Van Persi pasardhësi i Del Piero-s, holandezi vizitë surprizë në Torino

25 Maj 2012, 11:22Sport TEMA

Robin Van Persi bën një hap të rëndësishëm drejt Juventusit, duke vendosur që të kontaktojë drejtpërdrejt me klubin bardhezi, të cilin e ka vizituar bashkë me menaxherin e tij për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Ndonëse mendohej se futbollisti holandez u kishte thënë përfundimisht jo italianëve, ai ka bërë të kundërtën duke u shfaqur në Torino për të folur me kampionët e Italisë. Bardhezinjtë kanë bërë të qartë se i ofrojnë atij 6 milionë euro në vit, përkundrejt 8 milionë eurove që kërkon futbollisti i Arsenalit. Por klubi nuk dëshiron të prishë ekuilibra brenda skuadrës, pasi 6 milionë euro është “tavani” i rrogave që kanë vendosur në klub dhe nuk bëjnë përjashtime as në këtë rast.

Për të bindur lojtarin, ata po përdorin taktika të tjera, duke filluar nga garancia se ai do të trashëgojë fanellën me numrin 10, që deri një javë më parë i përkiste “legjendës” Del Piero. Për më tepër, ata i kanë treguar sulmuesit holandez se ai d të ishte vetëm përforcimi i parë i skuadrës që synon të kthehet e madhe edhe në arenën ndërkombëtare, me objektiv triumfin në Ligën e Kampioneve.

Tani mbetet për të parë se cilat janë hapat e ardhshëm të dy palëve, ndërsa për momentin bardhezinjtë kanë mbajtur hapur çdo opsion tjetër, përfshirë Kavani, Higuain dhe Suarez, të cilët ashtu si Van Persi pritet të flasin drejtpërdrejt me drejtuesit e klubit torinez.

3 komente në “Van Persi pasardhësi i Del Piero-s, holandezi vizitë surprizë në Torino”

  1. Tironci Lugano says:

    Se di se si Van Persi do jua a beje gruas dhe vjerrs kur twe shohin qytetine Torinos?

    1. nerro says:

      Pse mos e din gje Torinon si Paskuqani?!!! Apo e din Londren me te kendeshme se Torinon, 3 dite shi e nje dite gjysem diell…

      1. Tironci Lugano says:

        nero
        Torino nuk eshte Pakuqani por nuk ka te krahasuar me Londren.Une thjeshte ju referova cfare thane familjaret e Van Persit jo me shume se nje jave.
        pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje