Roi Hodgson ka premtuar t’u japë një mundësi lojtarëve më të rinj të kombëtares angleze të futbollit të luftojnë për një fanellë titullari në ndeshjen kundër Francës në Euro 2012.
Në ndeshjen miqësore që Anglia luan sot përballë Norvegjisë, trajneri i përfaqësueses do t’i besojë adoleshentit Aleks Oksleid-Çambërlein në pjesën e dytë, duke e përdorur si mesfushor krahu në të djathtë. Ndërkohë, skuadrës i është bashkuar edhe portieri 19 vjeçar i Birmingem, Xhek Butland.
“Nëse kjo skuadër është aq e mirë sa e mendojmë ne, duhet ta besoni të gjithë se Anglia ka një të ardhme të shkëlqyer”.
Keroll, Çambërlein, Uollkot dhe Butland janë një gjeneratë e re talentesh dhe Hodgson beson se ata janë e ardhmja e futbollit anglez.
“Mendoj se kam eksperiencën dhe njohurinë për të drejtuar kombëtaren në të ardhmen, por futbolli luhet nga lojtarët. Ata duhet të bëjnë maksimumin”.
“Pres paraqitje të mira prej tyre pasi kjo është mundësia që kanë për të provuar se ata duhet të jenë të përfshirë në planet e ekipit për këtë turne”.