Duke qenë se Chelsea është një ekip me destabilitet të madh në skuadër, ku shumë trajnerë të suksesshëm kanë dështuar, trajneri Heynckes ka kritikuar politikat e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich. Teksa është në kërkim të një trajneri, 67-vjeçari gjerman Heynckes pohon se nuk do pranonte kurrë të ishte kreu i stolit së bluve. “Nuk do pranoja kurrë të drejtoja një ekip si Chelsea, ku pronari apo krerët e bordit drejtues ndërhyjnë vend e pavend në punët e trajnerit. Një teknik duhet të zbatojë filozofinë e tij dhe është detyra e tij të kryejë funksionin përkatës. Personalisht nuk do pranoja kurrë të bëhesha ‘kukull’ e presidentit apo e një drejtuesi, si nga karakteri im, por edhe nga mosha. Aq më tepër nga Roman Abramovich, i cili nuk merr vesh nga futbolli. Më pëlqen shumë strategjia e Bayernit, ku edhe pse kuptojnë qartë futbollin, nuk ndërhyjnë në punët e mia si trajner. Hoenness, Rummenigge apo Bekenbauer kanë qenë futbollistë dhe trajnerë por, ndryshe nga Abramovich, ata kanë strategji dhe hierarki pune dhe e njohin mirë karakterin tim”, nënvizoi Heynckes./KD