Manastiret më spektakolare në botë (FOTO)

28 Maj 2012, 10:33Lifestyle TEMA
Manastiret më spektakolare në botë (FOTO)

Kur ju kërkoni Zotin, nuk është e nevojshme që të ngjiteni majë malit, por mund të luteni edhe në shtëpi. E megjithatë, është e çuditshme që mjaft manastire janë ndërtuar në vend të rrezikshme, majë shkëmbinjve. Në to mund të venë vetëm besimtarët më të devotshëm apo ata që kërkojnë aventura. Më poshtë disa prej manastireve më spektakolarë dhe më të rrezikshëm në botë.

7 komente në “Manastiret më spektakolare në botë (FOTO)”

  1. Leoalface says:

    Mrekulli!! Dhe te mendosh qe jane shekullore e ndertuar me devotshmeri e mjete primitive te ndertimit !!

  2. si ne shqiperi says:

    me shohin syte gabim apo jane bukurite perrallore te shqiperise.

    kete vit do ja kalojme edhe spanjes per turista.

  3. net says:

    besimi ne zot lekundet nese nuk e predikon ate ne paqe dhe ne qetesi.

    nuk mund te koncentrohesh ne lutje apo adhurim nese nuk vecohesh nga rremuja, nga zhurmat nga mekati…

    te te besimtaret e medhenj jan larguar ne vetmi per te medituar me shum dhe me qete.
    ..

    dikush me shau mua profetin se gjoja ai ikte ne shpelle ose se gjoja vjen nga shpella, ska problem, vete faktet e argumentojne biles edhe fotot ketu qe njerzit e devtshem kan kerkuar nje adhurim te paster duke qene me prane te natyrshmes me prane bukurise madheshtise,

    kur je i vetem mes bukurive te zotit ne toke si p.sh keta shkembenj te larte te bukur zemra qetsohet dhe mbushet me frymezim, llogjika pastrohet dhe arsyeton pa pasur frekuenca zerash zhurmues dhe percares…
    njeriu urtesohet dhe zbutet nga arroganca mes te ciles jeton.

    96. Alak
    1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
    2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
    3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
    4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
    5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
    6. Jo, është e vërtetë se ai(njeriu) i kalon kufijtë,
    7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
    8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.

  4. Pavaresia says:

    Me te vertete fantastike! C’far nuk ben mendja dhe dora e njeriut! Vetem armen dhe mendjen e mbrapshte njerezore per te vrare njerez te pa fajshem ne bulevard, nuk duhej te ,,sajonte” Perendia!

  5. Marin says:

    Sot qe cdo vend eshte zene nga betoni dhe pluhuri i metropoleve, keto ndertesa shekullore jane streha e fundit per ata qe kerkojne dicka me te mire se nje karrige lekure para nje dritareje qiellgervishtesi.
    Manastiret dhe keshtjellat qe shofim ketu lart jane larg, ca ne Spanje, ca ne France, po mos harroni se ne Shqiperi ka shume vende te tilla, si Kisha e Shen Ndout, apo abacite ne jug e ne veri, ende te pashkelura prej kembes se atyre qe s’i jane perkushtuar prifterise.

  6. drenusha_08 says:

    Sa per kulture, manastiret e mesiperm nuk gjenden as ne Spanje e as ne France, por ne fqinjin tone Grek.(te pakten pjesa me e madhe e fotove te mesiperme ) ne vendin e quajtur “METEORA”, e cila ndodhet vetem 122 km nga qyteri Castoria. Eshte nje vend pelegrinazhi nga e gjithe bota. Ne Shqiperi nuk flitet per kete lloj turizmi religjioz mjaft interesant. Keqardhje per agjensite tona turistike! Jane vertet mahnitese dhe per historine e tyre mund t’i gjeni edhe ne internet duke kerkuar me emrin e mesiper “meteora”. Jane ndertuar ne shekujt 14 -17 nga murgjrit ortodokse.

    1. Marin says:

      Fotot 6,8,9 gjenden ne Greqi. Shumica e te tjerave jane neper shtete te tjera te Europes, po edhe ne Azi (me gjasa ne Kine), madje edhe ne Jordani !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje