Shqipëria ka bllokuar deklaratën e përbashkët në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që u mbajt në Beograd.
Përfaqësuesit e Shqipërisë kanë mbajtur qëndrimin se në deklaratë, Kosova nuk është referuar në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian. “Shqipëria nuk mund të pranojë një draft rezolutë të tillë sepse nuk i referohet rezolutës së Budvës si dhe marrëveshjeve që kemi arritur dhe implementuar deri tani. Ajo që kërkojmë është që rezoluta të jetë në përputhje me pozicionin e BE-së”, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t`i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ashtu si dhe në iniciativat e tjera rajonale.
Aktualisht samiti është ndërprerë dhe liderët janë tërhequr për të zhvilluar konsultime. Megjithëse në këtë samit po marrin pjesë krerët e vendeve të rajonit nga Shqipëria as presidenti Bamir Topi dhe as ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto nuk kanë preferuar të jenë prezent.
Ndërkaq, presidenti serb Tomisllav Nikoliç ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, pasi sipas tij, deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë.
Ouuu ça paskan bllokuar, me te vertete, po si qenkan treguar kaq “trima”? Me keto organizma pa vlere e keto deklarata se fshin kush bythen o Tema.
po lufta diplomatike behet ne tavoline, me deklarata, ca prisje ti t’qisnin koburet dhe topat????
Mire thua –
-Shume bukur Selim Belortaja –Bravo Qeveria Shqiptare !
Keshtu duhet te dilni ne mbrojtje te Kosoves Hapur dhe me force
Shqiperia vazhdon te beje ate qe i takon, kosova e kusarit dhe e mushk-koles nuk do t’ja dije per cmimin qe paguajne Shqiperia dhe shqiptaret. Deri kur? Apo deri sa shqiptaret e kosoves, tu mbushet rradakja dhe te votojne nje shqiptar si Kurti. Ku eshte hapesira ekonomike e trumbetuar me te madhe nga Pacolli? Aq e madhe eshte kjo hapesire sa nuk ka zene vend as ne nje tru te vogel si ai i kusarit.E neriton apo jo kosova mbeshtetjen e Shqiperise, nuk eshte momenti per ta trajtuar, por te cilesosh shqetesimin e natyrshem te nje banori te Malesise se Gjakovesdhe aq me teper perfaqesues i nje shteti mik per agresionin e panderprere deri ne shtazeri ndaj ndergjegjes shqiptare te nje pjese te banoreve te kosoves, kete mund ta bejne vetem ata qe presin kthimin e serbise edhe de jure ne kosove.
moooooos ,ja paska prish vjerres saliqi,,,,eh dhenderr saliç,,,ke filluar te shesesh p,,,,,,
Kjo behet per t`i hedhur hi syve popullit shqiptar. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/identiteti-evropian-i-shqiptareve.html
Epoooooo hee me ne fund,u bet per tu degjuar fjalen,se deri tani,lepe-peqe.
Urime dhe respekt!
Keshtu duhet luajtur ç’do rast ç’do mundesi asgje s’duhet lene te kaloje!…edhe nje here respekt!
Dalja e aleances kuq e zi e paska trembur seriozisht Berishen…ka ritur dozen e “nacionalizmit”…c ben frika e humbjes se pushtetit…nejse shyqyr qe Shqiperia e nxorri njere zerin se po na merte malli per Enverin me keta qullashet e sotem.