Sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez, është kapur sërish me ish-trajnerin e tij, Aleks Ferguson, me të cilin u tall pas fitimit të titullit nga Siti, duke mbajtur në duar një pankartë ku shkruhej: “Fergusonu prehsh në paqe”. Duke folur nga Argjentina, Tevez ka thënë se nuk ka ndërmend t’i kërkojë falje Fergusonit, i cili, sipas tij, fyen dhe shan këdo, duke qenë se i duket vetja si president I Anglisë.
“Fergusonit i duket sikur është Presidenti i Anglisë. Gjatë gjithë vitit ai flet keq për lojtarë dhe njerëz të ndryshëm në futbollin anglez. Ai ka folur keq edhe për mua. Unë kurrë nuk do ti kërkoj atij falje. Ai duhej ta bënte më herët këtë me mua, kur më ka kritikuar. Me të vërtetë unë kam patur disa probleme këtë sezon, por jam kthyer dhe tani jam kampion”, ka thënë Tevez.
bravo tevez ajo qe thua eshte shume e sakte, por une do te shtoja seju ben presin dhe albitrave, nuk kam pare ndo1 skuader te marri penallti ne old tradford,perkundrazi mancester merr penallti edhe ne minutat e fundit pa merite, nga ky fodull qe i ngjan titos se jugosllavis.