Rrëzohet autobusi me aktivistët e Aleancës KuqeZi, fuoristrada e nxjerr nga rruga

16 Qershor 2012, 17:04Politika TEMA
Rrëzohet autobusi me aktivistët e Aleancës KuqeZi, fuoristrada e

Fati dhe pemët e bimësia e dendur kanë ndihmuar të rinjtë e Aleancës KuqeZi të shpëtojnë nga aksidenti në një aks shumë të rrezikshëm. Një makinë Range Rover ka provokuar daljen e tyre nga rruga. Policia thotë se është vënë në ndjekje të makinës

 

Rreth orës 16:45 minuta, në redaksitë e Tiranës kishte mbërritur lajmi se një autobus kishte rënë në Elbasan. Lajmi i befasoi të gjithë. Sërish një autobus në greminë, sërish nga Elbasani. Të gjithë kishin në mendje ngjarjen e rëndë të Himarës, kur një autobus me targa të Elbasanit doli nga rruga duke rënë në humnerë e duke vrarë 13 persona.

Por shumë shpejt u bë e ditur se nuk kishte viktima. Në autobus ishin mbi 30 persona, të cilët kishin marrë plagë të lehta. Vetëm dy pasagjerë kishin marrë plagë më të rënda, por pa problem për jetën e tyre.

Pasagjerët e autobusit ishin të gjithë aktivistë të Aleancës KuqeZi, të cilët po ktheheshin nga Tirana në drejtim të Librazhdit, pasi kishin festuan në Tiranë kongresin e tyre të parë. Fakti që një makinë fuoristradë i kishte ndërprerë rrugën autobusit duke e goditur së paku dy herë, ngriti menjëherë disa dyshime. Policia tha se është vënë në ndjekje të makinës që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që bimët dhe pemët në vendin ku u rrëzua autobusi bënë që ngjarja të mos kishte pasoja katastrofike.

 

Ngjarja

Autobusi doli nga rruga në Qafën e Krrabës, në vendin e quajtur Qershitë. Për pasojë, 29 persona kërkuan mjekim, 8 nga të cilët kanë pësuar dëmtime dhe dy prej tyre janë në gjendje serioze. Ata janë Artan Kojku dhe Pranvera Dollaku, të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital për mjekim. Në vendin e ngjarjes, në një zonë 30 metra poshtë rrugës nacionale, ka mbërritur me urgjencë edhe një helikopter për të transportuar personat që ishin më rëndë.

Burime pranë Aleancës KuqeZi konfirmuan se një fuoristradë e dyshimtë i ka prerë rruëen autobusit dhe ka shkaktuar rrëzimin e tij. Drejtuesit e Aleancës KuqeZi dyshojne për provokim, i cili ka pasur përfundim fatal. Burime të policisë bëjnë të ditur se një mjet tip Range Rover, me targa të Tiranës, i ka prerë rrugën autobusit, i cili në tentativë për të shmangur përplasjen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Mjeti me shpejtësi, gjatë parakalimit ka goditur shkarazi në anën e majtë autobusin dhe më pas ka humbur kontrollin dhe ka ndalur diagonal në shtratin e rrugës.

Drejtuesi i autobusit, në përpjekje për të shmangur goditjen fatale me mjetin tjetër ka devijuar dhe frenuar, por jo mjaftueshëm dhe për pasojë autobusi ka dalë nga rruga.

“Autobusi po shkonte nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Makina ishte ose “Range Rover”, ose “Land Rover”. Në momentin që autobusi po dilte nga rruga, makina i ka rënë pak mbrapa. Shoferi devijoi, ai bëri për ta parakaluar, e goditi dhe autobusi doli nga rruga. Tetë vetë u plagosën rëndë”, tregon Edmond Kurti, që udhëtonte në autobus.

Policia menjëherë pas marrjes së dëshmive u vu në kërkim të mjetit që provokoi këtë aksident, që për pak u kthye në një ngjarje fatale. Dëmtimi është amortizuar nga pemët dhe vegjetacioni i dendur që ndodhet në këtë zonë.

“Duke u kthyer ishte një kthesë, një “Range Rover” e zezë na bëri parakalim, i ra gomës së parë të autobusit dhe pastaj ai ra poshtë, duke bërë 3-4 rrokullisje”, rrëfen nga spitali pasagjerja e plagosur Pranvera Sollaku.

Mjekët kanë kontrolluar të gjithë pasagjerët e autobusit sapo ata mbërritën me mjete të ndryshme dhe autoambulanca. “Në spitalin tonë kanë ardhur 29 persona. Ata kishin dëmtime të lehta, vetëm dy raste paraqesin probleme, që mund të kenë të bëjnë me trauma ose hemorragji. Por të tëra rastet nuk përbëjnë problem për jetën”, ka sqaruar kirurgu Behar Gjevori.

Mes të lënduarve është edhe kryetari i Aleancës Kuq e Zi për Librazhdin, Fatmir Drazhda, i cili në një komunikim telefonik me NEWS24 bëri të ditur se aktivistët nuk kanë dëmtime serioze, por vetëm gërvishtje të vogla.

“Aktualisht ndodhemi në kirurgjinë e Elbasanit. Kemi marrë dëmtime të lehta. Nuk ka persona në gjendje të rëndë”, deklaroi Drazhda.

Policia e Tiranës bëri të ditur se në autobusin me targë LB 3156 A, udhëtonin rreth 35 persona.

“Drejtues i mjetit shtetasi Mitat Servet Biçaku zotëron leje drejtimi të grupit “D”, të marrë më 12.10.1999. Në këtë aks rrugor, në të dy hyrjet e tij, nuk ka tabela që kushtëzojnë lëvizjen e këtyre lloji mjetesh,” bëri të ditur policia.

 

 

Të plagosurit

Altin Alla

Artan Kojku

Taulant Muca

Dritan Bozhiqi

Fatmir Brazhda (kryetari i Aleancës Kuq e Zi për Librazhdin)

Florian Shkurti

Medin Hysa

Olsi Ozuni

Pranvera Sollaku

24 komente në “Rrëzohet autobusi me aktivistët e Aleancës KuqeZi, fuoristrada e nxjerr nga rruga”

  1. zenel says:

    Nuk eshte e vertete :Opinionistet pdiste thone se nuk do kete aksidente se qeveria ka marre masat e duhura. Do ishte mire te mbylleshin televizionet dhe gazetet e pavarura ,per mos te merrnim lajme te keqija dhe keshte qeveria,policia rrugore,organet e kontrollit,autoshkollat do ishin me te mirat ne bote ,duke u reklamuar vetem nga televizioni qeveritar TVSH.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Ti me lart je shoku zenel i Respublikas me duket!!!
      Mirseerdhe ne katunin tone ?

  2. Ben Chicago says:

    Hajde degjo militantet komuniste tani,jo e ka fajin Saliu,qe Kerraba eshte me kthesa,jo pse eshte rruga e ngushte,para 10 ditesh ulerinin pse po ben tunelin dhe pse po anashkalon Krraben,,,Nuk duam tunelin ulerinin, sic ulerini per rrugen e kombit,megjse vete ndertuan vetem burgje e kampe perqendrimi per 45 vjet,dhe vetem vodhen,dhe nuk ben as 1 km rruge gjate 97-05.

    1. ilir says:

      Ku je mor ben ALPINI ku je.Kur ke msu me shkrujt or taj…

    2. 1444 says:

      o i mjere o gomar…

    3. O PALLE Chigago,keshtu do flasesh po e pe shqiperin me syt e qime si te sali kadavres

    4. ilirTirane says:

      o injorant, hajde shiko ketu situaten pastaj shkruaj brockulla.SRB(sali ram berisha) eshte tradhtari dhe krimineli me madh qe ka pjelle ky vend.

    5. genti says:

      O Ben ‘Qikagoja’,po jan djemt e ketij vendi,more qe t’u rrexoft avioni kur te marresh ndonjehere fluturimin per Shqiperi,pleh.

    6. emigrantet nuk jane te mirepritur says:

      qe truri yt ka nje by-pass me zorren e trashe e dime te gjithe ketu …idiot

  3. loni says:

    ishalla nuk ka viktima,,se te tjerat rregullohen,,ti komentues turkari me lart,,ishalla e pesojne ata kalamajte e tu apo pjestaret e familjes tende nje vdekje te eger,,qe mos te shkruash here tjeter ter ironi,,mor klysh kurve

  4. raimondi says:

    Do zoti mos kete viktima !

    Ju uroj sherim te shpejte te plagosurve

  5. hajriu says:

    Ishalla nuk ka viktima dhe te plagosur rende .

  6. toni says:

    Nese ka qene land rover qe i ka prere rrugen kjo eshte vrasje me dashje,pasi makina te tilla dihet se kush ka ne shqiperi,uroj mos te kete te vdekur.flm

  7. Emigranti_UK says:

    Sherim te shpejte te gjitheve dhe kujdes shoke se rregjimi i Berishes ju vret ne menyra te ndryshme nqs perpiqeni me u be opozite.
    Diktatori serb nuk njeh meshire per popullin shqiptare

  8. Cakalli7 says:

    se mos ra gazi-spahiu mor amon se do e lere neoosmanizmen ne xhade

  9. turi says:

    O beno ik se u ben qoftet, nxirri nga furra dhe pastaj laj pjatat te ai lokali morr qe punon. Mos u merr me politik lali se eshte sport i rend per ty, duhet iq mbi 100

  10. Gazi says:

    Dua ta di!

    Autobuzi ishe ne ngjitje apo zbritje! Me sa shpejtesi ka qen!

    Dreqi ta haj, po ky ca shoferi ka qen qe se mbaka mendjen ne timon (ke mbi 30 vete larte) Anglest thone: SAFETY FIRST

    Nuk eshe cudi qe shoferi te ket qen demokrat dhe e ka ble Saliu!

    Patjeter qe Land Roveri ka pas dore ketu!

    Do zoti mos kete viktima dhe i uroj sherim te shpejte te plagosurve

    1. raimondi says:

      Ne fakt ashtu eshte –Po ca shoferi paska qene ky i autobuzit ?

      –Makinat e medha edhe kur goditen nuk duhet te devijojne , por te ecin drejt
      –Se nqs devijon makina e madhe , ajo humbet ekuilibrin dhe rokulliset

      1. avdiu says:

        qenkeni te dy #ara.

  11. emine says:

    Pupupupu femijet e shkrete qe duan te bejne nje ndryshim ne jeten e tyre! Te shkretet baballare qe lane familjet per te votuar ne kongres! Mjere ne ku po jetojme! Shpresoj mos te kete viktima!

  12. SKENDER BEU I VJETER says:

    FAJIN NUK E KA SALIU POR NISHANI QE U NGRIT NE PERGJEGJESI DHE SE KA DORZUAR DETYREN E MINISTRIT TE BRENDSHEM.FORISTRADA E ZEZE ME PERPARA ESHTE PARE NE AFERSI TE GARDES SE REPUBLIKES KU KA MARE UDHEZIME SI TE PRESE NE KETHESE DHE TE GODASE MJETIN NE PARAKALIM NE GOMA ETIJ PER TA HEDHUR NE GREMINE.ESHTE PERSHENDETJE E SALIUT PER KONGRESIN EALEANCES KUQ E ZI DHE TREGON SA SHUME E DO FLAMURIN DUKE E SHNDRY SHQIPEN E ZEZE ME SHQIPONJEN E VERDHE SERBE.DO DEGJOJME TE TJERA KOBE TANI QE KEMI KRYEMINISTRIN DHE PRESIDENTIN ME GJAK TE SHNDRUAR NGA I KUQI NE BLU.

  13. enh says:

    nuk i nxjer rruga,i nxjer koha,jane bersi te koherave,moderne,nadiri i historise,turpi i shekujve,qe me gjithe zhvillimin e shoqerise,keta bastarde nuk ndryshojne,i thone vini veshin te e tanishmja,de dituria,tek ajo qe shkollatr e kane prure afer zeros,cdo sekonde dicka e re reklamohet,dhe keta kopile te sulltaneve,nuk din,,ckerkojne,mos ndonje moter e tyre cderohet cdo dite ne perendim,perse kaq mllef,perse kaq urejtje per ata qe u riten,si te njejte midis tyre,perse frikohen nga te tjre,kur vete keta palaco,si personi ne fjale u riten midis atyre si te njejte e te barabarte,e jetuan realitetin me mire se cdo njeri,nuk i beri njeri te keq,perse felliqesira te tilla zgjedhin shantazhin dhe radikalizmin ekstrem,si ka mundesi musmuulla te tilla kane edhe diploma edhe ofiqe,realisht dine me ke lozin,ne rast se atyre,i ka mare mendja ere dhe fluturojne me pr… ne b..e,te behen gati ne rast se i pelqen,te njejten gje pesuan edhe trojanet,as ata e dinin se kalin e trojes do e shkruante historia,dhe historine i pari e shkroi herodoti dhe ai ishte grek,mos valle historia riperteritet,ate e dine vetem engjejt,dhe perseri ata jane greke,sme besoni,fjalet e fundit tge perendise ishin ne gjuhen greke,llama llama savahthani,dmth,ate perse me le per diten e fundit,ne greqishtten e vjeter,ose sot,perse ate me harove,si thoni djema,si babai kupton greqisht,realiteti eshte me ta,mbreter te te gjithe qaiejve dhe shpejt edhe mbreter te kesaj toke,nuk eshte mbi ju,kush nuk e do do te vihet i pari mbi shkarpat e drurit ne zjarr,tek,ju eshte vetem nje rruge,dhe e dini se vjen shpejt,ju pelqen rruga e tyre,miresetevini,ne rast te kundert kot qe roni,eshte si filmi.qe xhiron,pritet dhe e hedhin ne skupira perhere.

  14. gallata says:

    Policia e shtetit te kontrolloje urgjentisht te gjithe Land-Range Rover qe jane te regjistruar ne Tirane ,e te beje kontroll fizik te mjeteve nese do te zbardhe te verteten.

  15. Sala Sala e ka vene fuoristraden per ti goditur se e ka shume qef aleancen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje