U deshën pak sekonda për fotografin e Associated Press që të realizonte këtë foto ikonike. Ajo u bë simbol i horrorit në Luftën e Vietnamit. Një vajzë e vogël, e djegur nga napalmi, që vrapon nëpër rrugë. E kush nuk e ka parë dhe nuk është përlotur nga ai imazh që fitoi çmimin Pulitzer.
Kim Phuc ishte 9 vjeç atëherë kur avionët amerikanë lëshuan napalmin. Krahu i mori flakë. Rrobat i ranë të gjitha përtokë nga nxehtësia. Ajo vrapoi në rrugë e terrorizuar. Ulëriti disa herë përpara gazetarëve të huaj që po shihnin skenën dhe humbi ndjenjat.
Fotografi Nick Ut e mori dhe e dërgoi në spital. Aty i thanë se ajo ishte e mbaruar. Por ai u tregoi kartën e gazetarit amerikan dhe mjekët vendosën ta marrin në dorë. “Qava kur e pashë duke vrapuar. Nëse nuk e ndihmoja, nëse ajo do vdiste, unë ndoshta do vrisja veten pas saj,” thotë ai.
Vajza shkoi në spital dhe aty e mori veten ngadalë. Të tjerë gazetarë të huaj e ndihmuan të transferohej në një spital më të mirë. Pas 13 muajsh doli nga aty, por jeta ishte sërish shumë e vështirë. Ajo dëshironte që të studionte për mjekësi, por regjimi ia ndërpreu ëndrrën pasi ajo ishte imazhi i luftës. Pas shumë përpjekjesh, ishte sërish një gazetar i huaj që i siguroi një bursë studimi jashtë, në Kubë. Aty njohu një vietnamez dhe ranë në dashuri. Ishte shumë e vështirë për të që meshkujt ta pranonin me shenjat në shpinë e krah.
Aktualisht jeton në Toronto dhe thotë se bën një jetë normale si gjithë të tjerët. Kurse fotografi që e ndihmoi thotë se është i lumtur. “E quaj vajza ime,” thotë ai.
TRISHTIM, POR EDHE SHPRESE! PO FEMIJET TANE ?
??? nuk ka qene me tmerr se ne Gerdec
?
urlm.in/munh
Pse shkruani per avione vietnamezojugore??? Ata ishin avione Amerikane.E gjith bota e di,qe amerikanet perdoren bombat me napalm ne vietnam.
amerika i leshoj 2 bomba atomike
dhe ka mesuar shume nga kjo
nuk e len iranin ta beje nje te tille
por ka harruar se e ka pothuajse te gjitha vendet e zvilluara
duke prefshire israelin
dmth cifutet qe jane njerezit em te mire ne bot
hahahahaah
Jetegjati nuk behet jeteshkurter.Por kushedi sa femije ne shqiperi vdesin nga uria qe eshte nje bombe pa zjarr e pa zhurme qe pushteti ne fuqi i di mire dhe heshtin ,turp i madh.
po esht e vertet
Po kjo eshte e vertete.Eshte bere dhe nje emision ne TV per kete ngjarje, bile eshte takuar dhe kane folur edhe dy pilotet Amerikane qe hodhen bomben me Napalm..
e kam pa ne emisjon kete zonjen .fotografia eshte shume rrenqethse. paqja eshte pushimi mes 2 luftrash. lufta eshte trishtim por kombi duhet te bej nje luft cdofar lloj per bashkim.
TE GJORET FEMIJE..! CMENDURITE E TE RITURVE, I VUAJNE ME TEPER ATA, SEPSE JANE QENIET ME TE PAMBROJTURA NE NJE LUFTE QE USHQEN BABEZINE, LAKMINE, E TE GJITHE ATYRE QE PER INTERESAT E TYRE SHKATERROJNE KOMBE TE TERE. MJERISHT KY HORROR VAZHDON ENDE NE SYTE INDIFERENTE TE OKB, QE ME TEPER SE FJALIME “PER LIRINE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ” NUK BEN ASGJE TJETER, NDERKOHE QE KASAPANAT VAZHDOJNE.