Pollo: Opozita duhet të paraqesë tashmë një kandidat, ne s’tërhiqemi nga Zaganjori

4 Qershor 2012, 11:30Politika TEMA

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, i ka bërë thirrje opozitës të reflektojë në mënyrë që në raundin e tretë të ketë një kandidat konkret për presidentin e ri të shtetit.

“U mbyll raundi i dytë i votimit për presidentin e ri. Shpresoj që në raundin e tretë të ketë reflektim për emra konkretë. Deri tani, duke marrë parasysh edhe takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Rama, në përgjithësi duket se jemi dakord për procesin dhe për profilin që duhet të ketë kandidati. Është përgjegjësia e opozitës të reflektojë që të thotë fjalën e fundit dhe jo fjalën e radhës. Nëse PS-ja ka emra, duhet t’i bëjë publike”, theksoi Pollo

Në një prononcim për “Ora News”, Pollo ka theksuar se gjithashtu se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga kandidati i saj, Xhezair Zaganjori.

“Mendoj se mazhoranca i ka gjitha arsyet për të mbështetur kandidaturën e Zaganjorit,” shtoi Pollo.

8 komente në “Pollo: Opozita duhet të paraqesë tashmë një kandidat, ne s’tërhiqemi nga Zaganjori”

  1. Po ku e gjetet te shkretin Zaganjor. Opozita dihet se ke do te sjelle. Z. Nano mezi po pret te behet President. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/del-lista-e-ps-se-per-kandidate-per.html

  2. Duhet me pas ma respekt per Genc Stefanaq Pollon sepse ne gjyshit tij ka qen trim i qarqeve vorio-epiriote. Osht merit e Doktorit qe din me i zgjedh bashkpuntoret sipas biografise.

    1. Landi- Sverige says:

      Po perse shkon kaq larg o Lym Demokrati kur gjyshi i Gencit kishte nje djale Stefanaqin, babain e Gencit, i cili mbahet nje nga studjuesit me te medhenj ne shkencen e historiografise ne Shqiperi. Ai dhe pa haruar Aleks Buden analizuan dhe nxorren ne drite me veprat e tyre shkencore Historine e Shqiperise qe njohim sot. Pra cdo njeri vleresohet per ate qe i ka dhene dhe i jep shoqerise personalisht dhe jo se cfar kan qene ose kan bere babai, gjyshrit dhe ster-gjyshrit e tij. Ne qoftese do te jepja nje vleresin per Genc Pollon do te thoshja se eshte nje jashteqitje e babait te tij, keshtu qe cfar mund te thuash per nje jashteqitje?!

  3. e says:

    …patjeter qe nuk terhiqesh z.pollo…ke vite qe rrrrjep ndermarjet botuese te librit shkollor…njerezit vdesin ne puner..e mezi njerrin minimumim..se ti dhe i gjithe zinxhiri i hajduteve merni pjesen e luanit..ke vite qe s’je minister..e ende merr para ku ke shkelur..
    S’ju vjen turp…s’keni minimumin e ndergjegjes njerezore…ju duhet ta mbani saliun forte..shume forte.

  4. agim says:

    Me vjen keq por duhet ta them nje realitet,pas Tritan Shehut dhe Astrit Patozit ky eshte personi me i tredhur ne tru ne Shqipri.
    Eshte njeriu qe i takon grupit kot bashk me ata te dy qe thame.
    Sa keq me vjen se duket nga pamja si njeri e ne praktike paraqitet si bagti.

  5. Elona says:

    Nuk arrijm te kuptojme friken e Edi Rames, per te pasur nji proces partiak brenda PS qe te dale me nji kandidat? Pse do Zt Rama te shmang forumet e partise ? Pse duhet qe kandidati te jete i “Sorros-it” (I Valdetes dhe kompani) dhe jo i PS-se? Ku po con uje kjo levizje e Edi Rames?

    Ti vij turp Edvin Rames, se po kthen mbare Shqiptaret kunder PS-se.

  6. agbi says:

    Te me falni qe jame jashte temes por edhe ketu po e ve re qe ne fjalen e pare .

    ” ministri i Inovacionit ” – ” Performanc ” – ” transfert ” e shume e shume e shume fjale te tilla qe i ndesh kudo ne te gjitha mjetet e informimit te shkruar , te degjuar apo te ekranit ne vendin tone .
    Perse duhet te shkerdhejme dhe ta masakrojme ne kete menyre gjuhen tone , nuk e kame kuptuar dhe nuk e kuptoj dot .
    Qe ta perdorin njerzit e thjesht ne jeten e perditeshme ,eshte e kuptueshme por te pakten shteti zyrtar dhe mjetet publike duhet te ishin te paret ne mosprdorimin e fjaleve jo shqipe . flm

  7. askushi says:

    Zaganjori apo Nano ?
    Duhet ta thote opozita se kini frike nga elektorati juaj!
    Armiku i armikut tim eshte miku im,e mesuat shume shpejt kinescen.
    Behuni trima propozoni edhe emrin e Nanos per President,zyrtarisht nuk keni kandidat te propozuar.Apo kini lene Blendi Fejziun ta paraqes kandidatin ne media ? Ligjerisht ju kujtojme,duhet ne Parlament z.minister.
    Beni propozimin ligjor te kandidatit per President, ne emer te maxhorances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje