O Zot, paskam ardhur në Mesjetë

11 Qershor 2012, 21:46Sociale TEMA
O Zot, paskam ardhur në Mesjetë

Nga Auron Tare

 

Para disa ditësh udhëtoja me disa turistë britanikë për në Jug të Shqipërisë. Deri më atë çast kishim parë Durrachiumin Antik që i kanë mbetur vetëm kockat si dhe Apoloninë e famshme pa asnjë ciceron, por gjithsesi po ju flisja udhëtarëve të mi mbi kulturën e lashtë të trojeve shqiptare. Mirëpo mu ku ndahet rruga kryesore në të dalë të Fierit, ku i ngjitesh të përpjetës për në Ballsh, mikrobusi ynë ngadalësoi shpejtësinë për disa çaste dhe papritmas dëgjova një ulërimë. Një prej grave britanike po tregonte diçka me dorë dhe u thoshte të tjerëve “O Zot paskemi ardhur në Mesjetë”. Duke ndjekur shikimin e çmeritur të anglezes së shkretë dhe fytyrat e ngrira të bashkëudhëtarëve të saj pashë nga dritarja një skenë të llahtarshme. Një pamje e denjë për të kuptuar se thirrja e saj për mesjetën nuk paskësh qenë ekzagjerim i snobizmit britanik. Dy shqipo të zonës me kanatiere të lyer me gjak dhe shapka plastike në këmbë po qëllonin me një hanxhar te madh qafen e një lope të zezë, e cila ulërinte me të madhe teksa gjaku i shpërndahej çurk në xhade. Lopa, e cila mesa duket nuk kishte ngordhur akoma, përpëlitej nën goditjet e xhelatit shqiptar, i cili kishte përzgjedhur këtë vend publik mu në mes të rrugës kombëtare për të llahtarisur dynjanë. Thertorja e improvizuar në një lavazh makinash ishte vetëm disa metra nga rruga, dhe lopën që përpëlitej shqipot tanë krenarë e mbërthyen për këmbësh duke e varur në një çengel ku po ashtu ishte varur një dele, e cila duhej të ishte ekzekutuar para pak çastesh. Pasi e varën lopën ende të gjallë, njëri prej kasapëve la hanxharin, fshiu duart e gjakosura në pantallona dhe me një thike të gjatë i çau barkun lopës tejpërtej duke i nxjerrë rropullitë me duar. E gjitha kjo skenë publike në sytë e llahtarisur të udhëtarëve britanikë, të cilët duhet të kishin parë spotin e Ylli Pangos në CNN për Shqipërinë turistike. Lopës së varur në çengel i bëra disa foto dhe vazhduam rrugën në qetësi të plotë. Nuk kisha se çfarë të thoja dhe mendova se do ishte mire të mos flisja më për kulturën e lashtë të bashkëkombasve të mi, të cilët mezi po presin të bëhen anëtarë të denjë të komunitetit evropian.

Mirëpo kjo thertore allashqiptarçe që llahtaris dynjanë nuk është e vetmja. Pa hyrë në fshatin Fratar një tjetër shqipo ka ngritur gijotinën e tij. Nëse kalon atypari shikon që në një vathë të vogël ka mbledhur ca keca e dele dhe i ther mu në mes të rrugës, e cila kutërbon nga erë e gjakut të ndenjur. Pak më poshtë është një tjetër “rival” i tij, i cili po kështu me satër në dorë ka vite që ther buze xhadesë dhe askush nuk i thotë asnjë fjalë.

Për fat kasapët e Fratarit kishin mbaruar punë para se ne të kalonim duke na kursyer nga skena të tjera të llahtarshme të ekzekutimit publik.

Por nuk ishte e thënë që të shpëtonim përfundimisht nga kjo masakër e përgjakshme me kafshe të therura. Mu në hyrje të Sarandës turistike një tjetër shqipo kishte zënë pusinë me thikë në dorë. Krenar me këmbë të zbathura mes gjakut pozonte për kamerat se bashku me delet që sapo i kishte therur mu në buzë të rrugës.

Në këtë shkrim as që dua të merrem me këta fshatarë të gjorë, të cilët mundohen të sigurojnë jetën si të munden. Jam i bindur se shumëkush qe e lexon këtë shkrim e di mirë se do të ishte shumë naive që të kërkojmë apo të presim prej tyre që për hir të “fasadës sonë europiane” të mos na turpërojnë në syte e të huajve me këto skena barbarie. Por problemi qëndron gjetiu. Ne të gjithë presim nga disa institucione shtetërore si Ministria e Mjedisit apo Ministria e Kulturës dhe Turizmit, apo fundja edhe ajo e Bujqësisë, të cilat e kanë për detyre ligjore të mos lejojnë skena të tilla nëpër rrugët e Shqipërisë. Nuk po merrem fare me heshtjet e higjienës, pastërtisë e më the e të thashë. Por po flas për një prej gjërave më elementare për një qeveri që kërkon të bëjë turizëm, ndalimin e therjeve të kafshëve në rrugë publike. Ndalimi i kësaj praktike barbare dhe largimi nga rruga i kasapëve jam i sigurt që nuk do ndryshojë gjë në faktin se si shqipot do t’i therin kafshët e tyre, por të paktën të huajt për të cilët po shpenzojmë para publike për t’i bindur se jemi të qytetëruar nuk do shikojnë më skena të llahtarshme ku të ulërasin “O Zot, paskemi ardhur në Mesjetë”.

85 komente në “O Zot, paskam ardhur në Mesjetë”

  1. The islamic Republic sali berisha says:

    Shikoni more shoke ku eshte katandisur populli nen qeverisjen Turke te shpellarit (saleh hale berisha)

    1. Ibrahim K says:

      po pse ne qeverisjen e meparshme, ku i thernin bagetite njerezit???? ku??

      1. Dean says:

        Hajvan!,ceshtja nuk eshte se ku i thershin bagetit gjat qeverisjes se meparshme.Ceshtja eshte se NUK duhet te ndodhi keshtu.
        Nese ndjekim ket llogjiken tate prej gamori,i bie qe deri ne fund te shuarjes se jetes ne planetin Toke,shqiptaret dyhet me i therr bagetite ne mes te rruges,pasi keshtu kan pas vepru ene ”qeverisjet e meparshme”.
        Mendo morr burri i dheut,pastaj fol.

        1. Salamandra says:

          O Dean,

          Njerezit ketu vuajne per buken e gojes, skamje pafund, dhe ne mendojme tu ofrojme turizem europianeve. sipas bankes boterore, 62% e shqiptareve jetojne me me pak se 5 dollare ( 5000 lek te vjetra ) ne dite. This is Albania, Land of Eagles ( Jungle of eagles )

          1. Pimpinella says:

            O Salamandra, seriozisht e ke ti? Po pse mo ceshtje turizmi eshte kjo? Ti per vete, po te dalesh ne rruge e te degjosh nje lope tuke thirrur nga tmerri me gjakun e i rrjedh curg e nje njeri me hanxhar ne dore ne krah, e gjykon normale?
            Shqiptaret ne s’kane buke te hane, ti futen punes te punojne, mos rrine neper kafe, kumare, e floketore! Te tjeret t’i kerkojne qeverise te mbeshtesi grupet ne nevoje, e jo te rrijne te bejne tifozllik per partite si parazite.

            1. ina-pulce says:

              eshte e temerrshme te therren keshtu bagetite ku mungojne dhe kushtet higjenike ku kafsha vuan maksimalisht dhe ku pamja nuk eshte aspak e bukur po eshte shokuese….Une per veten time nuk jam kundra zinxhirt ushqimor po ama duhen respektuar edhe kafshet e shkreta sepse dhe ato kan zemer,kan frik si ne kan emocione kan gjak edhe ato kan jete!!!Nje nga gjerat qe i dallon nga ne eshte se jan pa llogjik dhe nuk mbajne inate…E pakta qe mund te bejn keta njerez “kafsh”eshte venja ne gjum e kafshes para se ti presin venat e qafes apo para se ti rrjepin te gjalla! Me vjen turp qe jetoj ne nje vend ku njerzit jan kaq pa meshire!Po njerzit te cilet vrasin perdhunojne apo grabisin bejne keq pafund….mendoj qe ata e meritojne te jete aty ne vend te lopes apo qingjave e jo kafshet e shkreta qe mjafton ti shohesh ne sy edhe e kupton qe nuk do jene kurr ne gjendje te bejn aq keq sa njeriu eshte !!!

        2. asdf says:

          Shume mire pyet ku i thernin me pare??????
          Puna eshte se komentuesi thote shiko ku na kane katandisur, kur ne te vertete ne ne kete batak kemi qene gjithe kohes.

          1. Studenti says:

            Vlen per tu permendur se me shume tmerrohesh kur vete ne nje fabrike te perpunimit te mishit per hamburgera, tipike e Mc Donalds. Pika e fundit ku duhen shpenzuar argumenta ne vendin tone eshte “abuzimi” ndaj kafsheve.

        3. eli says:

          hahahahahah te lumte

      2. Dritani says:

        O Auron, se do dali Turkofagosi tani e do na caje koken…
        Ata anglezet nuk besoj se e dine se hamburgerat dalin nga lope te therura, perndryshe do te hanin vetem hot-dog (qe mbillet ne peme)!
        Jam dakord qe lopet nuk duhen therur ne rruge, por edhe kjo e shkrete ben pjese ne traditen tone. E per sa kohe do te jemi kaq te varfer e te grabitur, varja lopeve e anglezeve. NE JEMI ne mesjete, e mos te te genjeje mendja te na futesh ne evrope, se na i hengren dhe ato lope qe kemi

    1. fule.gov.al says:

      Nick-name per Shqiperine mund te ishte “Llahtaristan”

  2. Cakalli7 says:

    Kjo elita e tiranes me apartament ne bllocke, vile ne rrethina luksoze e buze detit shume eshte shkeputur nga lisi dege e te cilit eshte.

  3. Skerdi says:

    Kjo eshte praktike e njohur pothuajse ne gjithe rruget e Shqiperise.

  4. tourkofagos says:

    Keta jane rraca e gyzeleve,kur kalonim njehere ne Ballsi greku qe kisha ne makine,kishte vene re se burrat ishin te shkurter dhe nen pesh trupore duke me thene;Re malaka,ti einai aytoi re,oli apo 1.5 metro!!????[cjane keta more,te gjithe nga 1.5metro,nen peshe!!!]
    Qendruam per kafe,por perpara se te ulemi pyes ku eshte banjoja.Dikush me thote,dil jasht ne te djathte.Hyjbrenda,cte shohe,wc turke dhe nje zorre qe varej[per te lare bythen myslimanet] po mire thashe me vehte,per ne te tjeret si i behet halli!!????Ne mur dukeshin zgjidhja ideale ne nje rast te tille..!U futem ne makine e nuk qendruam as per te pire kafe,mu duk vetja teper e ulet,me vinte turp nga greku dhe nje cope ruge nuk folem.
    Ky eshte rrealiteti i atij vendi te katandisur ne hale turke ne mes te Evropes!!!!

    1. Χιμαρα says:

      U perpoq tu fliste turisteve britanik per kulturen e lashte te trojeve shqiptare, duke i cuar ne Dyraxio dhe Apolloni, dy qytete te lashta Greke.
      Dhe me pas drejt e ne kasaphanen korrake.

      1. hajriu says:

        O qimara , leje historine ti o bari por ik kullot dhite . Epo katundari jevgjiti greku beri historia . Mi be te fala bareshes elefteriqi …

      2. Elton Lausanne says:

        Po po grek bythqir, dyrrahu dhe Apollonia Greke ishin.ikni ju qifsha motrat ku ti keni ju Bruce Greke. Mos e kruni me shqiptar se ne ju qim robte

        1. Χιμαρα says:

          Pikerisht ne artikull per ata si puna jote flitet, por duket qe e keni per nder kete se tjeter nder nuk keni, duke pare dhe fjalorin tuaj si dhe sjelljen jashte imagjinon se cfare behet ne familjet tuaja te degjeneruara. Sa per qytetet, Greke ishin pamvaresisht injorances tende, qe nga Lisus i lashte e deri ne Butrint e Antigonea, por ju qe erdhet ne keto troje nga anadolli dhe i infektuat ato nuk mund ti dini ose e keni te veshtire ti honepsni keto se niveli juaj nuk ju a lejon. Pune korrakesh!
          Pershendetje TemA qe lejon keto fjalore te bukura, ne nje fare menyre tregon nivelin e shpellareve qe kundershtojne me force te dalin nga vendbanimet e tyre prehistorike!

          1. suzana(Kosove) says:

            Une nuk e kam pasur idene se si duken greket nga pamja fizike e tyre, por me qe ra kriza, i kemi per cdo mbremje ne lajme dhe programe tjera, une nuk e besoj kurre qe greket e sotem jane pasardhes te grekeve te lashte, greket e sotem me sa i kam pare ne TV ishin thjeshte rrace evgjitesh, nuk dua te ofendoj njeri, por me te vertete jam shokuar kur kam pare sa te zinj e te shemtuar ishin.

            1. zekthi says:

              me siguri e keni televizorin bardhe e zi….pasi nese ka nje gje per te cilen nuk mund ti gjykosh kaq ashper greket eshte fiziku: jane vertet te pashem dhe ne pergjithesi mjaft estetik ne veshje,,,

              Une jam nje shqiptare e kulluar dhe them me gojen plot se bashkekombesat e mi kane pamje ku e ku me modeste se sa greket e sotem ,te cilet sigurisht qe nuk jane pasardhes te heleneve… por kjo as i fajeson dhe as u humbet ndonje vlere kushedi se cfare..

          2. Dritani says:

            Shikoje o “grek” dhe ver mend, se nuk e di akoma kush je !
            http://www.youtube.com/watch?v=23kvAhdYgwY

          3. vjosa says:

            Keto i ke me te degjuar zotrote,se Dyrrahu nuk esht themeluar nga Elinet,por nga Iliret,dhe Elinet kan ardhur me von ne Dyrrah,ndersa Antigonea eshte themeluar nga Burri(Pirroja)i Epirit e jo nga Greket.Sa per Troje Etnike,Elinet jan te von ne shek 7-6 P.K erdhen me Pelopsin(fytyre nxiri)Danaos(Egjyptas)dhe filluan te pushtone vendet Pellazge,te pervehtesojne mitet dhe Zotat e Pellazgeve.Dhe cudia me e madhe eshte se emrat e perendive gjoja Greke,jan te huaja per gjuhen Greke,duke filluar,qe nga Zeusi e Athina e deri tek Apoloni.Ne kohen e arte te Spartes raporti i poullsis ne Sparte qe nje Spartas per tre Perlak(PELLAZGE)Jan shkrime te Grekerve te lashte jo te Grekerve te sotem.Muret rrethuese te Akropolit jan mure Siklopike(Pellazge)jo Eline.Mos hyr thell se nuk di not.

        2. sali palla says:

          hahahahahaa, ti e shave po kujton se e kane per gje keta ?
          Atyre mire ju vjen.

      3. elit says:

        Nuk jam kundra Apollonia dhe Dyrrahu ishin qytete grek e thote dhe historia jone, po nuk me thua po greket e sotem skourodermoi ca jane? Race ariane europiane??? Per ca evgjite te krishtere si puna juaj qe e hiqni veten grek na quajne dhe neve pjesen tjeter te krishtereve te shqiperise si grek keta muhamedanet e tjere. Nuk me thua ti, greket e sotem, orthodokset e sotem ca flamuri ka kisha greke dhe kisha bizantine??? Ne shqiptaret e krishtere kemi gjithe te drejten te krenohemi qe nuk i thame turkut baba se na … nenen por ja veme flamurit tone shqiponjen me dy koke, simbolin e Gjergj Kastriotit i mar nga bizantinet. Po ju greket ca i vut flamurit, shirita larabala????

        1. eleYΘeriskepsi says:

          Kaq idiotizem dhe injoranc vetem tek ju zoti ishte shume doreleshuar.
          Lezoni injorant shqipefoles se cfar do te thone ato “shirita larabala” .
          Flag of Greece
          http://en.wikipedia.org/wiki/Flag_of_Greece

          1. gallata says:

            Kaq idiotizem e kaq injorance ,200 here kam bere verejtje per LEXOJ ne vend te lezoj po kujt t’i thuash !!!

      4. Pellazgu says:

        More shkerdhat me emer kinez e me germa greke mjaft me keto prralla.Durresi dhe Apollonia jane me te hershme se gre-qia satome.

      5. eleYΘeriskepsi says:

        Χειμαρρα , keta kujtojn se bota eshte injorante dhe nuk e di historin.
        Habitem sa qesharak mund te behet dikush!!!!!!
        Nuk do harroj KURR shprehjen qe me tha nje mik shqiptar aty.
        “”Nese do te dish ,fluturon gomari i jo,pyet nje shqipfoles””
        Sigurisht qe pergjigja eshte se fluturon.
        Kalimera

        1. rafail beqo says:

          o himara bota e di historine sh. mire se kush meret me perralla dhe legjenda ,prandaj lere fluturon gomari apo sfluturon ,folni per disa gjera me konkrete e dime sh. mire qe te arrijme ne nje nivel me te qyteteruar duhet pune dhe kohe dhe sa thuhet ne pllakatat e vjetera nuk e mohon njeri qe germat jane te ngjashme me ato greke ka edhe fjale greke mos haro qe iliret kishin te njejtin alfabet me greqine e lashte u be ndrime me shkronja latine ne vitin 1750 nga gjergj arianiti lexo pak histori ,dhe kur flet per histori ty eleftheri skepsi pse e mohove gjuhen greke dhe gjinine greke ne pashaporte ne vitet e enver hoxhes sepse nuk ishe dhe nuk do te jesh kurre grek une po kam qene jam dhe do te mbetem sterngoni i mbretit piro mos vill helm kundra njerezve qe jane vellezerit e tu,,,,,,,.exe gia apo emena

        2. Dritani says:

          O GREK “helen”, shikoje se kush je !!!
          http://www.youtube.com/watch?v=23kvAhdYgwY
          _
          _
          _
          _

    2. Alb-Germani says:

      “Mu duk vetja teper e ulet”,,keshtu shkruan vetem nje transe more Turkofagos..na thuaj cfar je a derbardhe???,…qe je loqe nga trut kete gje e dim por na thuaj a ke poshte vere ,..qe te te bejm cicin brenda.

    3. hajriu says:

      …. here tjeter kur te kalosh andej o hallatethithes , takoje ate sherifin me cigare tek fotoja e pare se ai shet edhe ngjala , biles jevgjiteve te greqise jua bene dhurat .
      P.S. ore meqenese ra fjala , pse shkon ne hale’ ti ? Me gjithe ate tub sobe qe ke ti o pipaxhi duhet te dhjesesh duke ecur.

    4. NjeQytetarOptimist says:

      Shqiptaret jane 1.5 metro nen peshe se mbajn jeten me duart e tyre..Keshtu eshte o tourkofagot kur perballon jeten..Je nen peshe dhe punon derisa te shkon djersa ne ulluk te prapanices…
      Nga ana tjeter, ai malaka qe kishe ne makine anash, jeni mbi peshe dhe ashtu si komb..Sepse jeni dhjamosur nga parate e borxheve te marra anembane Europes..Por do vije koha kur pllaka do kthehet dhe ndjenja nacionale, fetare legene qe keni, do marre fund..Jo per gje, por ajo ndjenje ju ka fut ne ato xhade..Arab te kryqezuar me sllave jeni…Evgjit Europe…Historiani grek ta shkruajti javes qe shkoi por normal, ato si lexon dhe si replikon)..

    5. tonini says:

      O puco fagos: malakat jane nga 1.3 m, edhe ti o fshatar qe te pelqen te te perdhunojne ketu prandaj e nxjerr surratin gjithmone dhe ha m.

    6. elit says:

      Pse si the grekut: κύριε πουλόπουλε, μικρός στο μάτι μεγάλος στο κρεβάτι.
      Ante geia sou twra poutsofage.

    7. renato says:

      Po pse flisn pa llogjik ,po pse greku ne vitet e para te demkracis si ka qen me keqe se ne se e fshinte me lapa fiku b…….. ok jemi nje shtete ne rritje dhe me keta njerez si puna jote kemi ecur dhe shum kaq,nuk dua te flas me shume se nuk ma lejon edukata por e meriton ok

    8. skane turp as te turperohen ..se kuptoj kete krenari idiote …turku e sundon akoma kete vend ..edhe himariotet qe jane arberit e kulluar nuk me pranojne kurre realitetin ..edhe pushtimin turk..mesjete islamizem pocaqizem ..ikni nga syte kembet greqia nga shqiperiislamia esht 100 vjet drite poerpara ….turp te kene te gjithe ata qe bejne nacionalistin si idiota….

    9. rafail beqo says:

      u turpurove nga greku sepse banja qe turke ? ha ha me bere te qesh jam i krishtere por jo raciste ,ke pare ne spitalet e greqise se cfare banjash jane? mos shiko keto shtepite qe behen te tipit te fundit , per pak do na thuash se eshte turpe qe shtepia eshte shtruar me mozaike ha ha kur u zbulua pllaka per shtrime dhe kur mozaiku.be ndonje komente me serioze,

    10. Dritani says:

      E nxorre koken o Arqidhio?
      Shyqyr se na bere merak!

    11. ardi says:

      Syri tek ZORRA ju paska vajtur more Greker

  5. enea says:

    Turp. Vend i lene mjeran, jane katandisur njerezit ne format e tyre me te keqija.
    O Perendi.

  6. Albann says:

    hahahahahahaha…shqipetaret kane zgjedhur nje kryeminister kasap…sapo zgjodhen president nje individ te trajnuar per perdorimin e hanxharit…kurse autori i ketij shkrimi kerkon qe kasapet mos promovojne mishin e fresket…
    Dhunimi i te tjereve thjesht edhe duke u shfaqur me nje thike ne dore eshte nje tipar qe qeveria e promovon.Jane egersia,arroganca,mosperfillja ato cilesi qe duket se populli i admiron dhe e shpreh ne vote.Ai kasapi ne rruge ,ai fshatari me karroce me kuaj ne mes te autostrades,ata qe kalojne shinat e trenit vend e pa vend,ata qe rembejne motrat dhe nenat e tyre i cojne per prostitucion,ata qe gjelberojene fshatin me kanabis sativa dhe ku policia dhe shteti jane me statusin vezhgues ,te gjithe se bashku jane shumice ne kete vend….i mbetur ne mesjete,apo te quajtur prej fqinjve “maloke” “shpellare”…Sapo na dhe nje fakt qe e provon kete.
    Ne parim ke te drejte por….”paskemi ardhur ne mesjete” eshte fakt kokeforte qe tregon se ciles,apo cilit stadi civilizimi i perkasim…Ajo qe kerkon ti i perket shekullit te ardhshem hahahaahaahaha…
    ….Shpirti luftarak i gjuetareve te fisit eshte akoma i gjalle…nje urra e madhe per shpellaret qe do i bashkohen familjes evropiane….

  7. SHPATI says:

    Paralajmerim per tourkofagos!Ke kohe te zgjedhesh kostumin.

  8. BERISHA LARGOHU: ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES ME DHUNE. says:

    Shqiperia me kujton vendet islamike, turp dhe vetem tur, ju ka mbytur pislleku islamik.

  9. Diana says:

    Po pse jeni kaq te habitur ore z.Tare, keto skena i shikon ne mes te Tranes dhe qyteteve te tjera sa here vjen Bajrami. Pse ore beni sikur jetoni ne nje planet tjeter dhe ngreni supet sikur u beka hataja ne Shqiperi. Shnderrohen rruget e Shqiperise ne mish dhe gjak per te nderuar Allahun ndersa juve po i shikoni sot. Hajde lajm hajde.

    Diana – USA

    1. Antonela says:

      Allahu mund te nderohet ne menyra te tjera, Diana, jo ashtu. Ai nuk mund te konisderohet nderim, apo jo?

    2. Alda says:

      Me te vertete qe pamje te tilla duken te shumtuara dhe pse ky eshte nje fenomen qe ndodh cdo dite ne shqiperi duhet ndryshuar se dhe un se kuptoj por nuk te vjen te blesh as mish kur sheh keto kushte te higjenes dhe menyra si theren kafshet. Por pergjegjsia eshte dhe pak te individet por gjithashtu dhe ato qe jan pergjegjes per te kontrolluar gjera te tilla mos te ndodhin. Duket gje e shpifur dhe per ne qe jemi shqiptar dhe jemi rritur pak a shum duke pare shpesh dhe mendoj si duket per te huajt dhe qe jan me te ndjeshem ndaj menyres se therjeve te kafsheve

  10. tonini says:

    Auron: je shume ne rregull vella po kujt i thua, niveli i ketij vendi eshte pertoke, drejtimin e tij e kane bishat e qelbura qe nuk mendojne per te, njerezit qe nderojne kete vend si ti nuk marrin mundesine te kontribojne. Faleminderit gjithsesi!

  11. Cakalli7 says:

    I paska bere gati zorret per kukurrec ai figura aty lart

  12. Antonela says:

    Wow, e tmerrshme. Cfare shteti jemi! Skanadaloze krejt!

    1. gen says:

      ne nuk kemi shtet, kjo eshte e verteta,e skemi per te pasur per aq kohe sa ne do te rrime duke debatuar me njeri-tjetrin ne vend qe te ngrihemi e tu tregojme ketyre qe jemi njerez e jo miza toke qe te na shkelin

  13. owl says:

    Ai lloj mishi eshte te pakten i fresket ,po anglezet e blejne ne dyqan gjoja te paster dhe nuk e dine se cfate mishi hane me nje mije e nje stimulues per ritjen e bagetive.

  14. D_malesia says:

    DIANA USA KU JETON TI NE USbekiStan? ik o injorante ende ti me keto marrina ? shame on you ,

  15. PLEIADIAN says:

    NJE POPULL QE NUK KA RESPEKT PER KAFSHET, ESHTE POPULL KAFSHE!
    SHPIRTIN NE PAQE, QEVERISEMI NGA KRIMINELE QE MERITOJME PLOTESISHT!
    “MESJETE” ESHTE PAK, JEMI ENDE NE EPOKEN E GURIT!

  16. nastradini says:

    SHQIPERIA VEND I CUDIRAVE.

    Shiko Saliun dhe krahaso. Nuk ka nevoje per koment. Vrau ne Gerdec, vrau ne 21 janar, vrau Remzi Hoxhen, vrau edhe Kosta Trebicken njesoj si delet ne fotot e zotit Tare. Vrau njerez, jo dele dhe lope, vrau pa meshire si nje kasap i vertete, njesoj si kasapet e zotit ne Tare ne fotografite e tij turistike ne jug te vendit. Pse keshtu shqiptareve nuk u ben pershtypje pamja e gjakut dhe anglezeve te Auronit i lemeris si nje pamje HORROR mesjetare? Pse thika dhe hanxhari jane mjetet e punes te preferuara te shqiptarit? Pergjigja eshte e thjeshte: Sepse e kane zanafillen nga 500 vjet nen zgjedhe. Edhe ne qender te Stamobollit mund te shikosh pamje te tilla “mesjetare”. Mesiguri zonja angleze, turiste e zotit Tare nuk e ka vizituar kete kryeqytet te Botes muslimane. Ne Tirane, kryeqyteti i fisit ZULU ne mes te Europes mund te shikosh pamje akoma me te ciditeshme te Kohes se Qepes. Le te hypi ne nje autobus urban Auron Tarja me turistet e tij “moderne” qe te shiqoje dhe fotografoje si fatorinoja qull ne djerse nga sikleti te ngjit GELBOQEN ne balle kur te jep detyrimisht bileten. Po t’i hypi turistet e tij famoze ne autobusin e linjes Kombinat-Kinostudio do te shikoje nje pamje akoma me “mesjetare”: Ne nje qoshe te tij, diku nga fundi i autobusit te gjate nje udhetar ka nxjerre “mikun” dhe po ben shurren me nje pamje mjaft te kenaqur. Sikur te ishte ne WC-ne e nje hoteli me 6 yje me ajer te kondicionuar. Turistet e zotit Tare mesiguri do te bindeshin se sic thote edhe Saliu:

    SHQIPERIA ME TERE MEND ESHTE VENDI I CUDIRAVE.

  17. Aris says:

    Per cfare lashtesi flet turkoislami. Mos valle di ti lexoj ato shkrimet greke mbi pllakat e lashta te Dyrrahut dhe te Apollonise. Ku vete o paki, se te morren vesh dhe anglezet qe je i ardhur nga xhunglat e turkmenistanit.

  18. alma says:

    shkrim i mrekullueshem. shume e vertete qe shqiperia po zhytet me thelle ne barbari pasi nuk ka asnje institucion i cili te mbaje vendin ne kontroll. si mund te zhvillosh turizem me keto barbarra te tilla qe ther kafshet ne rruge.

  19. balzac says:

    Cdo popull ka virtytet dhe te metat e veta qe e shquajne nga popujt tjere.Mos te egzagjerojme me nje rast te izoluar se fundja kafshe
    jane!?T’i perkujtoj turkofagosit se grekerit njerez kane therrur dhe
    dhe se shqiptaret c’faredo nami te kene lene ne vendin Helen sepaku
    per pastertine higjienen personale kane mahnitur edhe vete nikoqirin.
    Femrat shqiptare kane lene me goje te hapur gjinekologet per nivelin
    e higjienes qe kane mbajtur.Keto te dhena i kam nga miqte e mi intelektuale greke mjeke me nam.Ta permbyll duke ju treguar se ne Greqi
    nuk kam qendruar ne cilesine e nje batakciu te llojit te turkofagosit.

  20. asso says:

    eshte e vertete,banjot jane pjese e felliqur e kafeneve,te vjen frike te pish uje kur udheton se ku do kryesh nevojat personale,im bir thote se ka gropa ne kafenet rruges jo bano.
    Therjet don dhe i le kjo e cdo qeveri.Per nje gje ju siguroj si teknike.Sa 1/100 e lekeve te rrugeve bejne ngritja e disa pikave therje ne vendet kyce ne Shqiperi por nuk duan se keto pika therje nuk sjellin leke,duhen ,buluar me 500 ose 1000 leke per therje nga fermeri ose tregtari per 1 therje ose nga shteti,dmth banditet qe jane mesu me nxjerr leke nga ndertimi rrugeve nuk kane leverdi.Nuk ka nevoje me pas me qindra se Enveri 1 miellzim peshku pat ndertu para vieteve 90 dhe gjtht mbeturinat e peshkut vinin ne Durres e aty pepunoheshin po te guxonte kush ti hidhte e te mos i sillte.Dhe kesaj keshtu i thone,nderto per cdo qytet te madh 4 thertore dhe 2 per te vegjlit,dhe sheh e le njeri me ne rruge!!!Por njeriun,shendetin nuk e ka kush ne llogari, por……………buken e kontrollojme……a shitet me leter………………………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. genta says:

      ketu nuk ka vlere njeriu ne jemi si miza toke per keta qeveritare. ne skemi pasur e sdo te kemi ndonjehere shtet ,ta harrojme, per sa kohe rrime e bisedojme me njeri tjetrin e nuk u tregojme dhembet ketyre qe sngopen duke vjedhur votat tona,parate tona,hapesirat tona.

  21. keto gjera jane shume te pa rendesishme ne krahasim me shkaterrimin e natyres shqiptare. po edhe kjo eshte nje shfaqje e shemtuar dhe pa kontroll sanitar.

  22. Ivani i madh says:

    Pse cuditesh o Tare maskaralleku ka kapur si fshataret e qeveritaret se pane keta te huajt cfaqen mesjetare ne tv. kurbanin para bashkise te Tiranes me vjedhjen e mandatit te kryetarit e ti flet per larg saj.Po ri mire se i pa keto foto ambasador KERNACKA dhe e mbajti frymen aty me foto ne dore se ai e ndjen eren e gjakut si peshkaqeni ne det.

  23. Urimi says:

    Shqiperia eshte mut fund e krye, ca do benim ne Kosovaret varfanjake po mos ta kishim Ulqinin, do ngelnim pa pushime

  24. kozera says:

    keto ngjarje i tregoni turkofagosit ju edhe u ka fain ai eeeeeeeee.haaaaahaha cmenduri.

    1. tourkofagos says:

      hahahahaha

  25. Valbona says:

    Z. Auron komplimenti pèr shkrimin edhe pse fakti pèr mua shumè tragjik dhe paradoksal, e shkruajtur drejtè dhe pa asnjè frymè negative pèr fshatarèt tanè, duhet marè me ministritè tè nxjerrin njè ligjè pèr tè ndaluar kèto masakra nè mes tè rugès,jo vetèm pèr tè huajt turistè por edhe pèr ne……kush jeton jashtè i sheh gjithè fushatat qè bèhen nè vèndet e tjera pèr vrasjen-therjen jo me vuajtje tè kafshève, dhe duke ju pèrgjigjur parashkrujatses mè skandalizon fakti qè shumè shqipètar nuk bèjnè asgjè pèr tè regulluar cilèsin e tyre tè jetès, duke mos dènuar kèto veprime por ti quajnè normalite.

  26. ARON says:

    Tallet bota me ne .Jemi per te vene kujen ,po kush degjon .

  27. Andreas says:

    Shqiptaret ne rruge therrin kafshet e ne shtepite e tyre grate. Burra me mustaqe jane, ske ç’u thua!!!

  28. emigranti.it says:

    Titulli me i sakte do ishte,,paskemi ngelur akoma ne mesjete

  29. dua says:

    spo ju morr vesh, pse greket na e kane fajin neve pse therim akoma kafshet neper rruge.

  30. rule_genova says:

    keto skena qe shikohen jan pak te besdisshme,jam plotesisht dakord me kete.Po zonja britanike qe mbeti e shtangur a e ka iden se si theret mishi qe ajo ah perdite neper supermarketety lluksoze? Nqs do ta shikoj njehere vuajtjen e atyre kafsheve qe theren me mijera me goditje elektrike,te grumbulluara te gjitha sebashku,dhe qe nuk i rrjedh as i gjith gjaku pas therjes,si do ishte klithma e saj ” wa paskam ardhur ne moderrnizmin e tmerrshem” shqiperia ka telashe te tjera per te zgjidhur,kshuqe mos na hapni barkun me kto demagogjira te kota,dhe sidomos ato filogreket qe na bejn si popull i civilizuar qe krenohen me nje kultur qe ka 2000 vjet qe ka vdekur….

    1. Andreas says:

      Bravo! Atehere vazhdoni te mburreni me qytetet greke, ose me sakte ma aq sa ka mbetur nga keto qytete qe po i shkaterroni me eskavator perdite dhe vazhdoni te justifikoni barbarine ne emer te mishit qe blen zonja ne supermerkato. Keshtu po qe behet turizem.

  31. beso says:

    Auron,kete qe ti ke pare ne jug une e kam pare ne veri.Nga Mamurrasi e siper gjeje togje qengjash te varur,sikur te ishin plaçke lufte.Ca shqipo ti pjekin para syve po te duash,bile te nxjerrin raki ose vere te”bere vete”.Ajo qe me ngjau mua,e them sinqerisht,eshte se femijet e mi te vegjel me tregonin me dore kafshet e rrjepura,te perlotur per fatin e kafsheve te gjora.Femijet e rritur jashte nuk e dine se kafsha therret qe ti hash mishin,se kafshet jashte mbrohen me ca ligje te çuditshme,saqe mund te ndodhe te futesh ca dite burg pse rrahe qenin.Nukj e kam pse llahtarisen te huajt,se doemos jemi te prapambetur e nuk dilet nga prapambetja me ahengje televizive,por di qe ka ca rregulla,qe injorohen hapur.Psh,ka therrtore te liçensuara(kam pare nga ato dhe jane me te pista se stallat)qe je i detyruar te therresh atje,por kush e ben efektiv kete rregull ligjor?Mendoj se policet kenaqen me ndonje kile mish pa leke dhe ia mbathin pa thene asgje.Rregullat e therrjes dhe kontrollit te mishit zvogelojne mundesine e semundjeve qe lidhen me ushqimin;kete duhet ta dije i pari konsumatori dhe te mos bleje ne hava.Psh,duhen 3 dite qe mishin te rrije varur e pastaj te shitet,qe te”frollohet”;mishi ne Shqiperi rendom shitet menjehere sapo therret viçi,gje qe rendon mbi konsumatorin,pasi merr mish te”ujshem”,pra mbi peshen efektive.Po ashtu,ky mish nuk ben mire per stomakun,nese gatuhet brenda dy diteve.Pra,jo aq shume per te huajt,po per shendetin ky lloj pazari eshte kunder shendetit.Pastaj edhe per te huajt,turistet,femijet,etj,se edukata nuk ka brire.Cfare pergatitjer pe sezonin turistik ben ministria e turizmit,kur kasapet therrin dhe varin rrugeve qengja dhe keca te rrjepur;kush turist budalla eshte ai qe shkon te bleje mish ne ate fare feje?Cfare pastrimesh ka organizuar ministria e turizmit,entet lokale;çfare pergatitje kane bere entet lokale mbi turizmin dhe stimulimin e produkteve vendase cilesore?Tek ne ka vetem nje refren:eshte e fresket dhe kushton lire!Pa marre parasysh gjestin me te shemtuar;barbarizmin qe ofrohet falas!

  32. tomori i beratit says:

    E keqja me e madhe e kombit ton.Sal ram berisha.KU ishe moj dit e zeze qe nxore ne drit kete perbindesh.O FAT I ZI I SHQIPERISE:

  33. SHQIPTARI says:

    PO i drejtohem ketyre qe bjne si teknicjen dhe si europjane dhe kritikojne menyren e tregtimit te mishit ne ate lloj menyre.o rrace majmunash po ju nga dolet kaq te zgjuar qe te kritikoni beni sikur keni lindur ne paris apo londer,kujtoni se ato po te kishin mundesi per kushte me te mira tregtimi do zgjidhnin te rrinin ne rruge ,ata nuk kane mundesi dhe per te mbajtur familjet e tyre me buke detyrohen te rrine gjith diten ne rruge duke shpresuar te shesin dicka qe ta hane femijet buke.Tarexhiu qe i ben rreklame ketyre fatkeqve qe nuk e kane pasur fatin ta kene babin drejtor sic e ka pasur ky Karion tarja. dhe eshte rritur ne mes te mirave dhe pa pritur fillon e permend mesjeten kur gjithmone ka pasur luksin e gjerave te lehta nga babi vellai i tij.SHqiperia eshte vend i varfer dhe njerzit e NDERSHEM si ato tregtaret e rrugve e nxjerrin lekun me djerse.JO si Karion tare qe i merr nga tenderat e babit.Ne ankohemi per greket qe perbuzin shqiptaret po kur e shikon qe nje copme M..I perbuz disa fatkeq cfar duhet te thuash??????????

    1. beso says:

      Shqiptari,nuk po behet fjale per te share shqiptaret,po per te ndryshuar per mire.S’eshte pune teknike,as zakoni,eshte pune rregulli.Psh,une e di qe ka rregulla dhe therrtote te liçensuara,qe kushte te keqija kane dhe ato,por hajde,se nuk rregullohen gjerat per nje dite.Kjo eviton therrjen ne rruge apo varjen e qengjave anes rruges.S’kane kushte thua ti?Jo,une mendoj se nuk u do qejfi;s’eshte pune mundesie,se keta qe i varin dhe therrin nuk jane hallexhinj te rastesishem,qe po therrin nga halli,jane tregtare mishi dhe blejne me 3 per te shitur me 7.Kur fitojne para,nje pjese duhet ta investojne per frigorifer,se eshte e mira e arte per te tera palet.Mishi ruhet dhe nuk shkohet dem,reduktohen semundjet per shkak te ushqimit,etj.Mos ma merr per keq,se edhe ti je i fituar nga kjo gje dhe nuk kerkohet per kulture apo sjellje apo zakon,por kerkohet ne emer te higjienes dhe shendetit.

  34. ALBAN says:

    Auron, ke shume te drejte me kete shkrim qe tregon shume per kulturen e vendit tone ne drejtim te trajtimit te kafsheve dhe produkteve ushqimore. Dihet qe ato kafshet e gjalla si lope e dele do theren diku, por jo ne mes te rrugeve nacionale. Mire ne s’na ben pershtypje se jemi mesuar me kete kulture dhe menyre te therjes se kafsheve po c’kusur e ka ai i huaji qe mund te jete 60 -70 vjec dhe s’ka pare kafshe te turturohet dhe masakrohet ne ate menyre barbare. Ai e ka marre mishin vetem ne frigoriferet e supermerkatove te paketuar. Ky fenomen eshte dhe ne Tirane dhe vlen per te desheruar si ne higjene apo menyren e tregtimit te mishit dhe ate trajtimit te kafsheve. Kjo menyre duhet te marre fund por qeveria jone digitale qe eshte shume e zene s’e ka ne refene kete fenomen vandal.

  35. Duhet te veproje LIGJI jo MALIQI zoterinj komentues!

    Zoti Auron Tare,per penen tuaj,ju pergezoj,por ceshtia eshte qe me duket nuk duhet paraqitur keshtu ne gazete.Nuk eshte vendi per konkurs letrar,po per te vene alarmin ne organet kopetente per te marrre masa per kete gjendie vertet teper te rende jo thjesht diskretituese,si “mbetie”ne mesjete,po si mangesi te organeve kopetente te kohes qe jetojme.
    mire do ishte t’u drgonit nje “reletim” Ministrive apo Organeve Lokale,per keto problme se vertet jane shqetesuese.
    Une do ti falenderoj mjaft komentues vertet te merakosur per kete gje siAlbani, beso e te jere,qe kerkojne marie masash per parandalimin e ketyre dukurive. Nuk justifikohemi me ato “qarjet”jemi keq e duam te sigurojme buken e gojes”! Ato shkelje te regullave jane ne dem te jetes se popullit e duhet parandaluar me ligje e rregulla.
    Ne kesi komentesh duhet folur serjosisht e pa tjeter me kulture dhe etike njerzore.
    Duhet te veproje LIGJI dhe jo, MALIQI.

    Dashamiresi D.

  36. Zhineta says:

    Ne fillim fillova te qesh me te madhe me vete aq sa dhe syte i ndjeja qe me lotonin nga te qeshurit, por kur pash qe ishte ndodhi e vertet,te them te drejten me keqardhe e them qe vertet aty jetohet si ne boten e tret!.

  37. marsida says:

    me falni po nuk kuptoj se ku eshte mesjeta ne kete histori? te mungesa e higjenes per te vrare kafshen apo te mungesa e ndjesise per njerezit qe mbushin barkun me mish…. Kur blejme mishin nuk mendojme se kafsha eshte vrare ne te njejeten menyre apo mendojme se meqe nuk e kemi pare do ket patur me shume meshire per te? Sa per syte delikate te britanikeve duhet te them se jane vetem fallco pasi ne shikoni se si i therin kafshet ne perendim mbase do kishin ndruar mendim. personalisht se cfare mendojne zonjat britanike nuk me prek fare pase une jetoj ne perendim e ju sigur se edhe fshatari me i pa shpirt i shqiperisie trajton kafshet me me dinjitet se sa personat delikate ne perendim… Nje gje e treguar haptas jo gjithmone eshte me negative se dicka e mbajtur fshehur.

  38. ajzberg says:

    Nuk jam kunder pastertise dhe therjes se bagetise ne vende te caktuara,por jam kunder shprehjes se Auron Tares ne titullin e shkrimit
    Le te shikoje Auroni nga zyzet e bukura si i vrasin spanjollet demat dhe pastaj te thote shprehjen e tmerreshme ‘ o zot paskam ardhur ne Mesjete’………

  39. Ema says:

    Injoranca ka arritur kulmin, por s’ke c’pret tjeter ne nje vend ku njeriu ha njeriun. Shtet hajdutesh me ligje qe nuk zbatohen. Po ja heqin cdo lloj humaniteti atyre njerezve qe kane ngecur ne ate vend. Nqse udhehiqesh nga kafshet, ka shume mundesi te kthehesh ne mesjete ne shume drejtime…edhe mos ta kuptosh. Eshte per te ardhur keq nga keta monstra!

  40. jj says:

    thertoret ne qytete nuk jane aq ndryshe nga ato te pershkruara ne artikull dhe nga nje ane nuk e kuptoj pse ndonje shqiptar do te cuditej nga kjo dukuri,eshte realitet i perditshem. pastaj, sa per pohimin qe ne shqiperi nuk mund te zhvillohet turizmi ashtu sic duhet per shkak te varferise se tejskajshme, do te thoja qe ne cdo vend ka varferi, madje dhe ne ata me te famshmit per turizmin nuk mungojne te pastrehet qe flene ne rruget e qyteteve. reagimin e qytetares britanike nuk e fus fare ne llogari pasi reagimi i pare duhet te vije nga vete vendasit, turistet nuk kane c’bejne ne lidhje me kete ceshtje. ketu vertet bie ere e qelbur, por eshte era e mosnderhyrjes se institucioneve kompetente perzier me indiferencen e skajshme te nje kombi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje