PD, në një krizë fallco prej Lulëzim Bashës

11 Qershor 2012, 15:15Editorial TEMA
PD, në një krizë fallco prej Lulëzim Bashës

Nga Mero Baze

 

Kriza e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë është futur në një spirale degraduese për autoritetin e Sali Berishës dhe shumicën në pushtet. Edhe pse ndryshimet kushtetuese favorizuan Berishën ta zgjidhte këtë ngërç pa asnjë kosto, ai po e pëson pikërisht nga lehtësia me të cilën mund ta zgjidhte problemin e presidentit. Kjo garë nuk do të kishte asnjë emocion dhe asnjë vlerë, nëse dyshja Lulëzim Basha – Ilir Meta nuk do të bëheshin bashkë për të shantazhuar Partinë Demokratike dhe për ta çuar situatën këtu ku e çuan.

Frikacak, hilanjoz, njeri skutash dhe i pafuqishëm për t’i dalë ballas debatit politik brenda Partisë Demokratike, Lulëzim Basha vuri në funksionim një mekanizëm të tërë intrigash dhe hilesh, herë parimore e herë meskine, për të marrë gjithë pushtetet brenda Partisë Demokratike. Aleanca e tij e fortë me Ilir Metën si një qendër pushteti brenda shumicës, tentoi këtë radhë të marrë gjithë pushtetet duke marrë dhe Presidentin e Republikës.

Duke përdorur presionin ndërkombëtar dhe alergjinë që ngjallte në opozitë emri i Jozefina Topallit, dyshja Meta-Basha arritën të shantazhonin Berishën dhe ta fusnin në një proces spiral, që tashmë e ka marrë zvarrë gjithë shumicën në pushtet. Ikja nga emri i Topallit tek Zaganjori dhe nga ky i fundit tek Artan Hoxha, ishte një vepër e pastër e këtij grupi, të cilët tashmë kanë mbetur të zbuluar. Shantazhuesi publik i grupit, Ilir Meta, është tashmë pa asnjë argument përse nuk pranonte Jozefina Topallin dhe pranonte fjala vjen Artan Hoxhën, i cili ishte një nga gladiatorët kryesorë të Berishës kundër opozitës. Më keq akoma nuk ka asnjë logjikë që Ilir Meta të bëjë sikur nuk pranon Jozefina Topallin dhe të pranojë Bujar Nishanin, një eunuk i frikshëm i pushtetit të Berishës, dhe në një gjendje shëndetësore poshtëruese për postin e presidentit, ku as dora që duhet të hedhë firmën nuk i punon.

Petrit Vasili pak çaste më parë doli dhe tha se LSI është e hapur për çdo propozim që vjen nga PD-ja, çka tregon se lufta e deritanishme e Ilir Metës nuk ka qenë as parimore dhe as për të mirën e Shqipërisë, por për t’i rritur atij rëndësinë si politikan kulisash dhe për të marrë pushtetin brenda shumicës me mbështetjen klandestine të një politikani skuth, që fshihet pas pantallonave të Kunatit në Bashkinë e Tiranës.

Shqipëria po demonstron një mungesë përgjegjësie dhe një telendisje kombëtare, vetëm për shkak se ky politikan kulisash dhe i paburrë është fshehur skutave dhe po i ngre rëndësinë një procesi që në të vërtetë me Kushtetutën që është bërë, e ka zero shansin e krizës. Ai po demonstron gjithë frustrimet e tij si njeri i katapultuar në politikë, i cili mendon se në këtë jetë, çdo gjë fitohet me prapaskena, intriga dhe shantazhe. Dhe, nuk është e keqe që ai e mendon kështu politikën, por e keqja është se këto antivlera tashmë po japin pasoja të rënda për imazhin e Shqipërisë dhe degradimin e një procesi, i cili duhet të ishte thjeshtë një votim formal, nëse shumica do të shmangte, siç shmangu, dëshirën për konsensus.

Prej një muaji PD dhe Sali Berisha nuk po luftojnë me opozitën, por me pasojat e intrigave të çiftit Basha- Meta, të cilët me qetësinë me të cilën fusin paratë në xhepa, mendojnë se mund të futen në xhepat dhe blloqet e tyre gjithë institucionet dhe qendrat e pushtetit në këtë vend.

31 komente në “PD, në një krizë fallco prej Lulëzim Bashës”

  1. aron says:

    Hajdutet dhe vrasesit kane marre ne dore fatet e Shqiperise,po kujt tja themi!Politike e poshter.Te gjendet nje president(titull filmi) te hedhim fall,se kush mbron interesat e mafies ben per kete pune,dy u terhoqen.
    Vetem SPARTAK NGJELA apo MYSLYM PASHA nuk terhiqen.

    1. Vetem si populli LIBIAN duhet te bej o Popull, e s’kemi pse i trembemi kostos perpara Shpetimit nga ky rregjim hajduto-vrastar qe dhe rregjimi i PPSH do e kishte zili. Mos harrojme qe shume te Huaj VIP e thone edhe sot pas 21-vitesh ate qe ne Shqiperi jane ne Pushtet te derguarit e PPSH dhe Sigurimit te Shtetit, por dhe te Sherbimeve Sekrete te shteteve fqinje.

  2. sherifi says:

    Po more z.Mero po dihet qe presidenti do jete patjeter vegel e berishes,metes dhe bashes se ndryshe nuk i mbuloin dote vrasjet dhe vjedhjet qe kane bere.

  3. LORA1 says:

    EDI TE KEMENGULI PER USHTARAKUN E NDERUAR SANDER LLESHI. EDHE DE GAUL KA QENE USHTARAK , NE KEMI NEVOJE PER NJE FIGURE TE TILLE TE NDERSHME DHE TE DISIPLINUAR.

  4. Vlora says:

    berisha tani te mbytet ne shuren e metes,se ska me force brenda PD.

  5. psy says:

    Ke te drejte o Mero,po kur do vije dita te thyejne qafen keto plera e ferra qe nuk na shqiten.Edi dhe PS duhet te rezistojne,ndoshta po vjen fundi.O Zot cfare mostrash,mendo se sa gjynahe kane,sa nuk po dijne se c’te bejne me,nuk zmbrapsen nga histikami,me doemos nje marionete e tyre.Nxjerrshin syte e njeri-tjetrit,se keto gjera keshtu perfundojne.Me vjen keq per kete popull,por le te jete si nje mesim i fundit.

  6. genti says:

    O Mero vazhdon ke disa dite qe ose ja fut kot ne tym ose e ke idene se cbehet po sta mban ta thuash hapur ose ku di une se cfare.Sales e para sja fut dot as Iliri as Lul Basha kete e ke te qarte edhe ti.E gjitha kjo qe po ndodh eshte nje loje e ndyre e Sales po qe i ka dale era me kohe.Ai e ka vendosur ta beje mikun e tij te pazareve Tosin president edhe pike.Hajd mos na fryni me me editoriale.

  7. dinshumi says:

    Bujar nishani mbrojti bustin e enverit me kallash kundra pd-se me 20 shkurt 1991. Nderkohe pas humbjes se ppsh-se nderroi mbiemrin te cilin e kishte mehmeti deri ne ate kohe. Ne prill 1992 qeveria meksi e pushon si pjesemarres ne rezistences komuniste ndaj pd-se gjate viteve 1991-1992. Keto fakte i di mire berisha. Ai zgjedh vetem plehra.

    Shenim. Perpara se te hynte ne pd punoi ca kohe si kamarier tek piceri flutura tek komuna e parisit. Nderkohe doren e ka te paralizuar dhe eshte me kancer ne koke. Goxha president po na jep berisha. Le ta zgjedhe. Nami do behet.

  8. Tironci Lugano says:

    Ta kesh inat nje person eshte mese normale ne rastin konkret Basha.Por kjo sdo te thote te fantazosh.Sala vetem me nje shikim e ben qe Luli te dridhet e jo me na ky te beje presione.Kur kemi te tilla analiza nga gazetaret imagjino pastaj popullin e thjeshte…Nuk eshte dhe fort rastesi qe Shqiperia ndodhet ketu ku eshte.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      P’se c’fare ka analiza ne te ?? Situate e bukur eshte kjo, ku 2-3 veta po bejne nje maskarade per postin me te rendesishem me emra te degraduar ?!?! C’fare ti bejme sipas teje ti ferkojme koken dhe ti inkurajojme qe te vazhdojne ne rrugen qe jane ?? Bashen mund ta kemi inat jo sepse vodhi ato parat e rruges, jo sepse mori me procedure bashkine, por sepse ishte tek ajo godine me radjomarrese ne dore kur te pafajshem rane mberdhe sikur te ishin bageti…Prandaj ti Tironco, prej Buldushkut, mos na trego ku ndodhet Shqiperia, sepse pikerisht keta njerez ne qeverri (qe Mero i analizon) ku llogarisin vetem interesin e tyre personal s’duan t’ja dine per interesat e nje populli te rrenuar…

      1. Tironci Lugano says:

        NjeQytetar
        Je jasht teme zotri me ate qe une shkruaj.Mundohu te jesh me i qete kur komenton.
        pershendetje

  9. tarrasi says:

    Lulezim Basha e eshte nje ushtar qe punon per forca te erreta dhe shume te fuqishme te perendimit. Ai nuk ka parti te shqiperise por eshte nje “djale i arte” per keto forca te errta. Tani ka filluar procesi i “Greqizimit” te shqiperise. Cdo te thote kjo?

    Banka boterore dhe banka te fuqishme te njetit rang i japin leke borxh Shqiperise. Ky Borxh eshte per “Lulezimin” e Shqiperise. Per te ndertuar rruget e medha te kombit per te ndertuar hidrocentrale per te ndertuar Spitale shkolla projekte madheshtore etj. Ku ka gje me te mire per Shqiperine apo jo? Mirpo Leket vidhen nga dy ane nje pale jane hajdutet Shqiptare dhe pala tjeter qe jane njerzit e padukshem te perendimit. Cdo rruge apo objektet e tjera jane jashte cdo standarti dhe vidhen rregulisht ne shkallezime me te vogla deri tek “roja” apo “pastruesi”. Ne fund te ketyre “vepra madheshtore” kemi nje lloj rremuje dhe nje ndertim qe eshte me mire ta prishesh dhe ta fillosh nga fillimi se sa ta riparosh. Shteti Shqiptar ka biliona EURO ne borxhe kurse hajdutet kane bankat plot ose jane pronare. Kjo do te thote vjedhja masive te pasurive te paluajteshme dhe te luajtshme te Shqiperise duke i blere me leke qe jane marre nga Bank Boterore gjoja per te ndertuar Shqiperine. Pra populli vidhet pa u kuptpuar dhe ne fund perfundon si Greqia ose me keq. Keta njerez behen pronare ne Shqiperi duke marr borxh ne emer te Shqiperise dhe duke i perdorur kete borch si leket e veta.

    Ky eshte konolizimi i ri i shqiperise ose i vendeve si Shqiperia qe ne Ameriken Latine quhen “Republikat e Bananave”

    Uroj qe populli te zgjohet dhe te shpetoj vehten nga kjo e keqe dhe te heqi qafe prangat qe do bejne skllever shum breza te rinj nga keto qe e jane hajdute prefesoniste por fshihen mbas titullit politikan. Shikoni Greqine dhe merrni shembull se sot mund bejme dicka borxhi nuk eshte dhe aq i larte por nje dite do te jete shume vone dhe sdo kete gje ne kete bote te na shpetoje nga borxhi apo nga “sklleveria moderne” .

    E keqja nuk ka fund gjithashtu si dhe e mira.

  10. Rezi says:

    Ne rast se bie kandidatura e Nishanit, Berisha nuk ka me deputete per te propozuar ne raundin e peste (pervec Nishanit), sepse 40 firmosen per A.H. + 20 firmosin minimalisht per B.N., teprica ngelet 14 (bashke me L.S.I. e te tjere), pra rriten shanset per nje president konsensual ose ndryshe kalohet ne zgjedhje……….Jozi me te vetet ose duhet te rrezoje Nishanin ose perfundimisht i eshte nenshtruar Metes dhe Bashes, duke mos patur me mundesi te triumfoje ne PD…….ti e di Jozi, apo do besh zgjedhjen e dikujt po prej Shkodre….”me mire nje jete me turp, sesa nje vdekje me nder” ………. ?

  11. valter says:

    Jam 100% me komentuesin “genti”. Pse o Mero lodhesh me keto editoriale kur edhe ti e di shume mire qe nano eshte “i zgjedhuri”. Nje profesionist si puna jote sduhet tja fus kot me kot. Shqiptaret ta gezojne nanon dhe telenovela prej 20 vjetesh merr fund te bukur. Mjer shqiptaret!

    1. Klodi says:

      Edhe komentuesi “genti”, edhe ti o komentuesi “valter” degjoni perralla lart e poshte dhe vini e na i shisni ketu si “mençurira” tuajat. Por ju te dy bashke nuk e plotesoni dot peshen per te qene thjesht “koqe kandari”,(jo per ofendim), pra qe nuk i peshoni dot gjerat

  12. spo marrim vesh gje says:

    qe meta esht per paren dhe vetem per paren ket gje e ka pa dhe bufi se vidjo e metes me bllok llogarish ne dor u shfaq edhe naten. po sikur perflitet qe terheqjen e ketit hoxhes e bon amerikanet meqe ky hoxha ka qen spiun i sigurimit. apo ec e merre vesh thuj. varja, president ka per tu bo meta ose monika, ose do shkojm ne zgjedhje. qe sala eshte katandis ne dordolec ket e dim prej kohesh ne. femijet e sales po mbushin valixhet luis vito me eurot qe ju kan mbet pa fut ne banka dhe do ta mbajn frymen ne turqi tek erdogani miku i babi sales. por nuk mbaron ketu, pikerisht ketu nis vazhdimi per ket familje gjakatare. fundi i tyre dihet…………

    1. eshte e qarte says:

      Skenari eshte i qarte (Meta luan me dy porta, por do ti qendroj marrveshjes per rrezimin e qeverise), do kemi zgjedhje te reja. Vetem ky eshte skenari, asgje tjeter nuk do ndodhi! Sigurishte edhe ajo qe thua ti, FAMILJES po i afron fundi i merituar!!!

  13. Aldo says:

    O gazeta tema po boll mor burre. Shaj njerin shaj tjetrin. Po pse mor surratin e Gramoz Rucit doni ju qe te mbyllni halen? Turp. Gazete plehre. Ngeli Meroja duke nderruar 50 editoriale ne dite. Meret me gjendjen shendetsore te tjetrit e perflet. Legena.

  14. beso says:

    Sala mund te kete frike nga opozita,ambasadoret,protestuesit e ku di une,por nga luli basha dhe ilir meta as i luan qimja e flokut.Edhe Jozefa eshte mashe e sales;eshte sala ne mes pa rrine te gjithe bulldoget me veshet ulur.Mendoj qe pazari eshte me Nanon,prandaj u degjenerua.

  15. brace says:

    Z Mero Baze je shume i sakte,per shkrimin,ke merita te vecanta,koke lopa hajduti i lsi,e tjetri hajduti i miliona eurove,te rruges kombit po terheqin zvarre plakun nga vicidoli,se edhe ai eshte i mbytur ne krime.

  16. megi says:

    Nuk po perflitet gjendja shendetesore e tij,ju lutem kuptojeni.Ai ka nje problem shendetesor pak a shume te ngjashem me D.Priftin.Si pasoje Mero me te drejte thote qe per shkak te kesaj rrethane e ka te veshtire te jete nje president i perkushtuar.

  17. Rexhin says:

    Le ta marre mire vesh populli shqiptar se kush eshte Berisha dhe Meta dy njerezit qe mbajne peng shqiperin kaq vite ,atyre u intereson nje njeri president qe ta kene veglen e tyre qe ti shpetojne drejtesisew per ato qe kane bere,atyre u intereson nje njeri pa karakter,pa dinjitet i tipit Basha qe di te mbaje dhembet perjashta,nje president kukull,tek dy kandidatet e pare nuk gjeten njerez te tille ,se dhane doreheqje te menjehershme treguan veten e tyre se ishin njerez me karakter dhe dinjitet dhe nuk i lejuan vetes te tallej Berisha me Meten dy njerezit me te felliqur te politikes shqiptare qe i kane nxjerre bojen kombit 20-vjet dhe jane gati ti vene zjarrin shqiperise per te shpetuar kokat e tyre nga burgu qe i pret .

    Une do te pergozoja zotin Zaganjorin dhe zotin Hoxha per kulturen e tyre demokratike qe treguan duke dhene doreheqje dhe i bej thirrje popullit shqiptar qe njerez te tille nuk duhet ti harrojme

  18. FENOMENI says:

    KU ESHTE LLOGJIKAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA????KUSH ESHTE KELMENDASIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII???

  19. lal krosi says:

    O Mero, ti i njef skutat, do kapi Arvizu me SMS prej qafe ndonje Atifete tironse. Mbase s’quhet Atifete po Marsida, po kujt i plasi me lali. Veten na thuj pash zotin si quhet Atifeti ose Atifetja tironse

  20. epiroti says:

    Mero djali,:gjerat qe ti thua,besoj se ne çdo kafene te tiranes mund ti degjosh ndofta edhe me gjere.natyrisht shqiptaret po lodhen çdo dite e me shume nga felliqesirat qe ndodhin atje.gje qe te ben te mendosh qe kultura jone kaq e çon.guximi yt eshte per tu admiruar.me vjen te besoj qe ti nuk je i nje anshem.une do tu sygjeroja,nese me lejon natyrisht qe:ndershmeria juaj intelektuale do tju shperblente nese ti do te propozoje zgjidhje te problemeve.dhe ti bashkoheshe ose te krijoje rreth teje ndonje organizate intelektuale te ndershme siçje vet.besoj se do kete mbetur akoma ne shqiperi pak fisnikeri intelektuale dhe atdhe dashuri.keshtu do ti tregonim evropes qe jemi diçka,dhe jo te lepihemi pas ambasadoreve te ndryshem.sepse mbas diktatures nuk kalohet direkt ne demokraci,eshte ne mes nje proces i tere qe quhet (liberalizem intelektual).une per vete i lexoj me vemendje shkrimet tuaja!por vetem se mbushem me maraz per gjendjen atje.keshtu qe duhet te kerkosh rruge per zgjidhjen e gjerave.ti je nga ata qe mund ta besh.faleminderit.

  21. gjergji usa says:

    Kjo qe thuhet ne kete editorial per LUBA-n eshte pjeserisht e vertete ku “njeriu qe qesh e ngjesh” ka ndikimin e tij te zbehte ne kete corbe kombetare por doja te shtoja disa aresye te tjera.
    Kjo krize fallco presidenciale e ketij viti eshte pjese e krizes se thelle politike 21 vjecare e shtetit dhe politikes shqiptare.
    Shkaku i kesaj krize eshte vendosja e filoserbit berishe nga sherbimet
    e huaja me ne krye udb e ish jugosllavise gjoja ne lufte kunder komunizmit
    qe ne realitet solli shkaterrimin total te shtetit shqiptar,te dinjitetit,te ekonomise,te financave dhe me tragjikja SHKATERRIMI MORAL
    TE SHOQERISE SHQIPTARE.
    I vetmi sukses qe eshte arritur ne keto 20 vite krahas shkaterrimit total
    te vendit eshte degraduar dhe perdhosur ne menyren me te shkelqyer figura
    e enver hoxhes pikerisht nga sherbetoret dhe kamaleonet qe kaluan vite te tera orgazem ne oborrin e tij sigurisht dhe nga ambasdoret aleate qe erdhen ne vitet 90′ gabimisht si “clirimtare” nga diktatura dhe jo si vizionare per te ndihmuar kete vend fisnik.Kurre ne historine e shqiperise nuk ka qene me i percare ne forma kaq agersive kombi shqiptar.
    Dhe kjo ka vetem nje spjegim:Emerimi i gabuar i serberishes ne 1991-92 si kapurral nga rajersoni dhe mbrojtja e gabuar e jetes se tij qe i beri atij Arvizu ne 2011 duke bere theror 4 protestues te pafajshem per bythen e berishes.
    Zoti Mero ka ardhur koha te themi gjerat hapur:
    Qeveria e berishes duhet debuar sa me pare.Dhe socialistet me Edi Ramen
    dhe gamor Rucin ne krye jane thellesisht te paafte dhe fajtore per impotencen e tyre ne mbrojtjen e vendit nga kryeqelbesira berishe.
    Ambasadoret perendimore me ne krye arvizune per dite po fyejne dhe poshterojne publikun shqiptar duke nderhyre padrejtesisht ne punet e shqipatreve sikur te jene ne nje shtet te humbur te paqsorit.
    Eshte tamam koha te kerkojme pezullimin e kesaj cfaqje te shemtuar
    ne zgjedhjen e presidentit te vendit.
    ESHTE EMERGJENSI DEBIMI I BERISHES DHE FORMIMI I NJE QEVERIE PAN SHQIPTARE
    JO ME POLITIKANE TE SOTEM PERPARA SE SITUATA TE DALE JASHTE KONTROLLI
    ZOTI MERO !
    NUK ESHTE KRYESORE KJO KRIZE FALLCO E LULES BASHKISE POR ESHTE KRIZA 21 VJECARE NGA UJKU I MALESISE.

  22. Ai Cuni says:

    Jo shum i hijshem ai komenti per gjendjen shendetesore te Nishanit, MERO!

  23. odiseu says:

    o Mero, sh mire i zberthen ti o vella keto hienat, po a e di qe hienat jetojne ne grup dhe prene e ndajne bashke??? Xhungla e tyre nuk shpjegohet dot nga truri i qenieve njerezore e jo me te besh psikologun me ate tufe…. ja i pe si i vuri ne rresht Kryehiena, bashke me partnerin e vet kokemadh dhe na zgjodhen nje Nishan me Mustaqe???? A kemi cthemi me per percarje per hir te ketij apo atij?????jo 71 po 73 i dhane numroret e vegjel hiena ati votimi ne xhunglen e Albanistanit….Ta gezojme Mbretin Mero!!! Po une jam dakort me kete Usa man qe permend shpesh peshqeshin e lig qe kemi nga politikat e ndyra te atyre qe hiqen se po na mesojne si te lundrojme ne demokraci.. Dhe une jam plotesisht dakort, se ne jemi deshmitar si na u katapultua ky mortje mbi kokat tona ne 92 … dhe po shikojme si po ja mbulojne e ledhatojne shpatullat sa here na fut nga nje kopace kokes ne demokratdashve ky beniamini ittyre salush… Ky vendi yne qenka i mallkuar per te mos u drejtuar kurre nga vete ne qe e duam si veten tone…

  24. luis says:

    Jo Mero kjo nuk eshte se eshte aftesia e Lul Bashes dhe Ilir Metes qe kane bere trysni tek Berisha qe te mos zgjidhet Topalli presidente sepse Berishes tashme dihet nga te gjithe se ate nuk mund ta kundershtoje askush,por se vete Berishes nuk i interesonte Jozefina ngaqe kishin shume ngjashmeri me njeri tjetrin ne cdo aspekt me prejashtim te sexit dhe qe ajo ne te ardhmen mund te behej me e admirueshme se vete ai ne trojet shqiptare plus qe nje e krishtere katolike nuk ishte e dobishme per ambientin filo islamik shqiptar megjithese kjo idiote nuk kishte asgje te perbashket me vlerat e larta te krishtera.
    Jusufen Topallice e ka perdorur me se miri Berisha ne interesat e tij por gjithnje me limit atehere kur atij i leverdiste qe ajo te lehte ne favor te tij.
    Nuk me pelqen te beje diversitet por tashme dihet hapur se Ilir Meta u lidh me Berishen thjeshte se ata edhe per hir te pushtetit por edhe per hire te aleances islamike mos te linin te dilnin ne krye te krishteret dhe qe ne kete forme gjithnje do kishin mbeshtetjen e shumices qe eshte e tille.
    Disa te krishtere qe ndodhen ne nivelet e uleta te administrates shteterore jane te detyruar per hire te bukes te lehin si zoteria i tyre,por nuk jane te pakte ata qe jane qorra me sy ne balle dhe shurdha me veshe ne koke qe besojne si idiota te pagdhendur dhe ketu e kam fjalen per shume bashkeqytetar te mi shkodrane qe jane vertete per tu vajtuar qe kurre nuk diten te dallojne te miren nga e keqja.
    Eshte vertete fatkeqesi kur mendoj se pse u dashka medoemos qe ai vend te drejtohet nga islamiket dhe jo te kete nje gershetim te drejte ashtu sic jane edhe besimet e prandaj nuk dua qe dikush te ofendohet kur them nje te drejte te pakundershtueshme dhe qe gjithnje dhe vete shumeca islame ka vuajtur prej sunduesve te seres se tyre.

  25. hahaha says:

    Gjermania MInistrin e Financave e ka me karrige me rrota, te paralizuar dhe ai mban ekonomine e EU gjalle, e te vendit te vet po e po. Ju me shkruani per doren e paralizuar te NIshanit……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje