Ramos këtë herë e ka seriozisht, topin nuk do e çojë në Mars (VIDEI)

26 Maj 2012, 14:05Sport TEMA

Mbrojtësi spanjoll i Real Madridit është duke mësuar për të goditur nga penalltia. Kjo sprovë e tij vije pas goditjes fatale që e bëri në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës së Bayern Munchenit.

Ramos u tall fort për atë goditje që e gjuajti lartë sa që “ekipet e kërkimit” ishin edhe në planetin Mars për ta gjetur topin e goditur nga ai. Por, kjo gjë ndoshta s’do t’i përsëritet më Ramosit, pasi ai është parë më i avancuar në këtë drejtim. Ramos nuk dështoj nga disa goditje në stërvitjet e kombëtares spanjolle duke e mposhtur portierin Pepe Reina.

http://youtu.be/fH_VfCdXW2I

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje