PS: “Prokuroria të hetojë prerjen e pemëve”. Bashkia: “PS të ndalë frymën e konfliktit”

15 Qershor 2012, 17:37Sociale TEMA

Këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar që të hetohet në lidhje me masakrën në Parkun Kombëtar të Tiranës. Përgjatë natës u zhdukën mbi 7 mijë metër katror pemë, ndërkohë që Bashkia nuk bëri asnjë njoftim. Këshilltarët socialistë thonë se Basha duhet të bëjë transparencë për këtë veprim, ndërkohë që në fushatë ka premtuar një qytet të gjelbër.

“Kemi një sensibilitet të madh, një shqetësim të qytetarëve të Tiranës dhe organizatave ambientaliste, në lidhje me masakrën që ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Liqenit në Tiranë, ku mijëra metra katrorë janë shkatërruar brenda një nate. Ne i kërkojmë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të dalë menjëherë publikisht, të bëjë transparencë dhe të shpjegojë mbi çfarë baze ligjore, mbi çfarë akti e ka marrë këtë vendim? Ku janë bazuar autoritetet e bashkisë së Tiranës, që kanë ndërhyrë dhe kanë kryer këtë veprim që për ne konsiderohet antiligjor? I kërkojmë Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet,” tha kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Kurse Bashkia reagoi duke thënë se PS duhet të ndalë frymën e konfliktit politik.

“Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka nisur punën për zgjerimin e kësaj rruge, një arterie e rëndësishme kombëtare.  Kjo rrugë, nga Fakulteti Ekonomik deri tek rreth – rrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7 km do të jetë me 6 korsi 2x8m, me trafikndarëse prej 1.5 m, ku është parashikuar dhe gjelbërim, si dhe me trotuare në të dy anët e rrugës. Gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe interesat e qytetarëve. I bëjmë thirrje PS, të ndalë frymën e konfliktit politik dhe të orientohet drejt interesit të qytetarëve të Tiranës  dhe mbarë shqiptarëve që përdorin infrastrukturën e kryeqytetit.”

14 komente në “PS: “Prokuroria të hetojë prerjen e pemëve”. Bashkia: “PS të ndalë frymën e konfliktit””

  1. fule.gov.al says:

    Nga masakra ne tjeter forme masakre normale per keta

  2. Ben Chicago says:

    do ti presim te gjithe pemet qe jane mbjelle para nesh nga te kuqte

    1. wert says:

      Ta kam thene edhe njehere, ty te jane trashur trute me saturated fats, qe ha neper fastfood-et e Chicagos.

      Shko e luaj Play Station me mire.

    2. Bbb says:

      Sa shume kujdesen “junky” of Chicago per pemet e Tiranes…

    3. fieraku says:

      ORE BYRAZER ME DUKET SE TI NUK MBUSH FARE, QENKE FTOHUR NE BYTH ME DUKET, VER NJE QOROMIDHE TE NXEHT SE MBASE TE BENE MIRE PER SHENDETIN,

  3. hajriu says:

    O Basha , po ç’konflikt thua o logje me syze . Keta jane te paimagjinueshem , keta i kap mat (me hell mrena) dhe thone fajtor je ti qe me shikon ….?????!!!????!!!!????

  4. peci luku says:

    PO SI SDOLI NJE BURRE TA FSHINTE PER GRYKE LULEZIM LESHIN E TA CONTE NE SHARRE

  5. mergimtari says:

    Vazhdon triumfi i vikingeve me vandalizma shpellaresh , vaj me det atdheu im , qyteti im ilndjes Tirana po shperfytyrohen dite pas dite po na bejne zemren plage egersirat te zbriturit nga lartesite 2000 metershe , na ishte njehere nje qytet me gjelberim , na ishte se s eshte me , çfare kriminelesh e populluan ate vend ,sa turp dhe krim ,njerez drite shkurter qe nuk mendojne per te ardhmen e femijeve te tyre se nje pjese nga ne e ka gjetur rruge zgjidhjen . Paris

  6. Tirana e GJELBERUAR says:

    TIRANA MODERRNE TA GEZOJE KRYEBASHKIAKUN E GJELBERIMIT. Per Zotin Dalipi mjaft me konferenca shko ne Prokurori e beje Kallezimin.

  7. martin says:

    A ju t PS jeni te marum fare. Nuk shikoni faktin qe ajo rruge behet me taxat e qytetareve dhe i sherben Sandrit dhe Zamirit qe te shkojne me shpejt te vilat qe po ndertojne dhe ne TEG. Dhe nuk ndertohen rruget e Tiranes jane bere gjith gropa. Kto gjera t shofin keto se nuk ka me mire se te ndertohen rruge se kemi ngel akoma me rruget qe ka bere Envri.

  8. Treviso says:

    O Lul Basha, O kukulla e saliut, O vrasesi i shqiptarve.Parku nacional i Tiranes nuk eshte vetem i bashkise se Tiranes por i te gjithe Shqiperise. Me ate park nuk duhet te beje si te doje lulushi. Me ate qe ka bere duhet ti pergjigjrt prokurorise dhe pse nuk funksionon mire.

  9. bobi says:

    Robi qe erdhi ne emer te luftes kunder betonit nuk ja ka idene se cfare domethone qytet!
    I ka hy parkut vllai pa asi leter. “Po bojm i rrug per t’miren e qytetareve” thote. “Mos krijoni konflikte, na lewni t’punojm pa letra”.
    Ti gzojm parqet e Tirones!!!

  10. ERA says:

    LULUSHI E KA APARTAMENTIN NE HOLLANDE , S I PLAS PER TIRANEN. MADJE E URREN SE I DUKET SI LOPE E EGER QE E MJEL PAKSA ME VESHTIRESI .S KA KALLO NE DUAR KY NJERI , ESHTE I FRIKSHEMM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje