Ajo është afër të 40-ave, por vazhdon që të jetë një prej femrave më tërheqëse në botë. Eva Mendes ka vendosur që të pozojë për revistën britanike Marie Claire, duke shfaqur gjithë anën sensuale të saj. 38-vjeçarja, e vetëdijshme për bukurinë e saj, shprehet se nuk ka rëndësi si dukeni, por si ndiheni.