhe anekset e saj. Tribuna “përkarshi” dhe ato prapa portës, janë jo funksionale pasi nuk kanë stola ku spektatorët mund të ulen./sportekspres

 

6 komente në “Shqipëria, i vetmi vend në Europë pa stadium”

  1. xhoni says:

    A NUK E KEPTONI SE KLIKA ANTI SHQIPTARE E SALI BERISHES KA MARRE DETYRE NGA UDB-ja,QE TA PERDHOSE SHQIPERINE NE TE GJITHA DREJTIMET???
    PO TE ISHTE PER TE NDERTUAR NJE STADIUM TE RI,PSE TE PRISHET “QEMAL STAFA”,ME I MIRI,POR TE PRISHEJ AI “DINAMO’.QE ESHTE I SHKATERRUAR TOTALISHT!!!
    ME PRISHJEN E “QEMAL STAFES” ARRIHEN DY OBJEKTIVA:SHPERDOROHEN MILIONA EURO PER PRISHJE E PER NDERTIM DHE HEQIN EMRIN E NDERUAR TE QEMAL STAFES!!!
    RRUGEN “4 DESHMORET E 4 SHKURTIT” E HOQEN DHE I VUNE EMRIN E NIPIT TE XHAFERR DEVES,PRA RUGOVES,NDERSA TANI HEQIN EMRIN E QEMAL STAFES!!!
    PER 29 NENTORIN,DITEN E CLIRIMIT,DIHET QENDRIMI I ANTI SHQIPTARIT BERISHA!!!
    OPOZITA KA FRIKE TE AKUZOJE NE KETE ASPEKT SE MOS E AKUZOJNE SI KOMUNISTE,NDERSA BERISHA NUK KA FRIKE SE MOS E QUAJNE FASHIST,SE FASHISTET KOMANDOJNE EUROPEN SOT!!

  2. Fagu says:

    o njerez …nuk iken Sali Ram Berisha pa shkaterruar cdo gje..ai paguhet nga Beogradi dhe Athina…ai shet dhe vajzen e tij per pare..eshte malok me ndjenje inferoiteti dhe urrjtje per Shqiperine dhe shqiptaret

  3. shqipoja says:

    Duhet te ndertohet nje stadium i ri,mes Rinasit e Tiranes…perndryshe nuk duhen prishur te gjitha ata leke ne mes te Tiranes.

  4. Argita_B says:

    “Por ne nuk na intereson se sa do të shpenzojnë për strehimin e makinës time, pavarësisht se ato janë paratë tona. Meqenëse jemi mësuar të na fusin dorën në xhep herë pas here, tani jemi të interesuar të kemi një stadium, ku edhe bota të na lërë të luajmë futboll, kuptohet me ato mundësi që kemi.”

    ———————————-

    Kryeredaktori ka qen me pushime apo me raport te gazeta Tema sot!! ?

    Parkingu do te ndertohet nga nje sipermarje private (dhe pse nuk jam kundra mendimit se per dhenien e tokes me koncesion, mund te ket patur pazare me bashkine).
    Pra kur ndertohet nga nje ndermarje privat, asnje ligj nuk detyron ndermarjen te te thote se sa e ka koston parkingu, pasi statusi i gazetarit ste jep te drejeten te futesh hundet ku te duash. Rilexo me pare copetencat qe te je^p ligji, e me pas kritiko, pasi ai qe duhet kritikuar ne kete rast eshte gazetari qe shkruan artikullin e jo personat qe nuk kane dhene shifra per koston e parkingut.
    Pra mos kaloni nga informacion qe eshte rroli juaj, ne intox se e çoroditet lexuesin.
    Opozitar nuk quhet dikush qe vetem leh kundra qeverise apo çdo gjeje qe ka lidhje me te, perndryshe beheni qesharak.

    Ps. Kjo kritike ju vjen nga dikush qe eshte kundra kesaj qeverie si ju, dhe si nje pjese e madhe shqiptaresh.

    1. shpati says:

      TI QE E MBAN VETEN SI KUNDERSHTAR I KESAJ QEVERIJE,NA GAJASE ME ARGUMENTET SHTERPE,QE JEP!!!
      aRTIKULLI I MESIPERM NGRE NJE PROBLEM MADHOR,QE KA TE BEJE ME MBIVLERESIMIN E INTERESAVE PRIVATE TE DISA INDIVIDEVE,NDAJ INTERESAVE KOLEKTIVE TE TE GJITHE SPORTDASHESVE SHQIPTARE,PER TA PATUR NE EFICENCE TE PLOTE STADIUMIN ME TE MADH DHE ME TE GARANTUAR PER NDESHJET NDERKOMBETARE!!!
      kU HYJNE KETU KOSTOT E PARKINGUT???
      lE TE KUSHTOJE SA TE DOJE,POR NE NA kushton me shume bllokimi i stadiumit se sa i parkingut!!!
      ai parking ngrihet ne sheshin para stadiumit per interesa thjesht private,qe kur te kete ndeshje,te gjitha makinat(QE NUK DO JENE PAK) TE PARKOHEN BRENDA NE parking,PRA BEHET FJALE PER FITIME KOLOSALE!!!
      sE CFARE BEN KRYEREDAKTORI I GAZETES tema,TY NUK TE DUHET FARE,AQ ME TEPER,QE NUK QENKE NE SHQIPERI!!!
      Sidoqofte je i ftuar ne paraden e BEQIREVE NE 17 MAJ SI I FTUAR NDERI!!!
      NA RROFSH PER DIMER,SE NE VERE E RRUAJME VETE!!!

  5. salistalin says:

    Pse kemi futboll qe na duhet dhe stadiumi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje