Topi: Presidenti i ri, garantues i ekuilibrave dhe pavarësisë së institucioneve

31 Maj 2012, 14:34Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim me Grupin Parlamentar për Marrëdhëniet e Gjermanisë me shtetet e Evropës Juglindore, të kryesuar nga Peter Vajs dhe anëtarët Kristel Apah-Kasan dhe Andreas Lamel, të cilët po zhvillojnë një vizitë informuese në Ballkanin Perëndimor: në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë.

Kreu i Shtetit bëri një përshkrim të detajuar të zhvillimeve e të reformave të ndërmarra në Shqipëri, në drejtim të forcimit të demokracisë e shtetit ligjor, sidomos aktualisht, gjatë procesit të përmbushjes së kritereve të kërkuara integruese për në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, presidenti Topi theksoi se “një rol kyç gjatë gjithë këtij procesi luan edhe institucioni legjislativ dhe veprimtaria e tij parlamentare, sidomos aktualisht gjatë synimeve për realizimin e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent për t’i dhënë vendit garantuesin e ekuilibrave dhe të pavrësisë së institucioneve kushtetuese”.

Në vlerësim të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, Topi vuri në pah rëndësinë e thellimit dhe forcimit të mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme, duke shprehur falënderime për mbështetjen e pandërprerë dhe të fuqishme të Gjermanisë në rrugëtimin integrues të Shqipërisë, si dhe të rajonit ballkanik, në strukturat evropiane. Me këtë rast, Kreu i Shtetit theksoi vendosmërinë e madhe dhe seriozitetin që shteti shqiptar do të tregojë në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian, për të fituar sa më parë statusin kandidat për anëtarësim.

Gjithashtu, Presidenti Topi shprehu besimin se “miqësia, partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi i frytshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë do të vazhdojnë të konsolidohen e të zhvillohen më tej, në interes të dy popujve tanë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e demokracisë, edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit”.

8 komente në “Topi: Presidenti i ri, garantues i ekuilibrave dhe pavarësisë së institucioneve”

  1. agim says:

    Zoti te ruajte o Bamir Topi. Shembull qytetarie ke qene dhe do mbetesh gjithmone ne kete vend, pavaresisht se populli jone eshte popull konflikt dashes dhe adhuron hajdutin, ate qe ta fut me fort, te vjedh me fort dhe te ben ca fjalime folklorike idioteske pa yndyre. Shpresoj qe levizja juaj politike ne te ardhmen te sjelle nje stil tjeter te te berit politike…

  2. Usal says:

    Shko e futi nje tas pilaf tani

  3. Ore puqista si nuk e kuptut mer jahu qi Presidenti duhet me qen veqse garant i vullnetit te Doktorit e asgja ma teper? E ka me vulos ca ka me i thane Doktori pa bezu hiq kjo asht frym denmokratike.

  4. skenderi says:

    foli produkti i pazarllekut nano-berisha,ben dhe moralistin,anadollaku i mutit

  5. V.F.L.P says:

    Ky mezi pret te leje detyren e te dehet me raki rushi, te haje fara luledielli ne shkallet e stadiumit, e t’luj domina me pijanecat e lagjes

  6. Agim says:

    Edhe njeher i bej thirrje kesaj gazete kaq te mire e te nivelit,pra gazetes Tema,mos boto ,mos shkruaj artikuj kot si kete siper.Kush eshte Bamir Topi sot,nje qulle ne karrike,cfar tha sot,nje asgje,ca fjale qe si duhen askujt.
    Ju lutemi dhe njeher vazhdoni te botoni artikuj qe lexohen e nuk besdisin njeri e jo artikuj si kete siper.Me nderime

  7. babale says:

    Mero,te iformosh publikun nuk do te thote te behesh zedhenes i politikanve,ç’fare thonè,por ç’fare bejne ne realitetè.

  8. Ivani i madh says:

    o Topi leri pritjet e perciellet po na thuaj kur do vendosesh nenkryetarin e KLD apo ke frike nga Berisha e do tja lesh pasardhesit qe ta kesh mire me Berishen se si dihesh se mund te kethehesh prape si Pollua ,Ceka, Imami e shume te tjere si qen te rahur me bisht ndershale prane duke i lepire kembet e tij te pista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje