Pastore konfirmon: Higuain po flet me PSZH!

15 Maj 2012, 12:07Sport TEMA

Mesfushori i Paris Sent Zhërmen, Havier Pastore, ka deklaruar se klubi francez nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të sulmuesit të Real Madrid, Gonzalo Higuain. Ky i fundit shpesh ka shprehur dëshirën të largohet nga madrilenët, ku ka humbur vendin e titullarit dhe është kthyer në një zëvendësues të Karim Benzema.

Ndonëse të gjithë lojtarët e Real Madrid i kanë kërkuar publikisht lojtarit që të qëndrojë, ai nuk ka vendosur ende nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë flas vazhdimisht me Higuain dhe ai është ende në bisedime me PSZH”, ishte konfirmimi që Pastore bëri për “RMC”.

Higuain, i cili iu bashkua Real Madrid në vitin 2007 nga River Pleit, ka shënuar 26 gola në këtë sezon në të gjitha turnetë me Realin, ndonëse ka qenë zëvendësues në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Për këtë arsye, trajneri Zhoze Murinjo vazhdon ta cilësojë një prej elementëve më të rëndësishëm që ka në dispozicion dhe ka bërë të ditur se do lejojë largimin e tij vetëm nëse ndonjë klub do të paguajë klauzolën prej 150 milionë eurosh që argjentinasi ka në kontratë./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje