Besa e Kavajës rikthehet në Superligë, fundoset Kamza

18 Maj 2012, 19:00Sport TEMA
Besa e Kavajës rikthehet në Superligë, fundoset Kamza

Besa feston golin e pare

Besa e Kavajës ka mundur që të rikthehet në Superligë, një vit pasi ran ë Kategorinë e Parë. Në ndeshjen e play-out që ka zhvilluar me Kamzën në qytetin e Korçës, kavajasit kanë mundur që të fitojnë me rezultatin 2-0, duke realizuar kështu misionin për rikthimin në kategorinë kryesore të futbollit shqiptar.

Golat për kavajasit u shënuan nga Roshi në minutën e 18 dhe Mihani në të 83. Ndërsa kavajasit festojnë rikthimin, Kamza, e cila këtë sezon luajti për herë të parë në Superligë, duhet të rikthehet sërish në Kategorinë e Parë.

Tashmë pritet që të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera play-out, Apolonia-Lushnja dhe Tomorri-Besëlidhja, për të përcaktuar se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në Superligë.

 

3 komente në “Besa e Kavajës rikthehet në Superligë, fundoset Kamza”

  1. tifoz says:

    do vej soi ne sua
    vitin tjeter zhdukni kuksin lacin peqinin etj
    te kthehemi neper stadjume

  2. Ja këto janë ekipet që duhet të luajnë në superligë:
    1- Tirana
    2- Dinamo
    3- Partizani
    4- Vllaznia
    5- Flamurtari
    6- Elbasani
    7- Teuta
    8- Skenderbeu
    9- Luftëtari
    10- Apolonia
    11- Lushnja
    12- Tomorri
    13- Besa
    14- Besëlidhja

    Kategoria e parë

    1- Pogradeci
    2- Butrinti
    3- Kastrioti
    4- Korabi
    5- Kamza
    6- Përmeti
    7- Tepelena
    8- Burreli
    9- Shkumbini
    10- Sopoti
    11- Gramozi
    12- Kucova
    13- Kukësi ‘
    14- Tërbuni

    Kategoria e dytë

    1- Laci
    2- Cerriku
    3- Himara
    4- Bistrica
    5- Gramshi
    6- Patosi
    7- Ballshi
    8- Valbona
    9- Egnatia
    10-Prrenjasi
    11- Ada
    12- Skrapari
    13- Policani
    14- Erzeni

  3. Guxhua says:

    Veteran urime per ndarjen perfekte te kategorive. Superligen nuk e luan topi. I vetmi gabim mendoj qe Skraparit i takon kategoria e pare dhe Shkumbint e dyta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje