Korrupsioni në futbollin italian mori sot një tjetër goditje. Sipas gazetës italiane ” Gazzetta dello Sport” 19 persona, mes tyre edhe 10 lojtarë dhe ish-lojtarë të “Seria A” dhe “Seria B” janë arrestuar dhe akuzohen për mashtrim sportiv.
Mësohet se mes të arrestuarve është edhe kapiteni i Lazios, Stefano Mauri dhe lojtari i Xhenoas, Milanetto ndërsa në hetim është edhe mbrojtësi i kombëtares italiane, Krishito. Sipas prokurorëve Mauri dhe Milanetto ishin në dispozicion që në këmbim të parave të fiksonin rezultatin e ekipeve të tyre përkatëse.
Mësohet se operacioni i policisë italiane u ndërmorr edhe në qendrën e kombëtares italiane, Korveçano ndërsa u shtri brenda dhe jashtë vendit.
Operacioni i sotëm i koduar”Last Bet” është vijim i operacionit 17 dhjetorit 2011 ku u arrestuan 17 persona, mes tyre edhe Beppe Signori.
KY NUKE ECHTE FUTBOLL,POR BIZNES MERCENARESH.
JO VETEM NE ITALI ,POR NE MBARE BOTEN.