Lajme të mira për futbollin e Kosovës. Të martën, FIFA pritet ti lejoj Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare duke shënuar njërin prej hapave më të mëdhenj në drejtim të afirmimit të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
KTV-ja mëson se tashmë vendimi është marrë dhe pritet të bëhet publik më mbledhjen e të martës përderisa Kosova shumë shpejt mund të aranzhoj ndeshjet e para me karakter ndërkombëtar. Jo zyrtarisht mësohet se Turqia është vendi i parë që ka shprehur dëshirën të zhvilloj një miqësore me përfaqësuesen e Kosovës.