Dy hajdutë i bënë një vizitë në shtëpi një adoleshenteje në Australi pak orë pasi ajo kishte postuar në Facebook një foto me një shume të madhe parash në duar.
Persona të maskuar hynë në shtëpinë e vajzës, por ajo dhe e ëma e saj nuk jetonin më aty.
Hajdutët kontrolluan shtëpinë dhe u larguan me një shumë të vogël parash dhe disa objekte personale.
Vajza e kishte postuar foton duke numëruar paratë në shtëpinë e gjyshes.
Pas incidentit policia lëshoi një paralajmërim që të mos postohen materiale të tilla në rrjetet sociale.
Edhe ilir floriri prandaj s’u kap ,se i numeronte te zyra e Dritanit .