Neimar shihet si alternativa më e mundshme për të zbritur nga froni i më të mirëve në botë dyshen Kristiano Ronaldo-Mesi. Por vetë talenti brazilian e ka të qartë se kush është idhulli i tij për momentin, duke zgjedhur lojtarin argjentinas, për të cilin ka treguar se është një tifoz i zjarrtë.
I gjendur në Argjentinë për të luajtur në Kupën Libertadores me Santos kundër Velezh, ai është pritur mjaft mirë nga tifozeria vendase që adhuron futbollin spektakolar.
“Është një gëzim shumë i rëndësishëm për mua afrimiteti që më ofroi tifozeria argjentinase. Rivalitet ekziston, por kur një skuadër luan futboll të hapur përballë një skuadre tjetër, rivaliteti lihet mënjanë”.
“Ne që na pëlqen futbolli, dimë të vlerësojmë atë që e luan bukur. Për atë që e njeh futbollin, nuk ka rëndësi as kombësia, as emrat e ekipeve që luajnë, pasi i mjafton të njohë se kush luan mirë”.
“Unë jam një tifoz fanatik i Mesit dhe për mua ai është futbollisti më i mirë në botë edhe pse është një argjentinas. Nuk ka rëndësi nga je. Nëse është më i miri, duhet vetëm t’i heqim kapelen”, ishte komenti i Neimar.
Kjo deklaratë e tij do të shtojë më shumë spekulimet për të ardhmen e talentit brazilian pas vitit 2014, kur i përfundon kontrata me Santos. Sulmuesi ka pranuar se ëndërron të luajë përkrah Mesit dhe Barcelona po përgatitet që t’i hapë dyert transferimit të tij.
?
o zoti gazetar po ce ke kete titull mor aman…ne asnje rresht te artikullit tend nuk thuhet se Niemar eshte me i mire se MESSI pff…..me sa duket do kesh pare ndonje enderr te keqe…ik e ha nje pijate pilaf me kos se te ben mire….
Nuk ta ka fajin gazetari,por truri qe nuk funksionon!
ku e pe,dhe degjove se Neimar eshte me i mire se Mesi?
po ta lexosh ne krye te artikullit shkruhet se:Neimar dhe jane dy pika
pas,qe tergojne se cfar brazilioni mendon se kush eshte me i miri per ate(pamvarsisht se ka apo jo te drejte) Neimar mendon keshtu…
argenti nuk ta ka fajin gazetari,por para se ti fusesh nje pilaf meso shqipen nje here pastaj folim per titullin e shkrimit;-)
Po Pele c’do thote tani kur edhe i perzgjedhuri i tij pranon se Mesi eshte me i miri ne bote?
edhe pse jam me realin e madridid dhe kam inat messin prap them qe messi driblon dhe ben gjera spektakulare me disa nga ekipet me te mira ne bote kurse neimar me ekipet braziliane (ekipe koti) besoj se e keni pare ndeshjen barcelona vs santos e pate neimarin asnje driblim nuk beri kurse messi gjithe ato disa mund te thone qe neimar eshte akoma i ri shikoni ndonje video kur ishte mesi 18 vjec dhe cfare bente me disa super ekipe sic ishte ne ato kohe reali ose te tjera