Nuk paguhet nga klubi, Ronaldinjo rrëmben fanellat për t'i shitur

24 Maj 2012, 13:09Sport TEMA

Kriza mes Flamengos dhe Ronaldinjos ka marrë përmasa humoristike. Problemet ekonomike të klubit kanë sjellë mospagesën e rrogave të ish-“Topit të Artë”, ndërsa vëllai i tij, Roberto De Asis, që është njëkohësisht edhe menaxheri i futbollistit, ka gjetur një mënyrë origjinale për t’u hakmarrë duke shfrytëzuar klubin brazilian.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka hyrë në dyqanin e klubit dhe ka rrëmbyer 25 fanella dhe disa materiale të tjera sportive, duke kërkuar të largohej pa paguar. I ndalur nga rojet e sigurisë, ai ka kërkuar të flasë me drejtuesit e skuadrës duke ulëritur: “Flamengo nuk paguan vëllain tim, as unë nuk do të paguaj”.

Si për çudi, drejtuesit e skuadrës u kanë thënë shitësve ta lënë De Asis të largohet me mallrat që kishte mbledhur, duke bërë të ditur se një gjë e tillë ishte parashikuar në kontratën e lojtarit.

Mediat braziliane kanë ironizua me këtë vendim të klubit, duke e quajtur atë një shpikje të momentit, pasi të gjithë janë të bindur se futbollisti milioner brazilian nuk ka nevojë të marrë fanella pa pagesë nga dyqani i klubit.

Ata e kanë cilësuar këtë si një mënyrë absurde për të mbajtur të qetë lojtarin, të cilit klubi i detyrohet më shumë se 1 milionë dollarë në rroga të prapambetura.

1 komente në “Nuk paguhet nga klubi, Ronaldinjo rrëmben fanellat për t’i shitur”

  1. aqifi says:

    miljarder dhe nuk pret kundervepron
    ne qeshim jemi pabuksa dhe skerkojm gje
    bravo ndaj ecen bota ka kerkesa per jeten
    hani fasule o albanistanas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje