Roberto Di Mateo ka gjetur mënyrën më origjinale për të përgatitur psikologjikisht lojtarët e tij para finales së Ligës së Kampioneve kundër Bajern Mynih.
Trajneri italian kishte instruktuar stafin të kontaktonin në fshehtësi me familjarët e çdo futbollisti dhe të regjistronin një mesazh ku i uronin fat për ndeshjen e Mynihut. Mjeshtërit e informatikës së klubit anglez arritën të gjenin në kohë rekord edhe fotografi apo video nga YouTube ku lojtarët shfaqeshin kur ishin fëmijë.
Rezultati ishte një video rreth 20 minuta, e cila iu shfaq lojtarëve në darkën e të premtes në një mbledhje të organizuar në hotel, që shkaktoi mallëngjim por edhe humor mes vetë futbollistëve.
Debutuesi Rajan Bertrand ka qenë ai që ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në këtë mbledhje.
“Gjetja e trajnerit ishte brilante. Mesazhet ishin një surprizë e jashtëzakonshme për të gjithë ne. Na grumbulluan për një mbledhje dhe mbetëm të shtangur kur u shfaqën këto mesazhe për të gjithë lojtarët”, ka treguar ai.
Pas kësaj mbledhje, Di Mateo ka folur personalisht me secilin futbollist dhe ka qenë ai moment kur u ka komunikuar lojtarëve se kush do të zbriste në fushën e lojës përballë Bajernit për të shkruar historinë një natë më vonë.
Futjani kot! Ndeshja ishte e shitur 200%
40 goditje ne porte vs 9
20 korne vs 1
……….
Karton i verdhe Shvajnit qe minutat e para, qe te luante gjithe ndeshjes me frike. Ndersa lojtaret e Chelsit, pavaresisht nderhyrjeve te renda te perseritura, mezi moren nga fundi. Kur doli me barrele Riberi!
Ketu do jemi e do degjojme.
Abramovic e di mire pazarin dhe zorr se e mban prape trajner Di Matteon.
Aman mor me kete punen e shitjeve. Si mund te behen kaq mire llogarite qe ne minuten e 2 nga fundi Chelsea te barazoje me te vetmin rast?Nese nuk do ishte bere gol ca do ndodhte??? Apo do bente Bayerni autogol??? Abramovich mund te tentoje te bleje arbitrat por gjykimi i asaj ndeshje ka qene nder me korrektet. Sa per rastet ne ndeshje, ne mos gaboje duhet te kete qene Galiani qe ka thene pas nje ndeshje ku Milani barazoi apo humbi (sme kujtohet mire)qe ne cfaredo sporti tjeter (basketboll, volejboll, etj etj) skuadra me e mire ne fund eshte e sigurt qe fiton kurse ne futboll kjo nuk ndodh gjithnje. Dhe pikerisht per kete futbolli mbetet sporti me i bukur.
Taktike e bukur por….me duket se ka marre mesazhe edhe nga familjaret e Robenit
Eshte humbje per futbollin qe nje ekip si Chelsi qe mbrohet me 10 veta gjate gjithe lojes,del kampion,eshte regres.
Gjermont e humen vete finalen 2 here me porte bosh Bilal Jusufi e nxori jashte
Lexoj komente lart e poshte qe ka qene ndeshje e shitur?
PO kaq injorante jeni? Kush e ka shitur e kush e ka blere?
Po te kishte hyre penalltia e Roben atehere cdo thoni? Apo do shkruani qe portieri i celesit ia beri me sy Roben ta gjuante topin majtas…buuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ikni se late nam fare.
Bayerni nuk di te fitoje. Ka qene ne finale plot here dhe i ka humbur.
Celsi ishte ne kete CHL njesoj si Greqia qe doli kampione e Europes.!!!!
Nuk kam se cfare t’i shtoj me shume komentit te ‘GOLSHENUESIT’ .JAM TIFOZ I AZURREVE .mirepo e kam urryer DHE E URREJ GJITHMONE KATENACION . KETU NUK MUND TE BEHET FJALE PER SHITJE POR JANE DISA ” TEORI KONSPIRACIONISTE ” QE TE SHTOJNE DYSHIMIN SI NE NDESHJET E CHELSEA ME BARCELONEN DHE NE NDESHJEN NE KAMP NOU MIDIS BARCELONES DHE REALIT . NUK DUA TE PERGOJOJ FITUESIT NE TE GJITHA RASTET , POR CHELSEA KA LUAJTUR NJE SUPER-SUPER-SUPER KATENACIO TE PASTER ITALIANE TE VITEVE ’60 . DHE ITALIA QE U SHPALL 2 HERE KAMPIONE BOTE ,NE 1982 DHE 2006 I MORI 2 BOTERORET ME DJERSE DHE GJAK DHE NUK APLIKOI MURRE NJE LIOJE TE TILLE TE PISTE SI CHELSEA . KJO TINGELLON NJELLOJ SI NE VITET ’70 KUR NACIONAL-MANSCHAFT MORI PER 2 VITE 1972 ,1974 SI KAMPIONATIN EUROPIAN DHE ATE BOTEROR ,POR GJITHE BOTA J’U FAL FUTBOLLIT TOTAL HOLLANDEZ DHE I FALET AKOMA ATIJ SE KA GJETUR PASARDHES TE DENJE. BAYERNI NE FINALE LUAJTI SHUME BUKUR SI DHE NE 2 RASTET ME REALIN ISHTE SUPERIOR NE MBAJTJEN E TOPIT ,NE TEKNIKE DHE NE GJUAJTJE NE PORTE. POR NE FUTBOOL JO GJITHMONE FITON ME I MIRI .POR THESI I ABRAMOVICIT ASHTU SIC ERDHEN NGJARJET BERI GOZHA PUNE . PSE NUK E KUPTONI JU QE NDESHJA DUHEJ SHTYRE DERI TEK PENALLTITE QE TE DUKEJ QE TE MOS FAJESOHEJ NJERI ?
Chelsea eshte i vetmi ekip qe ka treguar karakter, ishte duke humbur 0-2 me 10 lojtare ndaj barcelones dhe nuk u smbraps, Bayern pati shume raste, 40 gjuajtje ne porte nga te cilat vetem 7 ne kuadrat, chelsea 9 raste nga te cilat 3 ne kuadrat, shenje kjo qe tregon paqartesine e bayernit si jo rralle here ne finale (nje ekspert i quante, nje grumbull lojtaresh te levizshem por jo te rrezikshem). te fitosh nje finale duhet besim. Chelsea e meritoi plotesisht pasi asnjehere nuk hoqi dore nga besimi, nese bayernit iu deshen 82 minuta per te shenuar, chelseat iu deshen vetem 3. edhe nese robben do te shenonte penalltine e shkaktuar pa shkak nga Drogba (man of the match), prape chelsea do te barazonte, ishin me te fresket e me te qarte.