Pse nuk flet edhe për Zharrëzën zoti kryeministër?

18 Qershor 2012, 11:42Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Fier, ku mori pjesë në inaugurimin e linjës së tensionit të lartë 220 kv Tiranë-Elbasan-Fier.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka theksuar sërish se prioritet për qeverinë mbetet energjia e rinovueshme, ndërsa ka sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se ai është kundër projekteve të mëdha për zhvillimin e vendit

“Energjia e rinovueshme e pastër dhe e shëndetshme. Kjo platformë nuk gjen mbështetje nga opozita. Sekretari i Edi Ramës dhe vetë ai janë shprehur kundër projekteve të mëdha. Por ne do të vijojmë me zhvillimin e vendit. Ne, ujin erën, diellin do t`i shndërrojmë në vlera për Shqipërinë një superfuqi energjetike”, tha Berisha.

Por kryeministri ka kohë që e ka humbur kontaktin me realitetin e vendit të tij. Edhe pse ishte në Fier, ai nuk foli për një ngjarje të rëndë, që ka në qendër qytetarët e vendit të tij dhe një firmë të huaj. Bëhet fjalë për protestat e banorëve të Zharrëzës kundër firmës Bankers Petroleum. Policia ka arrestuar dy banorë të fshatit Sharrëz dhe thotë se 12 të tjerë do hetohen në gjendje të lirë.

Banorët, të irrituar nga fakti se disa shpërthime po u shkatërrojnë shtëpitë, fajësojnë kompaninë Bankers Petroleum se po bën shpërthime. Departamenti i Sizmiologjisë në Tiranë thotë se kanë qenë tërmete, kurse banorët thonë se kanë qenë shpërthime.

Të irrituar, të dielën në mëngjes banorët dolën nga shtëpitë e tyre dhe iu drejtuan rrugës nacionale Fier- Berat, për të protestuar. Më pas sulmuan depozitat e dekantimit të naftës, të cilat ndodhen në anë të kësaj rruge, ku kanë hapur rubinetet e 12 depozitave me kapacitet 30 metër kub për secilën, duke derdhur një sasi të konsiderueshme nafte në tokë.

Drejtori i përgjithshëm i “Bankers Petrolium”, Leonidha Çobo ka thënë për mediat se janë derdhur 1000 tonë naftë dhe se dëmi ekonomik që i është shkaktuar kompanisë nga derdhja e depozitave të naftës, llogaritet në 1 milionë dollarë. Ai sqaroi për gazetën Shqip se vetëm vlera e naftës së derdhur llogaritet në rreth 300 mijë dollarë, ndërkohë që operacioni për pastrimin kërkon 100 mijë dollarë. Ndërsa duhet dhe një javë për të rivënë në punë puset e naftës që prodhojnë rreth 100 tonë naftë në ditë.

Veç dëmit ekonomik që i është shkaktuar kompanisë, nafta ka shkaktuar dhe ndotje të madhe të tokës bujqësore përreth, madje dhe vetë protestuesit kanë shfaqur dobësi fizike për shkak të gazrave toksikë të çliruara në ajër pas derdhjes së naftës bruto.

15 komente në “Pse nuk flet edhe për Zharrëzën zoti kryeministër?”

  1. Genti says:

    Mire Zhareza, po eshte rasti te permendet edhe bllokimi i interkonjeksionit me Kosoven

    1. Qyteti Stalin says:

      Plasi ne Kucove!!! Keto jane shenja, por nderkohe duhet te plasi edhe ndonje gje tjeter!

  2. emigranti says:

    po mire ne zharres bie termete po ne kallme qe ka 4-5 muaj qe jane plasaritur shtepite nga shperthimet nentokesore por populli yne eshte me frikacak ne bote arreston 2 vete dhe ne trembemi nga nje hajdut qe ne zonat e naftes nuk jetohet nga era e gazit e di ai zagar apo ne helmohemi dhe ata vjelin prodhimin e naftes dhe nenproduktet e saj te gatshme se ajo firme as kerkime beri (igjeti gati)as cpime as toka bleu vetem vjelin po mire na e bejne se e dine shume mire cfare popull frikacak qe jemi ishalla te jesh mire sali berisha por nuk te uroj te njejten gje per femijet e tu ishalla nje kancer sa me shpejte ti kape dhe ti ti shikosh kur te dergjen o tradhetar (I SHITUR)

  3. nuk munem me shkue , JAM tu inagurue banjot publike ne shkoder.

  4. shqiptar says:

    turp per gazeten tuaj qe lexohet.perkrahni terorristet e zones ne fjale.Sipas jush mire kane bere qe kane derdhur depozitat.Po ku ka poshtersi me te madhe se kaq.Po nuk u denuan fajtoret fajet i ka qeveria.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      O pellazg..Ata banoret aty jane lind e rrit..Kur te jetosh aty, i papune, nderkohe qe dridhet toka nga thithjet dhe fryrjet teknike (“jet pressure” qe eshte menyre qe thyen koret e tokes si levozhga portokalli dhe nje menyre shfrytezuese qe te thithesh nafte sa me shpejt) per nxerrjen e naftes dhe shef tavanin mos te zere me familjen tende brenda, pastaj fol per poshtersi…Injorant…

  5. hugo says:

    100 tone ne diteja llogariteni pake sa fiton kompania sa berisha dhe sa shteti o popull votoni salen se i duhete dhe nje 4 vjecar qe te mose lere me as edhe nje gje kombetare se per privatete zbehete fjale fare i mere me sy mbyllure

  6. Liria says:

    I folte prifti dhe hoxha ne maje te kokes ketij felliqesire ,ketij hajduti ketij vrasesi ketij krimineli, ketij bastardi o pppppoooopppuuulllll i mjereeeeeee.
    Nje i cmendur qe tere inferioritetin nga origjina QE VJEN E TREGON ME NJE AROGANCE TE PA SHOQ. ROFSH DHE VOFSH O DJALL ME FYTYRE NJERIU QE KE NJE EMER Sali gomari prej Vicidoli.Mos i gezofshi te gjitha pasurite qe disponon Argita femer me pamje prej burri dhe Zeni me pamje prej Goce .. Harram ne breza mos ja ndjefshi gezimin asaj pareje o bastarde qe ngritet lumturine mbi ftkeqesine e nje kombi . O Poshtersire o maskarenj , o felliqesira.

  7. Myzeqari says:

    Degjo ketu ti “Shqiptari” ti nuk je shqiptar qe mbrone Saliun, por je serb se nuk ka shqiptar qe e mbrone Saliun. Ti nuk e di ne cfare kushtesh jetojne ata te Zharrezes se po ta dije do kishe shkuar ne te semes ti dhe Saliu bashke me ty. Prandaj rri rehat se do te zere mallkimi i atyre fshatareve dhe nuk e di ku do te shkoshe o lepires bythe, o vemje…..

  8. Po eshte normale, kure flitet per pare, ose ku meret pare e madhe te gjithe falen para saj, dhe kure shikojne popullin ne sy nuke u vjen hic keq, dhe ska perse tju vij keq ketyre (njerezve) te pa shpitr, sepse nuke kane zemer, por vecse xhepa te thelle qe as zoti se di se ku mbarone thellesija, ndersa ne evrop nje grop te hapesh jashte orarit te lejuar te fusin brenda pa asnje koment, ndersa ne zharrez duhet te futet zharreza ne grop qe qeverija te ndaloj bankers, nuk doja ta shprehja , sepse jam krenar qe jam nga zharreza, por me vjen keq qe po riperseritet nje gerdec i dyte.

  9. SKENDER BEU I VJETER says:

    LEONIDHA COBO GENJEN KUR THOTE DEMI ISHTE 1000 TON NAFTE.DEMI NUK KA QENE AS 100 TON NAFTE.POR DUHET TE GENJEJE PER TE KERKUAR CDEMTIM ME TE MADH DHE NGA ANA TJETER TI KRIJOHET MUNDESIA QE DIFERENCEN E SHITJES 900 TON NAFTE SI EURO TA PERVETESOJE DHE FUTE NE XHEP.KESHTU E KEMI ME MIRE ME KOMPANINE ,ME GJYKATEN,DHE ME XHEPIN .HEEE HARUAM DHE QEVERINE QE DO MARE PJESEN DHE NGA NJE KORUPSION ME SHUME.DONI ME PER MAFIEN E NAFTES NE FIER???

    1. sindi says:

      zoti ” skender beu i veter ” ju nuk mund te flisni kot kur nuk dini gje . une e di shume mire se z.leonitha cobo nuk e ben ate gje qe ju mendoni sepse nuk ka nevoj per para , dhe nuk ben gjera te pista sic bejne persona te tjere , keto qe kam shkruajtur nuk i them kot sepse une e njoh shume mire z.leonitha cobo si ne pune ashtu edhe ne jeten personale te tij.faleminderit..

  10. ish Naftetari says:

    Sa vjen e forcohet bindja se shteti luan nje loje teper te rende se bashku me kompanine “Bankers” petroleum,Kjo duket qarte sepse Kryeministri hesht per nje problem qe per mendimin tim eshte teper me i rrezikshem se Gerdeci ,ai mund te sjelle pasoja katastrofike ne se nuk vleresohet dhe studiohet .Populli i Zharrezes dhe i gjithe Fierit ,Rroskovecit ,Patosit duhet te ngreje zerin me qellim sensibilizimin e plote te qeverise dhe instancave shkencore per te vleresuar realisht situaten.Edhe qendra sizmologjike ne se thote se jane termete une ju them atyre me kompetence te plote se nuk ka termete natyrale ne thellesite 2000 m ku rreth saj jane te shtesuara te gjitha objektet produktive te Marinzave te shfrytezuara prej vitit 1956 e deri sot Termetet jane per shkak te sforcimeve te krijuara nga levizja e pllakave dhe prishjet e thella tektonike ,ne rastin konkret nuk kemi te bejme aspak me nje fenomen natyror ,perkundrazi ai eshte nje fenomen qe shkaktohet nga njeriu dje ,sot dhe neser, dhe pasojat rrezikojne edhe jete njerezish fakti i perseritjes se tyre brenda pak koheve dhe ne te njejten zone ku jane vertetuar kaverna edhe pas zbulimit te V.B. Marinez ne viitn 1956 eshte teper domethenes dhe duhet te perbeje shqetesim te madh per vete kompanine ,por ne veçanti per qeverine te ciles populli i eshte “besuar”
    E perseris duhet bere bilanci material i nxjerrjes nga shtresat ,jo vetem sot por qysh kur eshte zbuluar V.B. Jane male me rere te nxjerra ne siperfaqe dhe miliona metra kub fluide nafte ,gaz dhe uje te cilat nuk jane nxjerre nga struktura solide e te qendrueshme por ne struktura naftembajtese te shkrifta ,ato kaverna behen shkak per shkeputje masive te shtresave te me siperme te cilat krijojne keto te ashtuquajtura termete Duhet bere rikonicion i imte ne te gjithe teritorin ,Pobrat ,Kutalli,Fier Shegan,Krutje Aredenice Libofshe e deri ne jugun e Fierit ,Plyk e Patos Kuqar per te siguruar qe nuk ka ndonje çfaqje ne siperfaqe kjo levizje masive ,Duhet te studiohet dhe te nxirrenn konkluzione nga dinamika e shfrytezimit te puseve ne shfrytezim ,mundesisht te behen edhe matje ne kohe reale per te bere krahasimet para dhe pas shembjeve masive ,ky studim duhet te behet edhe per etapat e shembjeve te mepareshme
    Studimi nuk duhet te udhehiqet nga kompania “Bankers” dhe duhet te hiqet çdo dyshim ne saktesine e informacionit dhe interpretimin .Kuptohet se ka nje fare kostue kjo pune por mendoj se eshte e domosdoshme ,behet fjale per jete njerezish dhe pasuri te banoreve por edhe te vete “Bankers” Ne se institucionet shteterore nuk e marrin persiper nje gje te tille ,pushteti lokal duhet te behet i gjalle dhe te marre situaten ne dore edhe ne Bashkite Fier ,Patos e Rroskovec por edhe Komunat qe mbulojne kete teritor.E perseris ,keto nuk jane termete qe shkaktohen nga forca te natyres ,keto jane shembje masive qe vijne si rezultat i shfrytezimit intensiv dhe shkrifshmerise se shtresave ranorike .Mund te mos jete edhe keshtu si mendoj une por mua kjo me tremb per gjithe zonen ,le ta thote studimi ndryshe por domosdoshmerisht duhet te studjohet fenomeni dhe nuk duhet te mbulohet me termin “TERMET ”
    Ne se do ti hidhni nje sy thjesht statistikave te raportuara ne shkalle boterore termete me epiqender ne 2000 m thellesi nuk mund te konceptohen te tille kur shoqerohen me shume fakte si te Marinezes te cilat te shtojne dyshimin dhe nuk behet aspak keq qe edhe te trembemi.

  11. John Tirana says:

    E nderuar Tema,
    Si nje gazete qe ka pesuar mbi kurriz demin nga invadori i prones, ne rastin tuaj nga invadori qeveri dhe ne rastin e kompanise Bankers nga invadori qytetare te keqkuptuar apo shkeles ligji, duhet te jene me sensibel per te qene ne krah te ligjit dhe te reflektoni faktet ashtu sic jane. Une mundohem te kuptoj veshtiresite e banoreve te Zharrezes ashtu sic kuptoj veshtiresite e shumices se shqiptareve te cilet jetojne ne varferi. Por rasti ne fjale eshte i paprecendente dhe vetem prish imazhin e shqiperise ne syte e investitoreve te huaj serioze. Ka raste kur investotire te huaj jane pergjegjes per ndotje apo mos respektimin e te drejtave te punetoreve dhe keto raste duehn denoncuar. Rasti i Bankers nuk eshte i tille dhe eshte nga te vetmit investotire model ne Shqiperi qe kontribon vazhdimisht ne komunitet duke perfshire edhe Zharrezen. Eshte ne nderin e gatezes tuaj dhe detyre ndaj lezuesvedhe admiruesve tuaj dhe ketu perfshij dhe veten time qe te keni me shume respekt per ne, per inteligjencen tone si lexues dhe te verteten. Vetem keshtu ju dhe te gjithe ata qe deshirojne ta ndryshojne lete vend do dallojme nga pala tjeter qe nuk ka respekt per te verteten, pronen dhe ligjin. me respekt,

  12. Lissus i vjetër says:

    -Dëgjuam krisma…
    -Kush ka dëgjuar krisma? Ti? Ti? Apo ti?
    Ja pra, që krisma nuk ka pasur. Edhe sikur të ketë pasur, ato mund të kenë qënë diku larg; luftë është dhe krisma mund të ketë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje