“Del Piero është si Niki Lauda dhe Mikael Shumaker. Është shumë e vështirë ta zëvendësosh”. Ky është krahasimi që ka bërë presidenti i Ferrarit, Luka Di Montezemolo, për tashmë ish-kapitenin e Juventusit.
“Është i pazëvendësueshëm, ka përfaqësuar për Juventusin një pjesë të madhe të historisë moderne të klubit. Mund ta krahasoj me dy pilotët e mëdhenj niki dhe Mikael, që kanë bërë historinë tek Ferrari. Por, të gjithë ne një ditë duhet t’i japim fund karrierës”, ka thënë Montezemolo.
Duke u ndaluar tek kampionati në Formula 1, ai ka thënë se Ferrari do të bëjë çdo gjë për të luftuar deri në fund.