Sot finalja e Champions, historia favorizon anglezët

19 Maj 2012, 10:26Sport TEMA

Bajern i Mynihut dhe Çelsi  janë skuadrat që do të diskutojnë finalen e Ligës së Kampioneve për këtë sezon. Kjo është hera e gjashtë që titulli i klubit më të mirë në Europë diskutohet mes një ekipi gjerman dhe një anglez. Bilanci i pesë ndeshjeve të mëparshme flet më shumë për ekipet angleze që kanë fituar 4 të tilla kundrejt 1 të gjermanëve.

Herën e parë që finalja ishte anglo-gjermane ishte ajo e vitit 1975 mes Bayernit dhe Leeds e fituar nga bavarezët me rezultatin 2-0.  Në 1977 në finalen e Kupës së Kampioneve dolën Liverpuli me Borusia Mynshenglabah e mbyllur me suksesin e The Reds 3-1. Në 1980 finalja u diskutua mes Hamburgut dhe Notingem e përfunduar 1-0 për anglezët.

Në 1982, ishte Aston Vila që luajti me Bajernin e Mynihut duke e mundur 1-0. Por ndeshja që do të mbahet mend nga të gjithë është finalja e vitit 1999 mes Bayernit dhe Mancester Junajtid ku ‘Djajtë e kuq’ fituan titullin duke shënuar 2 gola  në sekondat e fundit të ndeshjes duke përmbysur avantazhin 1-0 të Bayernit të Mynihut. /KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje