Avokati i Popullit i ka drejtuar një kërkesë zyrtare ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, për të marrë masat ndaj ankesave të bëra nga disa bashkëshorte të policëve të vrarë. Ankesat kanë mbërritur fillimisht në zyrën e Avokatit të Popullit, ku thuhet se 5 shtetaseve nuk u janë përfshirë në të drejtat ligjore trajtimi ekonomik sepse bashkëshorti i tyre ka humbur jetë në krye të detyrës si efektiv policie.
Sipas deklaratës zyrtare nisur nga Avokati i Popullit, shtetasja L. A, me banim në fshatin Adriatik, të rrethit Kurbin, bashkëshorte e punonjësit të policisë F. A, ish efektiv i Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili është vrarë në krye të detyrës në datën 01.05.1999. nuk ka përfituar të drejtat ligjore, shpenzimet e varrimit të bashkëshortit, shtesën e pensionit familjar dhe kredinë për banesë, e cila nuk është miratuar akoma.
Ndërsa shtetasja L. Gj, nga Mamurras, bashkëshorte e punonjësit të policisë M. Gj, ish efektiv i Postës së Policisë Mamurras, i cili është vrarë në krye të detyrës nuk ka përfituar marrjen e kredisë për banesë. Sipas saj, kredia për banesë është refuzuar nga banka, sepse ajo është e papunë. Mos përfitimi i kredisë për shtëpi është edhe për shtetasen Gj. N, nga Lezha, bashkëshorte e punonjësit të policisë M.N, ish efektiv i Komisariatit të Policisë, Lezhë, i cili është vrarë në vitin 2001, por e shoqja nuk ka marrë kredinë për banesë.
Edhe shtetasja me inicialet Gj.F nga Lezha ankohet se pas shumë mundimesh dhe në rrugë gjyqësore të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka fituar të drejtën për t`i lidhur asaj pension suplementar familjar për të ndjerin Gjovalin Frroku si punonjës policie i vrarë në krye të detyrës, por ajo nuk e ka marrë kredinë për banesë.
Edhe shtetsja D.N nga Shkodra, bashkëshorte e ish-punonjësit të policisë K. N, i cili ka humbur jetën në krye të detyrës në 2010, në Reç të Malësisë së Madhe shpreh shqetësimin se jeton në kushte të vështira ekonomike dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria.
Të pesë ankueset kërkojnë ndërhyrjen e institucionit tonë që t`u jepen të drejtat ligjore të garantuara nga aktet normative në fuqi.
ky eshte kokra e hipokritit dhe te paaftit, o Tema po pse e ulni nivelin kaq !!
Zoti Totozani me thoni si vajti halli i romeve qe mbejte ne ambjentet e zyrave te AP???