Shqipëria, e treta për numrin e emigrantëve në Europë. Plot 1 milionë

3 Qershor 2012, 14:38Sociale TEMA

Komisioni Europian publikoi raportin e tretë vjetor mbi emigracionin dhe azilin.

Cecilia Malmström, Komisionere për punët e brendshme në BE theksoi:“Në 2011, BE priti pothuajse 10 % të emigrantëve të botës. Kjo shumë është rreth 20 milionë njerëz, ose 4% e popullsisë së BE-së.”

Shqipëria në këtë raport përmendet vetëm një herë, duke u renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT, transmeton Top Channel.

“Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin  Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë),” thuhet në raportin e KE-së.

“Për azilin, ne duhet të vazhdojmë të përmbushim detyrën tonë për t’i dhënë strehë atyre që kërkojnë mbrojtje dhe të kompletojmë sistemin e përbashkët europian për azilin gjatë 2012-s, siç kanë rënë dakord vendet anëtare”, u shpreh Malmstrom.

“Është e qartë se një nga dobësitë e sotme të Shengenit është se vlerësimi  është rishikuar tepër dhe për pasojë ne nuk kemi qenë në gjendje për të vepruar në kohë ndaj dobësive të mundshme në menaxhimin e kufirit të një vendi”, shtoi Malmstrom.

Raporti vjetor për emigracionin dhe azilin në BE gjatë 2011 shoqërohet dhe me sondazhet e bëra nga Eurobarometër, ku rezulton se 53% e qytetarëve europianë mendojnë se emigracioni  pasuron vendet e BE-së në mënyrë ekonomike e kulturore.

24 komente në “Shqipëria, e treta për numrin e emigrantëve në Europë. Plot 1 milionë”

  1. ora says:

    Kjo eshte 1 tregues qe tranzicioni ne shqiperi ka deshtuar, pra shumice apsolute e te ardhurave vjen nga dergesat e emigranteve per te mbajtur me buke 2.8 milione banore nje pakice vjen nga shitja e pasurive te ndertuara mga populli gjate diktatures si minerale krom, skrap, armatim, trafiqe, energji etj. Diktatura gjate krizes me te madhe si ajo e 1990 mbante me buke 3.3 milione pa emigracion dhe shitje armatimesh apo trafiqe. Matematikisht regresi esht skandaloz dhe dihen shkaktaret. Mbajeni me shendet o popull trupeshk shkateruesit tuaj proserb.

    1. Ari Tmetikani says:

      O njers qi ju ka verbue propaganda punisto-mafioze-e bllokmenve te rinj! Ata nuk jane emigrant, po jane turistet qe vijne 2-3 here ne vit dhe qeveria i numrojn sa here hyjne e sa here dalin!
      prandaj bahen 4 milion turiste ne vit ne Shqiperi!!!

      O zot, cfare tmerri! Kjo administrate as llogari aritmetike nuk di te beje ? ? ?

  2. Marsela says:

    Sipas këtyre shifrave, ne jemi të parët, sepse Turqia e Maroku kanë mbi 30 milionë banorë. Cfarë tragjedie!!

    1. tourkofagos says:

      pune korrakesh…..

    2. Ai...Diku...Atje says:

      Ne jemi te paret ne bote per ate pune….30% e popullsise emigrant….Nuk ka statistike te tille te kerkosh ku te duash

      1. kulmaku says:

        Ej ,harrove qe ne qe jetojme ne nord america,keta te europes dhe qeveria shqiptare nuk na llogarisin.Mund te jene mbi 300 000 shqiptar ne Nord Amerca dhe Canada .

    3. Marseli says:

      Kjo nuk eshte tragjedi, por krim kunder popullit…shfarosje e shqiptareve prej trojeve te tyre, duhet ngritur aktakuze!

    4. Sali moterq... says:

      Turqia mbi 74 million, kurse Maroku mbi 34 million.

      Turqia dicka me shume se 3% e popullsise, kurse Maroku 5.3%. Keto statistika tregojne qarte zhvillimin Shqipetar.

  3. .... Jane shume per Shqiperine says:

    …. Shtuar dhe USA dhe Canada jane 1.5 milione.
    Midis tyre jane me te miret, jane intelektualet e mirefillte,
    qytetare te civilizuar qe i mungojne
    Shqiperise se c’kulturuar sot.
    Nuk besojme se kjo elite e shqipetareve do kthehen
    pasi barbaret-verior kanunoret-injorant
    te armatosur dhe mbeshtetur nga kucedra
    e tyre Sali Psikopati kane shkaterruar cdo gje
    te ngritur me djerse dhe mund nga populli.

  4. ben says:

    Ketu jane llogarite vetem per emigrantet ne Europe,edhe nja 300.000 shqiptare jane ne Amerike.Shume,shume e kane lene vendin,por me e keqja eshte se po kaq duan te stabilizohen jashte akoma.E gjitha kjo ndodh nga prespektiva e bukur qe kemi.Mos u merzisni se dal Sala ne tv dhe ja fut ca “e bukura e dheut” “kete vit do kemi 5 milion turista” “perla e jugut” “kemi njohur zhvillimin me te madh ekonomik” dhe pallavra si puna e ketyre,dhe ne ja fusim gjumit ose ikim,emigrojme.

  5. Cecua me bicak says:

    Keto jane sukseset 20 vjecare te demokracise sone e cila me pafytyresi krahason te dhena te vecanta me Gjermani e France. Por i shmanget si djalli Marokut e Turqise, mes te cileve ben pjese.

  6. tak fak says:

    1 milione te papune + 1 milione emigrante…

  7. ??? says:

    turqia 70 miljon banor, maroku 35 miljon banor ,shqiperia 3,5 miljon banor . 1 e 3 e popullsis shqipetare eshte ne emigrim?

  8. Murtez Ademaj says:

    Edhe nga Trojet shqiptare te roberuara ka se paku 1 milion refugjate apo te merguar vetem qe nga 1980-ta…Per te hershmit …pas Kongresit te Berlinit 1878 te mos flasim…Kjo tregon qe shumica jane jashte e pakica brenda…

  9. Olti says:

    Eshte kercenim i Nje kombi nga Nje exod biblik!
    33% e popullsise ka emigruar Ne Europe pa llogaritur US dhe Canada e zonat Jo Europiane ????

  10. xha Jaho says:

    Ne jemi drejt kolapsit total.

    A e mbani mend 1991? Atehere te pakten Shqiperia kishte disa asete si edhe nje ndihme meshire nga Evropa. Pas 20 vitesh dhe harxhimit plotesisht te ndihmave te tyre, shitjes se gjithe aseteve kombetare askujt ne Evrope s’do ti vije me keq per ne per te na hedhur nje kocke.

    Shihni se c’po ndodh ne Greqi. Askujt ne Evrope s’po i vjen me keq per Greqine. Mendoni se cdo te ndodhe me ne?

  11. Kryqezimi says:

    Kur rrexuan bustin shqipetaret, kryqezuan keishtin.
    Zoti u zemerua dhe I dha saline qe te vuajn.
    Sali I mbylli fabrikat, uzinat, kombinatet, termocentralet, kinostudjo, teatrot, estradat. I pregatiti exodet e medha. Dmth zori ja dha mendjen ti perzere shqipetaret. Zoti beri qe shqipetaret tani te mos flasin nje gjuhe, qe te mos kuptohen. Zoti I vuri nje shenje ne balle qe ti dalloje bota dhe ti urreje kudo qe te jene. Krahasohe.i me ate cka I beri cifuteve dy mije vjet me pare. Prandaj shqiptaret nuk e heqin dot salen, se eshte denimi qe po u jep zoti. Ishalla nuk do te zgjase dymije vjet

  12. Mos mallkoni ore shqiptar se nuk jem tvetmit te migrimit e gjith bota esht ne migrim fati e deshti qe ne tjem ma te ndieshem esht shendet te migrojsh njeh kultura te ndryshme botrore besa edhe noj lek ma teper po shqiprin edhe kosoven aty e kemi sa tmer malli per atedhe me makin shkoj e vem.

  13. Keshtu do te shkojm si komb drejt zhdukjes,fale aftesise se Sali Berishiqit,Fatos Nanosisit,Edi Ramoviqit,Ilir Metiqit ups edhe nje Kosovare e harrova Thaqiqin&compani

  14. Treviso says:

    Mendoj se 70% i prodhimite breshem eshte vjedhur nga drejtuesit qe kane udhehequr dhe qe udheheqin sot.Jemi 3,5 miljon banor .1miljon jemi ne Bashkimin Europjan. 500000 jane jasht bashkimit Europjan si ne Amerike, Kanada, Australi. Nje udhetim ne vit te behet per ne Shqipri sa te ardhura do ti shkonin Ridvan hajdutit Bodes. Nje udhetim, si mesatare. Lind puyetja ku shkojne gjithe keto te ardhura.Ku shkoi gjith ai armatim qe u shit. ku shkoi gjith ai krom qe ne kohen e Enverit nje muaj eksport kromi u bente nje fabrike qe punoni100-150puntor. Mos te llogarisim minerale te tjera shume me te kushtushme se keto.Paraja e Shqiprise ka mbushur bangat e europes dhe populli ngelet gjithmone po i varfer.Kjo para ka rene ne doren e nje pjese rreth 5-7% te popullsise.

    1. One Stab says:

      Treviso, jo 5-7%, por 0.5-0.7%, aq eshte elita atje, rreth 20,000 vete kane cdo gje, ne mos me pak se aq. Dhe jane supermega milionere, vijne te huajte dhe si ben syri terrc i blejne me pare e me femra, se edhe ai i huaji, se ne kemi zakon te keq qe e shofim si UFO, ose na kane bere keta tanet ti shofim si UFO, njeri eshte, dhe e ka nje cmim, madje cmim ndoshta dhe me te leverdisshem per keta tanet per ta paguar.
      Shifi gjithe te huajt ne shqiperi, ha, pi, rri dhe … dhe shkruajne ndonje rraport sa per sy e faqe me justifiku ato leke qe marin.
      Shqiperia eshte parajsa e hajduteve. Nuk ekziston asnje ekonomi e mirfillte, por vec influkse parashe te pista qe vijne nga trafiku i drogave dhe femrave, dhe parate e emigranteve. Kaq, ky eshte modeli yne ekonomik.

  15. Cakalli7 says:

    me turq e marokene tek dera e shtepise kush e di se cfare mendon 43% qe mbetet

  16. beso says:

    Shqiperia eshte e para ne bote per emigrante,po te llogaritesh popullsine dhe trevat etnike jashte kufijve.1 milione jane vetem ne Greqi,gati 400 mije ne Itali,pastaj ne Gjermani,Britani,France,Spanje,Austri,e me tej,ne Shba,Kanada,Australi,e gjer ne Argjentine e gjetke.Do ishte serioze qe nje ent qeveritar te stilonte nje liste te kompletuar te emigrimit.Une kam qejf te tregoj si barcalete,kur erdha vjet nga Kroacia.Ne Shkoder,polici ne dogane po na shikonte pasaportat,po na vonoi mbi 20 minuta.Une i them;-“po he mo burre i dheut,apo ju dalim teper?Mos keni harruar te na shenoni?”.Jam i sigurte qe as shteti yne s’e di ku jemi,sa jemi,pa lere te dije se ç’halle kemi!Rrumpalle,berishistan hesapi.Natyra me e keqe e ketij revolucioni demon-kratik qe solli dyshja Berisha-Hajdari,qe kjo anarki dhe nxitje anarkie,kudo dhe kurdo;prishni,rrafshoni,”komunistet ne litar”,etj si keto,qe detyruan edhe ata qe s’e kishin ndermend emigrimin te iknin nga syte kembet.Natyrisht,qe nje pjese do emigronin,se kushtet ishin te tilla dhe ne njefare menyre,emigrimi ofronte nje frymemarrje ekonomike.Mirepo,ky emigrim e kaloi cakun e nevojes imediate,pasi kane emigruar edhe te tjere,por jane kthyer pas nje periudhe mesatare,5-10 vjeçare.Emigrantet shqiptare,ne shumice e kane kaluar kete cak,madje brezi i dyte qe po rritet ka pak ndjesi dhe lidhje me Shqiperine.Ne mos ndodhte ndonje hata e madhe,ky brez nuk do kthehet ne Shqiperi,pra Shqiperia do humbe 1 milion shqiptare,ne vend qe ti fitoje.Ka humbur dhe po humb njerez te mesuar,te ditur,qe doemos”prodhojne”femije te ditur,qe i sherbejne vendeve pritese dhe jo Shqiperise,prandaj nuk eshte kot qe Amerika per green card ve kushte dhe perzgjedh njerezit e diplomuar,apo Kanadaja;dy vendet qe po e shtrydhin limonin shqiptar deri ne pikat e fundit.Natyrisht emigrimi ka sjelle edhe rezultate pozitive;njerezit kane mesuar profesione qe ne Shqiperi s’do ti mesonin,pastaj pervetesuan kulturen perendimore,sjelljet dhe zakonet e tyre pozitive,por sa para ben kjo,kur tani ata ndihen keq dhe te distancuar nga kultura dhe edukata e varferuar e shoqerise shqiptare,e dhunuar nga rrumpallizmi dhe anarkia,qe e kane origjinen ne revolucionin e azem hajdarit dhe sali berishes.Vini re sesi te trajton nje polic rrugor.Psh,para ca kohesh,kur isha ne Shqiperi,nje polic rrugor me tha qe me takonte te paguaja nje gjobe.Une isha me rrip, me makine dhe dokumentat shume ne rregull dhe aq me teper,bera budallane duke e pyetur se perse”me takonte”kjo gjoba.E dini pergjigjen?”Po ja,te pije shefi nje kafe”.Eshte e tepert te pyes ndonje emigrant nese i ka ndodhur ne vendet pritese ndonje dialog i tille?E paimagjinueshme,qe nje polic rrugor ne Evrope te thoje nje idiotesi te tille,por ne Shqiperi eshte rregull.Nese doni te dini vazhdimin e debati me policin,pa genjeshter po ju them,qe perveç se i kujtova qe kishte graden e kapterrit dhe doemos kapterrat s’jane shefa,i kerkova te me jepte emrin,e nese pretendonte gjobitjen,e kishte ne dispozicion makinen ta kontrollonte nga fija e perit deri tek maja e gjilperes.Meqe po i haja kohe ketij rrace shefi,gjasme me la te shkoja”po ik o shoku,ik,se per qyfyre e thashe”,mirepo e kam te qarte qe keta police nuk i heqin nga puna,perkundrazi,ai qe i fut ne pune,i cakton edhe”thelen”e perditshme qe do filan shef dhe filan epror.Pra,keq emigracioni sa s’ka me,por me keq akoma te hash dajakun e maskarallekut ne Shqiperi.

  17. Nadia Shabani says:

    Ne fillim kur plasi demokracia Amerikani dh egjithe Europa thane qe Shqiperise do ti leme vetem plepat dhe pleqte dhe kjo eshte e vertete, iken te rinjte, iken dhe shume intelektuale te formuar se nuk duronin dot poshtersite ku e futen vendin te mallkuaret Berisha me Nanon. Tani mund te themi se nje pjese e mire e trurit te kombit eshte ne emigracion dhe budallenjte e hajdutet kane marre pushtetin ne Shqiperi. Vetem emigrantet mund ta shpetojne ate vend nga diktatura por per kete duhet organizim nga intelektualet ne emigracion te organizojne popullin kunder Berishes se ndryshe ai vend mori fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje