Ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, Ferran Soriano, ka konfirmuar në një intervistë se Zhoze Murinjo ishte i përzgjedhuri i drejtuesve të klubit për t’u ulur në stolin e ekipit katalanas në vitin 2008, para se të bëhej zgjedhja e Pep Guardiolës.
“Po, Murinjo ishte i përzgjedhuri i preferuar para Pep, këtë mund ta konfirmoj. Murinjo është një trajner i madh dhe ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij”, tregoi Soriano në një intervistë për “Eurosport”.
“Ai kishte punuar më përpara te Barcelona dhe dinte se si duhej të luante skuadra, ndonëse realiteti aktual është krejtësisht ndryshe. Mjafton të shohësh Interin e tij apo Real Madridin për të kuptuar se futbolli i tij është krejtësisht i ndryshëm nga ai i Barcelonës”, ishte batuta e tij.
Ai ka treguar se kontrata me trajnerin portugez përfshinte një “nivel shumë të lartë stresi” për shkak të sjelljes së teknikut. “Për këtë arsye vendosëm që të mos nënshkruanim me të. Por ai e pranoi vendimin tonë si profesionist”.
Sipas Sorianos, Barça e sotme është prodhim i një punë që ka zgjatur 8 vite dhe jo vetëm në periudhën e Guardiolës. “Struktura e ekipit është ndërtuar që të luajë gjithmonë në gjysmëfinalet apo finalen e Ligës së Kampioneve, duke kërkuar titullin kampion apo Kupën e Mbretit në çdo edicion. Tito Vilanova tashmë trashëgon një situatë shumë më të mirë se ajo që trashëgoi Pep Guardiola në kohën e tij”, deklaroi Soriano.
kur morinjo ngrinte champions me porton,apo premiere me chelsin,guardi ishte rezerve ke roma
ore vertet pep ishte rezerve por, pas nja 14 vitesh si lojtar, kurse joze nuk ka luajtur nje dite prandaj ka komplekse kunder tij, guardiola ka ca shume trofe si lojtar
Kjo eshte e besueshme por dhe zgjedhja me e mire. E kane pas njohur prandaj dhe e kane spostuar. Ore nuk I thone kot I cmenduri te cmend. Imgjinojeni do kishte sjelle te Barca portugezet qe merr me vete qe dine vetem te prishin futbollin.
Portugezet qe dine vetem te prishin futbollin !! Portugezet quhen brazilianet e Evropes e historikisht i kane sjelle futbollit evropian si skuadra kampione ashtu dhe lojtare klasi !
Te Reali, perveç Pepe qe luan ashper ka quan portugez qe prish futbollin, Ronaldo!! Ai qe theu çdo rekord te Reali!
A eshte Reali ekipi i vetem qe ka shenuar 100 pike ne nje kampionat (jo vetem rekord ne Spanje, po ne te gjithe Evropen).
A eshte Reali i Madritit ekipi qe shenoi me shume gola ne histoirine e kampionatit spanjoll ne nje sezon (flasim per te njetin kampionat ku luan dhe Barcelona)!
A eshte treshaj sulmuese e Realit te Madritit ajo qe ka shenuar me shume gola ne hostorine e kampionatit spanjoll ne nje sezon ?!
Murinho mund te jete arogant, po kjo sduhet te shebeje si pretekst qe ti faturohen te gjithe te zezat e botes!!
Te pershendes me blerjet e te mashit mou
QUARESMA, MUNTARI
looooooooool
Argita, po thua qe Portugezet jane me te mire se Spanjollet? Nuk eshte per femra futbolli. Ti ngaterron fashion TV me sportin e vertete.
I vecanti sot tha Ronaldo duhet te fitoje kepucen e arte pasi golat e Messit nuk kane vlere. Para dy ditesh tha: lojtaret e Realit meritojne noten 9. Ronaldo meriton 10. Stafi I Realit meriton noten 9. Vetem njeri meriton 10. Mos me pyesni kush eshte se nuk ja u them. Po ca jane keto skizofrenizma te ketij idioti. E kam thene dhe here te tjera vetem diktatoret i thurrin lavdi vetes. Por dikush shkruan per rekordet e Realit. Jane fitore pa lezet qe nuk te shijojne perderisa ekipi drejtohet nga nje njeri jo normal. Po te shkruajme rekordet e Barcelones do duhet kohe.
Nuk e pjerdh njeri MURINJON (URINEN ).MURRASHI DO QE TE FAKTORIZOHET . Per fatin e keq te idioteve portugeze te ketyre “BRAZILIANEVE te VEGJEL”
TE CILET NE KOHEN E TYRE ME TE MIRE (SIPAS TYRE ) I SHKE ……U 2 HERE GREQIA NE SHTEPINE E TYRE DHE UA MORI KAMPIONATIN EUROPIAN ,KU PER PTOTOGALLINE LUANTE DHE “FINTE-XHIU” LUVIGJ FIGU. JO. KOHA ME E MIRE PER PORTUGALINE KA QENE VITI 1966 ME TE MADHIN PORTUGEZO–MOZAMBIKASIN PEDRO EUZEBIO QE VEC SE FITOI KUPEN E KAMPIONEVE ME BENFIKEN ATE VIT ,RRAHU BRAZILIN DHE DOLI NE VENDIN E TRETE NE BOTE . MESSI DO APO NUK DO IDIOTI MURINJO EDHE SIVJET E KA TE MARRE TOPIN E ARTE PER HERE TE 4-ET ,LE TE NDODHE CFARE TE NDODHE NE EUROPIAN . MESSI SIVJET KA QENE I JASHTE-JASHTE -JASHTEZAKONESHEM KA THYER TE GJITHA REKORDET SI NE SPANJE SI NE LA-LIGA SI NE KUPEN E KAMPIONEVE SI NE BOTE PER NUMRIN E GOLAVE TE SHENUAR NE NJE EDICION ,REKORD QE MBAHEJ NGA NJE AMERIKAN QE NE VITIN SHUME TE LARGET 1925 . MESSI SHENOI 72 GOLA , ME TE GJITHA MENYRAT DHE ME TE GJITHA ME KOKE ME KORNE ME FAULL ME TE MAJTEN TE DJATHTEN ME GJOKS ME FINTE . UNE MENDOJ SE PAMVARESISHT SE NUK MORI PJESE NE FINALEN E KUPES SE KAMPIONEVE ,KJO NUK JA UL VLERAT .SPECIALISTAT QE JAPIN TOPIN E ARTE KANE TE TJERE PARAMETRA QE JUNUK UA MERR MENDJA KU 30% VENDOS DHE SJELLJA E LOJTARIT DHE MAREDHENIET E TIJ BRENDA DHE JASHTE FUSHE. MOS HARRONI NJE FAKT QE MESSI KADHENE DHE 18 ASISTE PER GOL. MUA ME ZBAVISIN SKEPTIKET DHE ATA QE NUK E VLERESOJNE MESSIN ,SEPSE KESHTU NXJERRIN NE PAH INJORANCEN E TYRE DHE TIFOZLLEKUN E SEMURE .ME QE RA FJALA REALI I MADRIDIT E MERITOI PLOTESISHT TITULLIN E LA LIGES DHE E PERSHENDES .