Pasuria e Shkëlzenit dhe Argitës, e dhjetëfishuar për 5 vjet. A janë të korruptuar fëmijët e kryeministrit?

15 Qershor 2012, 14:26Politika TEMA
Pasuria e Shkëlzenit dhe Argitës, e dhjetëfishuar për 5

Shkelzen dhe Argita Berisha

Kur gjyqi mes fëmijëve të kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist, Sajmir Tahiri, po shkon drejt fundit, deputeti bën publike deklaratat e pasurisë që tregojnë se si janë pasuruar fëmijët e Berishës gjatë kohës që babai ishte në pushtet. Dhe ta mendosh që janë deklarime publike

 

Procesi gjyqësor mes fëmijëve të kryeministrit, Shkëlzen dhe Argita Berisha, me deputetin socialist, Saimir Tahiri, ka vijuar edhe ditën e premte. Por, ndërsa procesi është kthyer në një farsë, deputeti socialist jep të dhënat e pasurisë së tyre, duke ngritur një pyetje: Kush mund të më thotë, a janë apo jo të korruptuar këta…

“Pasuria e Shkëlzen Berishës në vite (sipas Deklarimit të Pasurisë):

Viti 2006 – 9 milionë lekë të vjetra + apartament 56 milionë lekë të vjetra (total 65 milionë lekë të vjetra).

Viti 2011 – 630 milionë lekë të vjetra (dhe apartament nuk ka më, jeton me qera)

Pasuria e Argita Berishës në vite (sipas Deklarimit të Pasurisë):

Viti 2006: 880 milionë lekë të vjetra (përfshirë 10 apartamente në Tiranë).

Viti 2011: 1 miliard e 825 milionë lekë të vjetra (përfshirë 9 apartamente)”, shprehet deputeti socialist.

Siç shihet nga shifrat, Shkëlzen Berisha brenda 5 viteve e ka dhjetëfishuar pasurinë e tij, ndërkohë që nuk merret me ndonjë punë apo aktivitet të veçantë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Argitën, pasuria e të cilës është në shifra të frikshme.

 

Seanca

Gjatë ditës së premte është zhvilluar seanca gjyqësore midis deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri në cilësinë e të paditurit dhe fëmijëve të kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha, në cilësinë e paditëseve. Deputeti Tahiri i kërkoi gjykatës riçeljen e procesit të hetimit gjyqësor me arsyen se disponon prova të reja si dhe për shkak se një seancë gjyqësore është zhvilluar pa praninë e tij dhe pse deputeti Tahiri kishte kërkuar shtyrjen e saj pasi ishte seanca parlamentare kur do të votohej për Presidentin e ri të Republikës. Tahiri tha se kjo seancë ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin sepse avokati i deputetit socialist nuk kishte të drejtën e përfaqësimit gjyqësor të tij kur ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë. Por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë të deputetit Tahiri. Më pas Saimir Tahiri kërkoi përjashtimin e gjyqtarit të çështjet me argumentin se ai ka faktuar qëndrimin e tij të njëanshëm më shumë se njëherë me vendimet e ndërmjetme që ka dhënë gjatë këtij procesi gjyqësor. Edhe sot nuk u dha vendimi pasi u kërkuar nga deputeti Tahiri kohë për të hartuar konkluzionet përfundimtare.

Pas seancës, Tahiri tha: “Siç besoj e dëgjuat ky proces gjyqësor po kthehet në një parodi dhe më vjen shumë keq që gjykata dhe as gjyqtari nuk e fshehin dot shndërrimin në avokat të fëmijëve të kryeministrit.

Seanca e fundit është zhvilluar në mungesën time, pikërisht ditën kur votohej në Kuvend kandidatura e Presidentit të Republikës. Unë kërkova natyrshëm shtyrjen e gjyqit, për sa kohë unë duhet të isha në seancën parlamentare për të votuar Presidentin e Republikës. Kërkesa ime jo vetëm nuk është marrë parasysh por gjyqi është mbyllur me argumentin, mesa duke të gjykatës, se unë duhet të isha në seancën gjyqësore dhe jo në seancën parlamentare. Kam këtu vetëm një fakt, bazuar vetëm në deklaratat e pasurive të fëmijëve të kryeministrit. Shkëlzen Berisha në vitin 2006 ka pasur 90 milionë lekë të vjetra, në vitin 2011- 630 milionë lekë të vjetra. Argita Berisha ka deklaruar pasurinë në vitin 2006 – 880 milionë lekë të vjetra, në vitin 2011 – 1 miliard e 820 milionë lekë të vjetra,” tha Tahiri.

I pyetur se përse nuk i dorëzon provat në prokurori, Tahiri tha: “Provat që unë disponoj kryesisht janë në prokurori. Janë dhe në gjykatë madje. E për këtë arsye unë kërkova nga gjykata të mi jepte këto prova. Dhe përsa kohë un personalisht ja kërkova gjykatës dhe nuk mi dha, kërkova nga gjyqtari që të detyronte gjykatën të mi jepte këto prova. Meqë gjykata më la pa prova, meqë institucionet nuk më përgjigjen për provat që ju kërkova dhe meqë gjyqtari nuk ua kërkon institucioneve provat unë do arrij ti provoj vet mesa mundem. Të paktën në këtë gjyq edhe nëse nuk bindet gjykata, e mesa shoh është e bindur për të kundërtën, të paktën të bindet publiku se fëmijët e kryeministrit nuk janë të pastër.”

62 komente në “Pasuria e Shkëlzenit dhe Argitës, e dhjetëfishuar për 5 vjet. A janë të korruptuar fëmijët e kryeministrit?”

  1. Vali says:

    O my GOD, Keta jane bere te frikshem te heqin qafe kur te duan me gjithe ato para qe kane.

    1. Vali Refugjatka says:

      Mos ki frike moj Vali! Nuk dhjesin per refugjate si puna jote keta…

      1. Po qfar keni mer Temista se fmijt e Doktorit kan ba biznes t’nershem n’Gerdec ene me shokun Fazlliq kshu qi osht normale me u pasurue n’ekonomi tregu si kjo qi ka mundsue Doktori.

        Lymi Blue

    2. Johnny says:

      O Vali me lagje me Artan Hoxhen je ti?

    3. elvis says:

      Femijet e kryeministrit i kane deklaruar vete pasurite e tyre dhe kane paguar taksa per to. Ka plot deputete te PS qe jane me te pasur se ata dhe askush nuk del te thote qe ata jane te korruptuar. Nese ka prova se parate i kane vene ne rruge te pandershme le t’i nxjerrin ato. Eshte me mire te deklarosh sa ke dhe te paguash tasa sesa te deklarosh vetem 3 mije euro si Edi Rama qe pasi ka betonizuar gjithe Tiranen rezulton dhe si i pastrehe.

  2. elinor says:

    65 milione leke te vjetra eshte vlera e tregut te apartamentit te Shkelzenit dhe nuk mund te krahasohet me parate e thata. Eshte si te krahasosh mollet me portokallet! Nga 9 milione ka shkuar ne 630 milione, pra 70-fish, dhe jo 10-fish. Dhe po te mendosh se kjo eshte vetem ajo cfare ai ka deklaruar….imagjino sa jane shifrat reale!!

  3. VLADIMIR MEZINI says:

    pse te mos qeshin femijet e sales kane baben shume te forte por nuk e di se a do arrijne qe ti gezojne keto pasuri se kjo eshte pasuria e popullit kam frike se do tju dale per hundesh

  4. niklas says:

    vetem kur te jete 1000 -fishuar duhet bracja dhe ne te bertasim ….se kaq eshte shume pak per ca kan ne dore …………………..

    1. Ton says:

      Ne shtetin e Sali Berishes!!Ups apo Shqiperia eshte?

  5. Enea says:

    Jo nuk jane te korruptuar. Une kam frike te them qe jane te korruptuar, se mos me vrasin.

  6. Me pune te ndershme i kane bere te shkretet parate. Kane vuajtur duke punuar nga mengjesi e deri ne darke.

  7. edlira says:

    po bravo u qofte, kur kane gjete dele si puna jone.
    e tmerrshme, ne televizor dalin perdite njerez qe jetojne me 30.000 leke te vjetra ne muaj…o zot ku jetojme

  8. Shqiperia ? .... ha,ha,ha,ha says:

    Shqiperia me kryeminister psikopatdhe President sakat …. ha,ha,ha,ha,ha

  9. Zalua says:

    Nuk e kuptova pse shtroni pyetjen “a jane te korruptuar femijet e kryekriminelit”? Po pse ore llampa ju duhen juve per ta pare qe jane te krimbur ne vjedhje, korrupsion dhe ne vrasjen e shqiptareve?! Apo i ben pak gazetes tuaj dhe Mero Bazes e familjes se tij keto fytyra te ndyra. Po ne kete bote laen te gjitha, mbas kurrizit e ka dhe kjo familje monstrash.

  10. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alooooooo Çimi jam….
    Per mua nuk jane te korruptuar!!!!!!
    Ç’fare e kane Berishen keta?
    Alooooooo Çimi jam….mos thoni qe e thashe une kete….

  11. Natali says:

    ….Sa shume qe punojne keta …. po dihet qe me dite pune nuk behesh i pasur keta jane bere te pasur me la xhvatje

  12. adi says:

    jo te koe kane kthyer shqiperine rruptuar qe tashme dihet po keta dy dobice jane kthyer ne padrino te paskrupullt ..

  13. durresstar says:

    dhe te korruptum,,,por dhe shume te shumtum!!
    taman si majmuna ne peme!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. DuaPune says:

    Ueeeeeeee per Zotin… 1 milion dollare dhe 10 apartamente ne Tr… Sa e babezitur paske qen Argita!!

  15. emigranti says:

    shume te pasur.keta bejne pjese tek oligarkia financiare e vendit,qe vendos dhe heq qeverite sipas interesave.jane pa dyshim pushtetaret e ardhshem.uroj qe i biri te jete me i bute se i jati.apo bie dardha nen dardhe,thote populli

  16. Salsedo says:

    pjella incesti

  17. hajriu says:

    Keto shifra duhen kthyer ne euro dhe shumzuar per 1000 , atehere behen rreale .

  18. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    U pasuruan me taksat e shqiptareve keto lluma, kurse populli mban Berishen ne pushtet.

  19. Ton says:

    Ore Saimir, Shkelzeni ka shitur apartamentin per 630 milione dhe ja ku e ke.
    Sa per memen Argite, ka konsultuar shume njerez dhe te faturon 350 dollare ne ore, njesoj me firmat me me bole ne Amerike.
    Pastaj, mos harro qe ka punuar ne Kosove si perkthyese.
    Kush ka punuar ne Kosove jane te gjithe miliardere….
    Nuk ma ha mendja te jene te korruptuar, jane punetore te medhenj.
    Degjova qe Shkelzimi po kerkon pune si kamarier tek lokali ku ka aplikuar Tosi i Nanos!

  20. Ton says:

    Keta faktikisht quhen ne gjuhen angleze Self-Made, njesoj si Steve Jobs dhe Bill Gates…
    Kjo do te thote qe i kane bere vete leket!

  21. pse une po te isha ne vendin e tyre ca do beja? pak fare kan bere,aty fidel ylli shok e kishte edi ramen ne kohen e bashkis e beri 130 milion usd te deklaruara keto vec te tjerave dhe te tjereve me radh.prandaj mos u habisni se seshte cudi dhe mos u beni me katolik se papa,edhe ju po te ishit njesoj do vepronit por tani qe sjeni shfryni mllefin nga cmira dhe jo nga xhesti.ata skan nevoj te kerkojn gje se jan servilat qe ua shpien vet ky eshtte problemi.

  22. Drini says:

    He sa te poshter jeni ju komentusit e Temes. Femijet e saliut jane musliman te mire ,nuk vjedhin. Ata e mbajne qe te dy bythen perpjete nga mengjesi e deri ne darke duke u falur. Mos degjoni llafe poshe e perpjete.

  23. shqiptar says:

    ca jane keto shifra qesharake.keto shifra nuk jane gje fare per keta.keta jane milionere me euro mos te themi qe kane harritur miliardin.9 milione e 60 milione leke shqiptare keta i prishin per nje muaj jo darka e dreka e pushime jashte vendit ne vendet me lluksoze.

    1. Ton says:

      Ke te drejte, keto jane te deklaruara, pa pike turpi dhe pa ja bere syri terr. Kushedi sa kane te fshehura keta!

  24. Sali Tropoja says:

    Fjale, fjale e prape shume fjale. Familja po shkon Perpara, Perpara, Perparaaaaaaaaaaaa

  25. o SA MIRE ME PAS BABE KRYEMINISTER O HEJ says:

    Jeni te dy me “vlere” ,vella e moter ,si dikur ora CITIZEN ,kurse une po ju quaj GITI–ZEN

  26. burreli says:

    Edhe zoti ka gabuar kur i ka krijuar keto gjallesa te sales.Djalin e ka bere me pamje femerore dhe vajzen me pamje te njemashkulli te shemtuar.

  27. enea says:

    Cfare fytyrash te shemtuara. Duket shpirti qe kane, nga pamja e fytyres.

    Maskarenj. Harram te gjitha

  28. asso says:

    o zot,i papune,pa profesion,sekser pa zyre dhe me aq pasuri??????Real Estate cafre bejne?????Se ato merren me “sekserlleqe” shitblerje.Po ky miku merret me hiqja token pronarve, vriti si ai i ndjeri gjyqtar i vlores e bej plazhe turistike me firmen e babes ne lalz,Gose, Synej e pastaj ne te semes.Frike eshte pak me thene.Po gjurme vrasesish nuk gjenden diku.E prandaj na duhet Nishani president, me pas dhe “Ina Ramen” pasardhese dhe “Bahri Shaqirin” dhe pastaj jo Gerdec, po minat e demontimin do e bejme te sheshi Skenderbej!!!!!!!!!!!!!!!!!

  29. edi says:

    Edhe pak po arritni majen ju te Saliut, po mbasi te shkoni tek maja cfar do beni,do zbrisni dhe ne te sembes do shkoni.Eshte nje kenge e vjeter babi juaj e ka kenduar para xhaxhit ja degjojeni. NA TO MAJA RRIPA RRIPA NJE HER ME HYPE DHJET HER TE HYPA, EDHE ME UN NUK TE ZBRITA.Ha ha ai qe qesh i fundit do jemi ne te vuajturit.

  30. sal maloku says:

    na hengsh mune o sali tropoja me ate perpara , por ta dije sali vicidolasi te mos i haroje haklajt dhe shume fise te tjera qe i ka vrare , se ata po pergatiten sado i forte te jete sali maloku dhe sado te mbrohet me jelek antiplumb dhe me mafioze dita e ekzekutimit te tij dhe fisit te tij ka mbritur , eshte shume e shpejte ajo dite qe shumica e popullit do shperblehet me hakmarjen e tij kunder ketij kanceri qe ka pushtuar vendin dhe nuk po e le te ece perpara , me gjith ato para te vjedhura nuk e kane te gjate

  31. asso says:

    dhe te mendosh se 2 metra vend merr gjithekush atje ne varr; 24 ore ka dite nata; nje bark e te gjitha vendet qe duhen mbush e zbras nga 1 cope i ka njeriu( hiq sy, vesh,duar e kembe qe i ka nga 2 se jane vec per sherbim)!!!E ku do i cojne kaq para kur dhe pjellin nga 2-3 femije??????????Po babezia, mania, keto jane qe te trembin, jane sy baker!!!!Por i duan leket edhe per arme e barut per t’u mbrojt, kjo po.Keshtu harxhohen shpejt.

  32. Shqipetare llapaqene .... says:

    Shqipetaret vetem “llafe” kane dhe mutin te hane !
    He pra …. pse nuk ngriheni ne kembe si mbare bota ose ti kapni keta hajdute si femijet e Gedafit dhe Mubarakut ?

  33. Sinani says:

    Pa diskutim qe keto shifra te bejne te mendohesh. Por nje gje me ben te mendohem akoma me shume, te pakten keta i kane deklaruar, ndersa Edi Rama shkruan se ka vetem 3 mije euro pasuri dhe rri ne shtepi me qera. Po ky Saimiri qe te na mbushi mendjen, pse nuk deklaron sa i ka vajtur pasuria?
    I eshte shtuar apo pakesuar?

  34. "Murtaja" says:

    Ky vend do nje “murtaje” dhe te shuhet i terri.

  35. Gezimi says:

    Ngelem i befasuar. Dhe une kam punuar perkthyes ne Kosove (1999 – 2002), por nuk arrita dot te ve asnje lloj pasurie, thjesht rregullova pak ate shtepi 1+1 nga brenda, dhe leket me fluturuan. Ndoshta ajo eshte paguar 10.000 marka ne muaj, por prap, dhe keshtu nuk ben asnje lloj preokopie. Ne se kjo eshte e vertete, ngelet nje cudi e madhe!

  36. sikur PUNA te ishte e mire, do PUNONTE EDHE mbreti.puna te jep respekt dhe dinjitet por jo PASURI.

  37. ne rumani ruaj GRUAN. NE TURQI ruaj koken. ne shqiperi RUAJ pasurine.

  38. Sali Tropoja says:

    Pershenetje per Sali Malokun, me vjen keq qe nuk kuptuat sensin e komentit tim, uroj qe ata qe permendet me te vertete tja arrijne atije qellimi qe familja te mos shkoje perpara por te zhduket e tera.

  39. Lum ato te gerdecit,dhe 21 janarit qe dhane jeten per kete kryeminister.Kjo eshte edhe per merite te opozites,dhe shokut legen edvin berisha.1 ARESYE PER TE MOS ARDHUR NE KETE VEND.

  40. Lissus i vjetër says:

    -Kqyr ktu ,moj Liri: a e sheh kyt vend? Tan kjo në hartë asht toka jonë, të bajnë çka të duen Xen kinezi yt dhe argita e babës !
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

  41. Lissus i vjetër says:


    –Kqyr ktu ,moj Liri: a e sheh kyt vend? Tan kjo në hartë asht toka jonë, të bajnë çka të duen me të Xen kinezi yt dhe argita e babës !
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html
    Guxoni ju të tjerët me na e marrë!

  42. Ojee says:

    Mos shikoni vetem femijet e sales por edhe znj. Liri, e gjith strategjia e tyre familjare pastrohet me fondacionin e saj. Xhorxh Soros thote “Menyra me e rrafinuar e investimit dhe pastrimit te parase edhte BAMIRESIA” dmth Fondacioni i gjoja femijeve. Ka femije qe bredhin semaforeve dhe Fondacioni i perzgjedh mer femijet e atyre qe jane vrare per kauzen e z. Sali dhe Liri.

  43. I-liri says:

    Ne ,92, babai i asaj djalit dhe i atij vajzes tha se do te nisemi ne start te barabarte. Por sot vetem per 20 vjet, keta i kane lene shqiptaret 200 vjet prapa. Ca bohet kshu me lal, ene ne, tu punu jena, po ne shpit tona po ngordh miu prej urie .

  44. asdfg says:

    Me pak fjale te dy bashke 2 milion euro. Me vete do i marrin qe nuk po e leshojne me doren??

  45. Arben Çokaj says:

    Po na del edhe Odeta e pasur tani… dikur i shoqi punonte si kamerier, prandaj… Bravo, pushtet bravo…

  46. besniku says:

    Mos u merakosni e njerez!

    Si femijet e Gadafit kane per te perfunduar!

    Cdo gje eshte mire kur mbason mire!

    Ne vrimat e ujrave te zeza do te futen, sepse aty e kanevendin.

  47. bota says:

    dy me shemtirat dhe perversat e globit.

  48. Drini says:

    Amani more sa simpatike qe jane, muslimat e bacit te vicidolit. Si dy pellumba sorre.

  49. kozera says:

    ndonje dicka per ate vajzen qe e vrane ne gjakmarrje nuk shkruani dote- eeeeeeeeeeeeeee apo do me thoni qe eshte jashte temes turp per shoqerine tone.merruni me te pasurit se per vete skeni ase breke.

  50. artur says:

    …kur ne 2005-en Fatos Nano, Arta Dade, Ruçi (me cayenne-150000 euro) dilnin ne televisor si vip-a e me te pasur s’kishte…Te gjithe shqiptaret mezi prisnin ti hiqnin nga pushteti e shume prej tyre ishin te sigurt qe do te hynin ne burg sepse aq shume ishin pasuruar. Kur Edi Rama dukej sikur ishte bere me i pasur se Sali Berisha nga lejet e bashkise se Tiranes per ndertim-njerezit se donin me si kryetar bashkie, TANI QE FEMIJET E SALIUT DUKEN ME TE PASUR NGA TE GJITHE! Une them: – Te pasur do jene se s’ka ku veje, po femijet e Fatos Nanos ku jane, femijet e Ruçit ku jane? Te Edi Rames ku jane? Erjon Veliaj eshte pa para? pa para kane ngelur te shkretet…

  51. ona says:

    o po keta e kane kuptuar mire shprehjen e Naimit pune pune nate e dite qe te shofin pakez drite

  52. durrsaku says:

    O ZOT cfar perbindash djali me fytyr kurve kurse vajza me fytyr malsori te eger ”’??!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje