Tirana ka mundur që të fitojë dje në mbrëmje kupën e 15 të Shqipërisë, duke barazuar Partizanin. Bardheblutë kanë triumfuar 1-0 me një gol të Bekim Balës në minutën e 107, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.
Në një ndeshje që nuk u ngrit në nivelin e duhur, duket se fituesi ishte përcaktuar para se të niste ndeshja.
Zërat që pëshpëriten në ambientet sportive flasin se, duke qenë se Skënderbeu fitoi përballë Tiranës në kampionat, një ndeshje që u përfol se u la nga kryeqytetasit, pas ndërhyrjes së Lulzim Bashës, thonë se Skënderbeu i ka kthyer restonTiranës në kupë.
Pra, Tirana ia la ndeshjen në kampionat, pas ndërhyrjes së Ridvan Bodes, ministrit të Financave, tek Lulzim Basha, në mënyrë që Skënderbeu të fitonte kampionatin, ndërsa si pjesë e marrëveshjes, Tiranës iu la të fitonte kupën.
Në dy vitet e fundit, Skënderbeu ka mundur që të shpallet kampion, por me pazare dhe favore të hapura, në të cilat ka marrë pjesë edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Kujtojmë që Agim Zeqo, në bashkëpunim me Ridvan Boden, e morën Skënderbeun dy vjet e gjysëm më përpara, kur korçarët ishin duke rënë një kategori më poshtë dhe e “ringjallën” atë, duke fituar dy kampionate radhazi.
Shqiperia eshte e permbytur nga cunami i plehrave e futbolli s’mund te beje perjashtim .
normalisht kane fituar me te fortet, ata qe blejn gjithcka!
Atehere iu gazetaret dhe opinioni publik rrini duarkryq dhe duartrokisni.mos kerkoni as llogari te kombetarja as arritje per ekipet tona ne nivel nderkombetar sepse ketu me vetem sport nuk shihet.Te vij tocbardhi e te fitoj kjo veten te ne ndodh.