Mazhoranca do zbusë moratoriumin anti-skaf. Topalli: Jam avokate e opozitës, por ju s'e kuptoni këtë

14 Qershor 2012, 11:52Sociale TEMA
Mazhoranca do zbusë moratoriumin anti-skaf. Topalli: Jam avokate e

(E PERDITESUAR)- Mazhoranca duket se ka vendosur të bëjë ndryshime në moratoriumin ndaj mjeteve lundruese. Mësohet se deputetët e PD do të propozojnë amendime për ligjin, edhe pse kryeministri Sali Berisha u shpreh në mënyrë kategorike kundër heqjes së moratoriumit. Ndër ndryshimet e propozuara do jetë lejimi i jahteve dhe anijeve me vela. Ndryshimet janë firmosur nga Osman Metalla, Dashamir Tahiri dhe Lefter Koka.

 

Opozita pati propozuar heqjen e moratoriumit, ndërkohë që nisma e saj u përkrah nga drejtuesit lokalë të PS, të cilët drejtojnë të gjitha njësitë vendore në zonat bregdetare. Deputeti i PS, Artan Gaçi, që propozoi heqjen e moratoriumit tha se mirëpret ndryshimin e qëndrimit nga demokratët. PD për më tepër kishte deklaruar se PS po e ndërmerr këtë nismë për të mbrojtur skafet.

 

Në seancë pati debati në lidhje me këtë çështje pasi Gramoz Ruçi këkroi fillimisht të dinte se përse nuk e kanë futur në rendin e ditës amendamentin e tyre. “Dhe thoni që jeni avokate e opozitës,” i tha ai Topallit. Por ka reaguar deputeti i PD, Edi Paloka, që ka thënë se nuk është futur në rend ditë pasi do bëhen ndryshime. Pas kësaj reagoi edhe Topalli, e cila tha: “Unë do jem gjithmonë avokate e juaja, por jo nuk e kuptoni këtë”.

 

Ndërkohë edhe ambasadori italian, Masimo Gaiani e ka quajtur një masë ekstreme moratoriumin, duke thënë se shpreson që metoda të tilla të mos jenë më të nevojshme.

7 komente në “Mazhoranca do zbusë moratoriumin anti-skaf. Topalli: Jam avokate e opozitës, por ju s’e kuptoni këtë”

  1. Zgjodhen nje president kukull dhe tani po merren me skafet. Shqiptaret duhet te marrin vesh pazaret e ndyra te politikes shqiptare, sesi shqiperia po ndahet si placke lufte nga klane politike mafioze. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/prapaskenat-e-zgjedhjes-se-presidentit.html

  2. ben says:

    Para nje jave maxhoranca lehte si qen,qe te mos hiqte ligjin per skafet,tani do me e heq.Keta jane kukullat politike qe i komandon Sala me telekomande.

  3. melesh says:

    tall bythen kjo tani…ske faj ti moj baxhelle se ska njeri qe te veri poshte ty moj qelbesire..kane ngel gjithe injorantet ne kuvend…hajde moj se tash po e sheh ..ditet e numuruara i ke..ti moj katile,,

  4. beso says:

    Eurekaaaaa!Jozi u be me opoziten me ne fund.Shikoni kur te kape per zhelesh tere mazhorancen,po ju nuk e kuptoni…

  5. volluna says:

    Vet ligji skafeve eshte 1 pazotesi e shtetit tone te fuqishem,,,

  6. Din Kruja says:

    Edhe kjo histori e konfirmon qartazi sec perfaqson PS-ja, nje klub milioneresh ne euro. Populli ka halle te jashtezakonshme per realizuar mbijetesen, jo per faj te opozites por edhe per gjynahe te saj, ndersa keta jane ne hall se nuk shetisin dot me skafe. Opozita nga padurimi veproi taktikisht gabim, te mos e kerkonte ajo dhe per kete shkak “u mbeti kopili ne dere”. Grupi i i PD i kaloi ndryshimet per moratoriumin e skafeve jo se e kerkoi opozita, por per te kenaqur pjesen pasanike qe ka ne rradhet e saj.

  7. elit says:

    Ke pare ndonje biznesmen me skaf ne shqiperi qe te ndalohet nga policia??? Ketu nuk gjen katunar me Benz 250 e jo me tjetrin me jaht. Per sa i perket halleve te popullit. Populli ka halle por hallet nuk zgjidhen te marresh borxh dhe ti japesh lek popullit, hallet zgjidhen ti hapesh vende pune popullit. Moratoriumi i skafeve nuk eshte gje tjeter vecse paaftesia e qeverise per te ndaluar trafikantet e vertet. Eshte njesoj sikur te vendosi nje moratorium per ndalimin e qarkullimit ne rruge pas ores 10 te nates sepse ne dark behen vjedhjet me te shumta. Kesaj i thone ske ci ben gomarit e i bie samarit. Persa i perket halleve te popullit dhe opozites: parandalimi i skafeve do te thote qe nje pjese e madhe e atyre qe kane skafe varka etj etj per turizem nuk mund te punojne dot, pra ulje e vendeve te punes. Gjithashtu duke mos pasur nje cilesi ne turizem edhe turisti nuk do jete shume i kenaqur te vije. Pra nuk do kete te ardhura dhe do kete me pak vende pune. Nuk e di se ndoshta juve andej nga Tropoja nuk i shetisni turistet me skafe dhe ndoshta te duken skafet vetem per tipa si abramovichi ose per trafikantet, po nejse mesoje se perdoren dhe per pune te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje