Mjeku: “Më goditi pacienti”. Kolegët: “Jemi të frikësuar”

6 Qershor 2012, 10:48Sociale TEMA

Mbrëmjen e 3 qershorit mjeku i urgjencës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” është dhunuar nga një pacient dhe të afërmit e tij. Petrit Gjorgji thotë se u dhunua nga pacienti që duhej të ishte sëmurë rëndë.

Ai tregon për GSH se si në spital kanë mbërritur disa persona me një të sëmurë në moshë të re, rreth 30 vjeç, me glicemi të lartë. Mjeku u tha atyre se do thërrasë një doktor për diabetin për të bërë një mjekim për korrekt.

“Pa vajtur tek telefoni, më zënë rrugën dhe më bërtasin me zë të lartë: “Përse ti nuk i ke dhënë mjekim?”. U thashë që të vijë mjeku specialist që të bëjë mjekimin më korrekt. Në grindje e sipër u thashë “po bërtitët, unë do të thërras policinë”. Çohet i sëmuri, që pretendonin familjarët se ishte në gjendje të rëndë dhe më gjuan. Atëherë ndërhyjë njerëzit që ishin prezent. U ndodhën edhe dy njerëz të mi rastësisht, që kishin arsye për arsye shëndetësore. I veçuan, i futën në bokset përpara, ndërkohë u njoftua policia,” thotë mjeku, i cili deklaron se në media është shkruar gabimisht se nuk është dhënë mjekimi i duhur.

Gjorgji thotë se njerëzit që e goditën mesa duket ishin në stres pasi kishin varrosur të atin të ditë. Mjeku ka bërë denoncimin përkatës.

Kolegët e mjekut thonë se janë të frikësuar pas ngjarjes. Ata thonë se nuk janë të mbrojtur. Një infermier thotë se roje atë ditë ishte një person mbi 60 vjeç, që nuk kishte asnjë parametër për të ndaluar një incident të tillë.

49 komente në “Mjeku: “Më goditi pacienti”. Kolegët: “Jemi të frikësuar””

  1. fule says:

    Mjeku urgjencs qe shkon te therrase nje mjek tjeter sa paraqitet pacienti? Keshtu funksionoka?

    1. webapp says:

      po pra per nje mjekim me “te specializuar”… kta duhen varur… po u marin shpirtin njerezve per lek…njerezit me te babzitur doktoret

    2. dritani says:

      Po ne gjithe boten.
      Te prek Mjeku Urgjentist dhe ai te kalon tek Specialisti per problemin qe ke.
      Mesa duket se s’ke pare ndonje urgjence jashte…

      1. webapp says:

        kam pare jasht aq sa sta pret mendja…te uroj te shkosh vete ose nje i aferm i yti ne dere te ketyre palacove ketu…

        1. dritani says:

          Mjekesia ka rreth 150 Specialitete.
          150 Mjeke te kane pritur ty ne urgjence atje ku paske qene?
          Hajde lali se e keqja nuk eshte tek ai qe te pret.
          Ai qe te pret quhet Mjek Urgjentist – eshte specialitet me vete dhe nuk e ben kushdo.
          Ne Shqiperi nuk ka ende, keshtu qe adoptohen ata qe iau mban kurrizi kete specialitet te veshtire qe nuk e do asnjenjeri ne bote.

      2. hasani says:

        Po keshtu ndodh, mjeku konstaton se cfare ke, te jep ndihmen e shpejte dhe te kalon ke mjeku specialist. Pastaj deri sa paska pas fuqi te bej boks spaska qene shume rende. Do kete qene nga tropoja dhe ka kujtu se ishte ne kryeministri qe te hynte pa radhe. bile si kokerr maloku qe ishte e paska akuzu mjekun se nuk e ka mjeku tamom…..

    3. doktorshqiperie says:

      Po mire mor doktor Petriti se une edhe te njoh po per trajtimin e nje hyperglicemie TY duhet te njoftosh nje “specialist” po ky eshte tmeri me i madh per nje mjek dhe aq me shume mjek urgjence .po per cfare je zotrote aty apo per te “collect many” naten .pPor nuk ke faj ti faj kae ata qe e kane per detyre qe tju japin njohurite juve por ne vend te njohurive ata ju mbledhin parate per provimin turp doktor(megjithese ti nuk je doktor) turp per qeverine qe aq me shume ka per k/minister nje Dr. turp per ate shoqeri qenuk ngrihet te shohe cbehet me kesi felliqesirash qe po qelbin shoqerine.

      1. kecisti says:

        sa per te te sqaruar idete, nuk e di ne ke lidhje me fushen e mjekesise apo jo, por po te kishe do me vinte pak keq. nuk eshte puna per te trajtuar nje hiperglicemi, madje kjo situate klinike nuk eshte se perben ndonje urgjence imediate, sadoqofte e larte vlera e glicemise, arsyeja pse kerkohet konsulta nga mjeku specialist perkates eshte qe te percaktohen skemat e mjekimit qe do te aplikoje ne vazhdimesi i semuri. kjo eshte e keqja jone e madhe si popull se te gjithe jemi te “zgjuar” dhe te gjithe i dime te gjitha…

    4. analist says:

      Po pra,me shqip nuk ka si tu thote mjeku qe “hidhuni”,paret cash dhe vjen mjekimi,ose prisni e ngordhni sa te vije specialisti!
      Shtet i degjeneruar.Te degjeneruarit dhe ankohen dhe do te marrin te drejte nga te paanshmet gjykata!

    5. miku says:

      Mjeku i urgjences eshte nje mjek qe ben triazhimin dhe ne rastin konkret ka vepruar sh mire. Je pak dyshues nga historia e treguar. Pacienti qe ishte i semuri rende ngrihet dhe i hyn ne dru mjekut, A e kuptoni se ne çfare derexheje eshte shteti shqiptar????

  2. Ky eshte reagimi i popullit te thjeshte perballe korrupsionit. Ky eshte shteti, ku edhe doktoret kane kontribuar me shume se te tjeret qe te ndertohet ne kete menyre. Turp i madh. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-2011-freedom-house-qeveria.html

  3. dritani says:

    Sa te dale drejtori, nendrejtori i spitalit dhe Ministri, nje dite njeri dhe nje dite tjetri, e tu flasin per sukseset dhe bollekun e spitaleve njerezve kjo pune do te jete me mjeket.
    Pacienteve te shkrete nga mediat iu mbushet mendja se spitalet jane plot e perplot dhe per rrjedhoje fajin ia vene direkt mjekut.
    Qe te kuptohemi jo se nuk ka mjeke qe abuzojne por mungesat ne medikamente dhe paisje prej tash 10 vjetesh i kane dekualifikuar mjeket. Ne cdo profesion mjaftojne 5 vjet pa e ushtruar qe te quhesh i dekualifikuar.
    I imagjinoni dot mjeket?
    Nga spitalet po zhduken edhe minjte…

  4. Sa veta keni len te vdisni ju vetem se nuk kan patur lek. Dhe kur ju rrahin dhe ju vrasin dilni e thoni qe bluzat e bardha jan human nuk duhen prekur

  5. arjani says:

    Gruaja ime ka punuar infermiere ne reanimacion dhe me ato qe kam degjuar mjeku me i mire duhet denuar me 20 vjet burg.
    Mire ja kane bere.

    1. Albert says:

      Po kjo gruaja jote tani zuri te flase, pasi u largua nga reanimacioni.
      Pse nuk ka folur me pare sa ishte ne pune atje ?

  6. edra says:

    ore kuptoni shqip ju???
    ai mejk ,qe une e njoh eshte infeksionist,pra jo specialiteti i duhur per rastin.Ne te gjithe boten Urgjenca eshte per rastet kritike dhe mjeku i urgjences ka per detyre te te stabilizoje nqs je ne kushte per humbje jete.Pastaj sic ka thene dhe doktori te kaloje nen pergjegjesine e mjekut specialist.Po ky paska qene shume mire perderisa ka pas fuqi te godase.Po ju s ‘hani shqip dhe smerrni vesh nga asgje.Doni vetem rast per te share e shfryre dhe per te ngrene mut pas tastierave.kur jeni kaq te pakenaqur nga mjeket,shteti,Sala etj…hidhuni ore,cohuni,mos beni gam gam ketu.

    1. moj edra! says:

      Po ti moj zonje a e kupton se sa e thjehte eshte te mjekosh nje hyperglicemi po te kesh njohurite e nje studenti ne vitit te 5 te mjekesise dhe jo me te jesh nje infeksionist (are you ok in your mind)

      1. dritani says:

        Ashtu eshte.
        Si me ndrru llamben PCF900 te televizorit.
        Vetem se mire eshte qe te nderrohet me televizor fik.
        Megjithese ty po t’zuri korenti do kesh ne nji nga t’shpis me t’zot se veten dhe t’bo dermon.
        Po ca t’bojm ne qe dum patjeter kopetentin e muhabetit…

      2. kecisti says:

        shqiperia ne moshen e internetit, nuk e di pse pacientet shkojne ne spital, nje klikim ne internet dhe fap diagnoza, fap dhe njekimi.

  7. maks says:

    Une kujtova se kane rrahur dr. Petrit Vargun, mjekun legjendar te urgjences dhe vertete u trishtova. Si ka mundesi qe te rrihet nje doktor i afte dhe i ndershem. Por me pas u qetesova ishte nje Petrit tjeter.

  8. arber says:

    me zi ju a bafshin mor hajna dhe inkompetenta…ju jeni te gjithe vetem matrapaza.

  9. Drini says:

    Per fat te keq “mjeket” ne Shqiperi , nuk jane mjek,por thjesht tregetar te kqinj ose xhambaz. Pa norma elementare etike, shikojne vetem te te rjepin. E trajtojne te semurin sikur ata jan zot, qe ne fakt nuk eshte jeta e tyre, por e tjeterkujt. Kush ka pare diku ne Evrope si funksionon sistemi shendetsor dhe sjellja e mjekve, di te bej dallimin. Cpikin lloj lloj analizash te panevojshme, vetem qe pacienti dhe te afermit te shkunden sa me mire. Keta jo vetem ti rrahesh, po duhet ti varesh. JKujtojne te mjeret se populli eshte injorant dhe duhet keta te spekullojne. Po mjafton te kesh nje diagnoze dhe gjithe mjekimin adekuat e gjen ne kompiuter me mje kerkim te thjesht.
    Shkurt une them kush ka guxim dhe mundesi ti rrahi sa me shpesh xhambazet pa etike profesionale.

  10. Ivani i madh says:

    O Po mire ja kane bere se keta mjeket ne Shqiperi jane bere si shushunjzat e kenetes po re ne keneten e tyre ste lene pa ta pire gjakun deri ne fund .Kush e ka provuar e ndjen mbi shpatulla babezine e tyre te pa ndalshme qe nuk jane humane sipas betimit te Ipokratit po vampire me troc DRAKULA te Shqiperise sa dhe MINISTRI I TYRE KUR THEU QAFEN SHKOI TEK PRIVATI Pra eshte aktuale thenia qe druri ka dale nga xheneti qe ti hyje frika te tjerve se keta mostra po nuk pagove e pse mund te jesh i siguruar te lene te vdesesh o te vdesin.

  11. Fatos Nika says:

    urgjenca e spitalit vetem emrin ka urgjence ,aty nuk ka e vecanerisht ne ate te zemres dhe ministri e di mire mbasi eshte nderhyre deri te ai per te prure nje mjek kardiologkur nr urgjence kishte 8 paciente .Infermieret vine verdalle ,duket sikur interesohen ,por ata shikojne nga duart dhe kuptohet se te afermit humbasin dhe logjiken .Kete analize duhet te bejne vete mjeket qe u ka humbur humanizmi dhe betimi qe “kane Bere”kur u bene mjek.Shendetesia eshte me e koruptuara ,shikoni qe dhe verejtjet nga kryeministri jane ZERO

  12. ??? says:

    i kan ra pak. infermieret e shketa bajn punen e atyre shkerdhatave(doktorave).

  13. ??? says:

    sidomos ato te spitalit ushtarak jan doktorrat ma c’njerzor qe ka shqiperia, DUHET TE MERRET NAJ MAS PER TO.

  14. Mario says:

    Kisha shume qef qe ti quaja njerez keta mjeket dhe infermieret por ne te vertete jane kafshe ne kuptimin e plote te fjales. Loje me jeten e njerezve. Pazar dhe shfrytezim me semundjen qe fillon qe nga grosistet e farmaceutikes, e deri te perlyerja e ISKSH se elvana hanes. Eshte nje xhiro prej qindra mijra eurosh ne vit qe shtetaret vjedhin nepermjet elvanes vetem me hemodializat qe behen ne privat dhe ku shteti nuk mbulon as cerekun e nevojave te pacienteve. Berisha i pare, e di mire kete fakt dhe hesht. Para 5 ditesh operova babain. Flas me zemer ne dore, qe mynxyra dhe pameshira ishte ne personelin mjeksor. Nese nuk i jepje leke, as te shihnin me sy. Une jam kunder dhunes ne pergjithesi, por per keta mjeket duhet te dale nje organizate e antikrimit sic beri ducia me mafjen. Ti vrase pa paralajmerim dhe ti lere pusullen.

  15. drejtesia says:

    Ne Shqiperi sistemi mjeksor eshte teresisht i korruptuar. Mjere atij qe i bie te shkoje ne spitalet tona e ne sherbimet tona mjeksore. Mjeku i urgjences, pretendon te therrase nje mjek tjeter; turp! Duhet te vihen para pergjegjesise ligjore ata qe e shkaterruan teresisht sistemin shendetesor ne Shqiperi.

  16. Pacienti says:

    Shyqyr qe ka nga keta njerez qe te drejten e tyre realizojne me grushta e shkelma, se ndryshe doktoret do te na kishin vene perposhte fare.
    Sa mire do te ishte qe ate qe nuk e ben shteti, ta benin rregullisht keta te grushtave, megjithese edhe grushtat e shkelmat vetem nje jave mbajne vlage. Do te ishte mire qe te kishte çdo dy – tri dite nga nje “terapi grushtash” per mjeket neglizhente, ndryshe mjekesia jone do te binte krejt pertoke.

    1. kecisti says:

      jo keq, une do te thoja qe kur te shkoni ne spital te merrni dhe nga ndonje leve me vete, ndonje kacavide apo thike. madje dhe te thyeni xhamat e spitalit e tu bini mureve me grushta, te prishni aparaturat. se pastaj ju kane frike e mbase ju sherbejne me mire. psikoza e popullit tone te varfer kulturarisht dhe menderishteshte qe sapo te shkoje ne spital te rrije dikush me bluze te bardhe me nje shiringe ne dore e tu beje nga nje gjilpere e pastaj ata rehatohen dhe tu behet vizita, per me teper qe gjerat i duan te gjitha ne nje sekonde.

  17. leka says:

    po si nuk te futen nje dru te mire. mjek qelbesira, te pashpirt, gjakpires.

  18. Afrim says:

    Ja u bofte zoti shendet.

  19. Pacienti says:

    O Elzir,
    Asnjehere nuk qenke futur ne duart e mjekut?! Ju uroj te mos bini asnjehere ne duart e tyre, se …
    Hidrauliku mer, ndoshta, diçka me teper nga ç’meriton, por fundja me ato leke mban familjen.
    Po mjeku? Mjeku merr goxha page shteti. Madje, ketij po i rritet kjo page nga vit ne vit. Perse u dashka te marre rushfet edhe nga pacienti i gjore, i cili, ne ndonje rast, le familjen pa buke per te pasuruar mjekun!!!
    Elzir, mos ndoshta keni ndonje femije mjek dhe e mbroni? Ne qofte se keni ndonje te tille, je ne “rregull”!!!

    1. dritani says:

      Sa rehat qe qenke! Tamam pacient!

      Sa e di rrogen e mjekut qe thua GOOOOXHA! As 500.000 (te vjetra) mjeku i QSU “Nene Tereza”
      E di ti “pacient” qe pastruesja e Ministrise se Shendetesise e ka rrogen me te larte se mjeket e QSUT?

      Pyet njehere por me siguri do te thuash “s’ka mundes!”

      Gjithsesi “pacient” ceshtja nuk eshte sa merr, pse merr, pse me pa shtrember apo si ca qe ju rre menja – “ma zgjidhi hallin se i shkova me mik” apo “ia musha xhepin”.
      Ceshtja eshte se mjeku gjate shkolles merr dije te cunguara dhe per me teper ato dije qe merr nuk i aplikon dot per shkak te mungesave ne infrastrukture dhe medikamente. Ceshtja rendohet me shume kur mendon se keta mjeke me dije te cunguara, qe nuk performojne dot, behen pedagoge dhe e kote t’jau kujtoj se c’produkt del prej tyre.
      Quhet “mjek i ri”.
      Shtrengoni rripin se 20 vjetet e ardhshem keq do te jete. Keto 20 vjet nuk eshte prodhuar “produkt” cilesor.

      1. hasani says:

        Pastrueset e institucioneve qendrore marrin 22 000 leke ne muaj, mbasi u hiqen taksat marrin 18 000 lek ne muaj. nje mjek merr sa nje drejtor drejtorie, nje specialist ministrie merr diku ke 40 000 leke ne muaj (mos flisni budallalleqe)

  20. webapp says:

    plako ik meso te shkruash shqip….

  21. Alban says:

    Te goditi????? Te te kishte qeruar fare se shpirti i njerzve e di se si jane jeni mor horra. Disa here duhet ta kisha bere dhe une kete gje me keta plera qe veshin bluza te bardha.

    1. megi says:

      Gjykoni si te doni,por mjeku merr jo me shume se 400000 leke te vjetra ne muaj dhe duhet te sakrifikoje jeten e tij,naten, diten,ne fundjave kur te gjithe bejne pushim me familjet e tyre.Kjo page qesharake dhe kushtet skandaloze te punes e bejne te pamundur qe mjeku te jetoje e punoje normalisht dhe te perkushtohet me pasionin qe me te drejte njerezit e pretendojne.Ju keni te drejte per nje gje,qe mjeket nuk kane pse e kerkojne nga pacientet shperblimin e merituar per punen e tyre,por duhet ta kerkojne nga instancat shteterore.Per shtetin mjeket as qe ekzistojne,pasi ata nevojat e tyre i plotesojne jashte ose ne spitale private ku mjeku eshte i mirepaguar. A ju ka rastisur te shkoni ne spital privat? Atje mjeket dhe personeli te mirepresin dhe te krijojne komoditete qofte vetem me miresjellje.

  22. saimir says:

    Mjeku-me goditi pacienti,
    Koleget-jemi te frikesuar,
    Populli-NUK JENI MJEKE,JENI MATRAPAZE

  23. +10 says:

    …per Dr. Petrit Gjorgji
    1-kontrollo Glicemin cdo 1 ore
    2-jepi te semurit perfuzione me Sol. Fiziologjik dhe Insuline
    3-kontrollo gjendjen mendore dhe frymemarjen e te semurit
    ….ne se nuk i di, futu online dhe do te gjesh cdo gje te nevoitet (qe te mos hash dru here tjeter)

    TUNG

    1. megi says:

      Sa insuline ti jape, e thote gje interneti?

      1. +10 says:

        …e ka mi Megi, e ka. PO ty pse te djeg mi te keqe xhaxhi….eeeeee.

  24. Neorealizmi says:

    Kur shkova me babain per nje problem shendetsor para ca kohesh na sherbeu vetem nje infermiere e cila te bente nje serum pa asnje mjekim tjeter. Mjekja e turnit ja kishte futur gjumit dhe e zgjuam kur po kerkonim me kembengulje qe babain ta shihte nje mjek. Doli nga nje dhome me syte e enjtur duke na thene se nuk kishte pse ta shihte sepse duhet te pritnim deri ne mengjes sa te vinte mjeku specialist.

  25. arjan kasapi says:

    Po lexoja te gjitha komentet.Une jam operuar nga mjeket shqiptar dhe sot jam gjalle prej tyre,pasi u operova ne nje vend te europes dhe me cuan buze varrit.Te nderuar bashkkombas eshte e padrejte te akuzosh mjekun per sistemin shendetesor.Per mendimin tim jane te turpshme komentet e mesiperme mbi mjekun.Mjekesia nuk eshte shkence egzakte,Ne spital degjoja shprehje qe i drejtoheshin mjekut;dua te me maresh djalin me sukses 100% persiper.E kuptoni ku jemi.Besoj te gjithe e kuptoni se nuk jane fajtor mjeket per varferine tone apo hallet sociale qe kemi.Por mos harroni mjeku nuk eshte me sherbetor i popullit dhe ne europ jo mjekun nuk e prek dot me dore por as pastrusin e haleve te spitalit.Por politika mbulon korrupsionin e vet duke goditur mjekun dhe jo sistemin shendetesor.Me thoni ju gojeleshuar kush nga ju eshte ankuar prane instancave te posacme per mungesat ne spitale?Jua them une .ASnje.Mos e harroni kurre:Mjek te keq nuk ka.TE me ndjeni por komentet e mesiperme jane te padenja per kombin tone.

  26. asd says:

    shume njerez komentojne me gjithe mllef pa e ditur fare se per cfare po flasin. mjeku per te cilin flitet eshte nga me te urtet dhe me te papertuarit ne urgjence, dhe ana tjeter “pacienti” i semure “rende” eshte personi i cili dhe para nje muaji ka bere perseri sherr me nje tjeter mjek te urgjences, dhe radhen e pare me grushta. nuk eshte e drejte qe te gjithe ju qe komentoni te flisni gjithe kompetenca. ai qe e vendos se sa rende eshte pacienti, se cfare duhet bere dhe si duhet mjekuar eshte mjeku i rojes ne turn dhe jo familjaret e pacienteve. dhe neper dynja kush i ka provuar, po te shkosh ne urgjence eshte dikush qe ben triazhimin se kush pacient ka nevoje urgjente, dhe njerezit mund te presin dhe me ore per te bere nje vizite,ndersa ne urgjencat tona ka patur mjaft raste qe ngaqe eshte bere e modes qe njerezit te bertasin e ulertasin pa kriter te ike vemendja nga paciente rende dhe qe me te vertete kane nevoje per asistence shendetesore dhe te merren me gjera te parendesishme (si psh persona qe jane te pire dhe madje bertasin aq sa shqetesojne dhe paciente te semure me zemer.

  27. asd says:

    pastaj kur mjeku shkon ne urgjence per te punuar, ka me vete disa mjete qe i duhen per te vizituar, koken mbi supe dhe qendron per pothuajse 24 ore ne sherbim, mendoj qe nuk mund te jete pergjegjes pse ne spital nuk ka ilace, vende te lira apo gjera te tjera si keto, madje kjo eshte nje tjeter angari e tij per veshtiresite e punes. dhe dicka te fundit, sjellja e njerezve perkundrejt mjekeve duhet te jete me dinjitoze, dhe jo te vijne ne urgjence e te sillen si ne pyll. kujtoj ketu dhe sjelljen e nje personi publik qe shante si me fjalor te ndyre mjekun dhe kur te gjithe ishin mbledhur rreth tij qe ne aspektin mjekesor nuk perbente urgjence, nje paciente tjeter rrezikoi seriozisht jeten…

  28. nini says:

    e di si eshte puna jetojme ne kohe ku njerezit nuk jane njerez.kU njeriu merr forma shtazarake per te zgjdhur problemet.

  29. dr astriti says:

    me vjen keq per disa qe mbajne veten per ”doktora” ketu dhe qe japin mend se si duhet vepruar apo dhe thone qe ky doktor nuk di. po si ka mundesi more ti doktor te quhet urgjence ajo grua me glicemi te larte,qe mund ta kete nje ngritje te lehte te glicemise te ngrihet dhe te godase me grusht?? mire ka bere doktor petriti qe ka thene te vije specialisti,qe te behet nje mjekim korrekt dhe afatgjate.

  30. neri says:

    qetesohu popull se nuk te zgjidh hallet ekonomike doktori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje