Kreu i grupit të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, tha se ata ende nuk kanë marrë një përgjigje nga kryebashkiaku Basha për masakrën në Parkun Kombëtar. Dalipi tha se Basha duhet të sqarojë nëse aty do ndërtohen pallate apo jo.
“Sikurse ju e dini përpara dy ditësh me cilësinë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës i kemi kërkuar Kryetari të Bashkisë zotit Lulzim Basha të bëjë transparencë në lidhje me veprimet që po kryen në Parkun Kombëtar të Kryeqytetit. Ende nuk kemi marrë një përgjigje nga kryetari i bashkisë përveç njoftimeve për shtyp që nuk thonë asgjë dhe nuk bëjnë transparencë përballë qytetarëve. E kemi shprehur që ka një shqetësim shumë të madh përveçse të qytetarëve, edhe të organizatave ambientaliste, edhe të shoqërisë civile në lidhje me këtë veprim që po kryhet në Parkun Kombëtar të Tiranës,” tha Dalipi.
“Natyrisht, ne jemi të shqetësuar sepse Bashkia e Tiranës vazhdon të heshtë. Në këtë çështje nuk ka asnjë konflikt politik, por vetëm një interes qytetar dhe interesi qytetar është që të njihen me çdo projekt në territorin ku ata banojnë dhe territorin ku ata jetojnë. Nuk kemi ende nga Bashkia e Tiranës një përgjigje për këtë gjë. Ne e dimë që në një Park Kombëtar është shumë e vështirë të ndërhyhet pa pasur një vendimmarrje të rëndësishme të cilat i mbrojnë këto parqe pa pasur një vendimmarrje dhe nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Ende nuk kemi asnjë përgjigje në lidhje me këtë çështje. Ne gjithashtu jemi shumë të shqetësuar sepse nuk dimë ende se çfarë do të kryhet e çfarë do të ndodhë në territorin e Parkut Kombëtar që tashmë është shkatërruar. Thuhet se do të bëhet një rrugë, nuk e kemi projektin e rrugës. Por, ne nuk dimë dhe më tej se çfarë do të ndodhë aty. A do të ngrihen pallate? A do të ketë interesa të dyshimta pas tyre? Apo do të ketë veprime të cilat janë në interes të qytetarëve? Për këtë arsye ne jemi të shqetësuar dhe mbështesim sot zërin e qytetarëve dhe zërin e organizatave të shoqërisë civile dhe ambientaliste të cilat me forcë po vazhdojnë të kërkojnë një përgjigje por në këmbim marrin vetëm heshtje dhe akuza politike,” vijoi Dalipi.
Prej kohësh opinioni publik po kërkon të mësojë se përse po bëhet ajo masakër, e cila nuk justifikohet vetëm me faktin se do bëhet një rrugë, pasi hapësira e masakruar është më e madhe.
“Ne nuk mund të lejojmë në qytetin ku jetojmë që për interesa të grupeve të caktuara të vazhdojnë projekte të cilat nuk kanë lidhje apo nuk u shërbejnë qytetarëve të Tiranës, po vetëm interesave të këtyre grupeve të cilat ne i konsiderojmë të errëta për sa kohë nuk ka transparencë. Ky është shqetësimi ynë dhe ne i kërkojmë në mënyrë urgjente dhe një herë kryetarit të bashkisë të dalë përpara qytetarëve sikurse nuk përton për të bërë publike maketet e tij të famshme, të tregojë projektin përkatës. Të tregojë çfarë do të ndodhë në territorin që tashmë është shkatërruar të Parkut Kombëtar të Kryeqytetit. Qytetarët presin përgjigje nga zoti Basha,” tha Dalipi.
pas lulit si cdo grabitje qe po i behet shqiperis qendron xeni gita dhe rrodhet e pushtetit rrahman droga ulaj pallati zamir pordha etj
Cuna ku po i shifni neshjet ju? Nuk ju kom pa ke rruga “Kjoskat e Kunotit”. Mos leni nom se osht cun tirone nga katunet e kurveleshit dhe ka nevoj per pare me bo pallatet ne Vlon.
Shifena sone ne dark atje. Un jom ke birra tirona si tirons origjinol si jom. Mos na fulliqni sone ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/rruga-kioskat-e-kunatit.html
Aldrin Dalipi…eshte shume me kollaj te flasesh kur je ne opozite se sa ne pozite..
Nuk te degjuam nje here te vetme te dilje kundra nje vendimi te Bashkise kur Rama ishte kryetar, dhe pse Tirana u betonizua si kurre me pare..!!
Sa e pacipe qe je. Ngelet duke kurvellitur kundra Rames, ne nje kohe qe betonizimin e Tiranes e ka bere KKRT, qe ju e keni patur nen kontroll per 12 vjet, dhe e keni akoma.
Qamilo..
Kam 22 vite qe nuk jetoj ne Shqiperi, sa here qe kthehem ne Tirane, ku kam lindur dhe jam ritur, kam konstatuar qe çdo shesh u be pallat.
Personi qe ka qene ne krye te bashkiseper me shume se 9 vite, ka qene Edi Rama.
KKRT-ja per informacionin tend u vendos nga Sali Berisha, dhe kjo prej vitit 2006 mos gaboj.
Ti thua qe betonizimi i Tiranes filloi pas vitit 2006 !?
Problemi eshte se shkoj per vit e disa here ne vit ne Tirane, prej vitesh,keshtu qe mund te te jap me dhjetra apo qindra raste betonizimesh qe kane filluar perpara 2006-es.
Per sa i perket faktit jam apo jo e pacipe kjo nuk mendoj se intereson njeri ketu, pasi jam thjesht nje anonime, pra mendimi im nuk ndryshon jeten e njerezve, ndersa ai i Rames po.
A te kujtohet si i thashe une Edvinit ne 2005 nga foltoria e Parlamentit.
“Zoteri, ti po ankohesh se une te kam bllokue dhe se lejet i komandoje une. Po, jo more zoteri. Ik ankohu tek Partia jote. Une me ligjet qe ka ba ish-kryetari juej po punoj”.
Keshtu pra bija ime sikurse ta sqarove pak me pare. KKKRRRT e shpiku Tos Mjekra me e kontrollue vete betonin. Klas ka qene ai Tosi me i ba t’vetet lesh.
Nigjo bije, ja ku po ta them un tye, por kjo asht sekret vetem per ty. Miletit do i thush qe e ka bo Edvin Palloshi. Ate punen e betonit e kam nis une me trimat qe sollem prej malesie. Masandej e vazhdoi Berti im. Kur i erdhi radha Edvin palloshit me u Kryetar, Berti me Tosin tu hanger levrek ne nje restorant e poqen edhe taven e madhe te Tiranes. Berti para se te ikte do firmoste nje mal me leje betoni dhe Nano do i mbronte ato kur te ndertoheshin ne te ardhmen.
Kur erdhi Ervini, Tirana shpertheu ne valen e dyte te betonit me lejet e Bertit dhe me bekimin e Nanos qe ato te beheshin 2 fish me te medhaja se lejet e Bertit. Edvini filloj te bonte gam-gam, kur Tosi ja futi, ja hoqiedhe kompetencat qe kishte Berti duke ja fut me KKKRRRRT qe e komandonte vet. Kur Edvini kerkoi Policine ndertimore ta merrte Bashkia, Nano i dha prasin. Kur Palloshi donte me prish nja 2 kulla pa leje, ja futi Tosi me vendim Gjykate: “Ndertimet pa leje nuk jane kompetence e Bashkise”.
Pastaj erdhi ferri i vertete. Ti kem leshu Komunat rreth Tiranes me e myt fare qytetin une, pastaj Shaban Memine me legalizu non stop gjithe ndertimet ilegale (sa shume qe ishin mor jahu), ene ja bona KKKRRRT ma zi se Nano. E bllokova edhe ne Keshill Bashkiak qe mos bonte dot plan rregullues. Nuk e lashe me bo as parkingje, as rruge (se nuk i jepja shpronsime).
Tani kam Lulin tat ylli babit, qe do veje qershine mbi torte dhe do i dhjese gjithe gjerat e mira qe arriti me bo Edvin Palloshi.
Si duket ka ndryshuar edhe PD, bashke me Shqiperine. Nuk ndertojme me kioska anes lumit madheshtor te Tiranes, sepse do binte ne sy, por po ndertojme kioska rreth e rrotur parkut te gjelber te Tiranes, Nuk ka lezet nje metropol si tirana, pa nje park hale.
A nuk e mbani mend qe edhe parku Rinia, perballe hotel Dajtit u be nje hale e madhe, ku shurronin ata qe nuk mund ta bejne shurren vecse prane ndonje shkurreje ose ne ndonje trung peme. Ashtu e shenojme sinorin e tokes se xanum.
Rrnofte kryspurdhjaku i bashkesise se kafsheve te Tiranes. Poshte Aldrin Dalipi qe fut shkopinj ne rrota. Rrofte rrota e bashkise dhe ato qe futim ne xhep. Pemet jane shfaqe e huaj. Edhe evropa nuk na do me peme, na do neper peme.
Kjoska? Ha, ha, ha! Ata po bohen gati per pallate te parku i liqenit, cfare kjoskash! Keni ngel mbrapa.
Ne asnje vend te botes (perfshi dhe boten etrete) nuk ndodh shkaterimi iparkut kombetar.Dhe per me teper do te futet ne europe Albania.Per nje ndertese i pret oksigjenin gjithe kryeqytetit.
ne JERAKA TE ATHINES ne vitine 2005-6 nje grua 85 vjece preu nje deg pishe e kapen dhe e denuane nje vite e gjysem ne tirane luli prete parkune kombetare dhe si jepe llogari ase kujte nga keta zotrijte e drejtesis ka ndonjeripake patriotizem qe te dal kunder ketyre kusarve dhe le te ike nga puna
Vetem Demonet kane interes………………..