Dhe alpinistët e mbajtën premtimin që i bënë ... Berishës për të ngjitur flamurin shqiptar në Everest (FOTO)

2 Qershor 2012, 18:32Sociale TEMA
Dhe alpinistët e mbajtën premtimin që i bënë ...

Dy nga alpinistët shqiptarë që u ngjitën në majën e Everestit janë kthyer në Tiranë, ku janë pritur me shumë flamuj… të Partisë Demokratike. Edhe pse ata bënë një mision për vendin e tyre, në atdhe janë pritur si misionarë të PD. Madje kjo e fundit ka shpërndarë një njoftim për mediat për mbërritjen e tyre në atdhe. Në njoftim thuhet se alpinistët i kishin premtuar Berishës se do e çojnë flamurin në Everest dhe ia dolën.

“Xhimi dhe Mateo Begeja, at e bir, mundën të vendosin rekord në ngjitjen e Everestit gjatë një ekspedite. Kjo nisëm vjen pas një pune të gjatë dhe pas pushtimit të disa majave të larta dhe të rëndësishme në botën sportive të alpinizmit. Grupi i alpinistëve i drejtuar nga Ibrahim Haçkaj u prit nga Kryeministri Sali Berisha pas ngjitjes së tyre në Kilimanxharo. Gjatë këtij takimi ata i premtuan Kryeministrit ngjitjen në Everest për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke marrë mbështetjen e tij të plotë në këtë sipërmarrje sa të vështirë aq edhe madhështore,” thuhet në njoftimin e PD.

“Maturanti në gjimnazin Sami Frashëri, Mateo kthehet pas ngjitjes së sukseshme në Everest në lartësinë 8844 metra. Bashkëmoshatarët e tij, nxënës të Shkollës Sami Frashëri dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe kryetari i FRPD Gerti Bogdani, i rezervuan një pritje prej kampioni në Aeroportin e Nënë Tereza. Mateo, anëtar i FRPD-së, u kthye në Shqipëri me premtim të mbajtur, duke e ngritur flamurin shqiptar në 100 vjetorin e Pavarësisë në majën më të lartë të botës.

Pas mbërritjes në Tiranë, Mateo deklaroi për mediat ndjenjat e veçanta kur valviti flamurin shqiptarët në çatinë e botës:

“Moment i veçantë, sigurisht është të valëvitësh flamurin shqiptar në majën e Everestit. Është nder, krenari që i shërbeva kombit shqiptar dhe sportit shqiptar për 100 vjetorin e Pavarësisë . U kthyem me këtë simbol at e bir duke realizuar edhe rekordin botëror”, u shpreh Mateo. Delegacioni shqiptar përbëhej nga 6 alpinistë të cilët kthehen më datë 6 qershor në atdhe. Ata shënuan një nga rezultatet më të mira të të gjitha kohërave në sportin e alpinizmit në Shqipëri,” vijon njoftimi.

30 komente në “Dhe alpinistët e mbajtën premtimin që i bënë … Berishës për të ngjitur flamurin shqiptar në Everest (FOTO)”

  1. H. Malo says:

    Sigurisht qé valévitja e flamurit té PD edhe né ndonjé rast arritjeje

    sportive eshté diçka e turpshme jo pér Saliun se ai s’e njeh turpin,
    por pér veté kéta té rinj té manipuluar né ményré ekstreme. Lus Zotin
    qé té mos kené patur ndonjé porosi pér té véné flamurin e PD apo foton
    e Saliut né majén e Everestit.

    1. Kakaber Kaladze says:

      Lum si ne per krietar qe kemi. Shqiperia po ndryshon!
      http://urlm.in/muix

    2. Aleksander says:

      Urime ketij djali per sipermarrjen historike qe ka kryer se bashku me gjithe grupin e alpinisteve.Sot me te drejte eshte krenar dhe jemi edhe ne krenare per te,por mendoj qe nje dite, kur te jete ne moshe me te pjekur e kur berishizmi te jete tejkaluar nga koha, do te ndjeje turp per kete menyre te felliqur qe po e perdorin e po lejon qe te perdoret.

    3. Shefqet Cela says:

      Ky rrast eshte nje vertetim tjeter, qe SALIU PERLAN çDO GJE. Jo vetem vjedhjet ne ekonomi, por edhe lavdine sportive apo patriotizmin e ketyre guximtareve.
      U lumte qe e nderuan vendin tone ne kete pervjetor!

    4. cika says:

      Kur qenka zevendesuar flamuri shqipetar me flamurin e PD e nuk e paskemi marre vesh.

  2. mister x says:

    ata iken ne emer te atdheut jo te sales. ti vij turp saliut qe nuk le gje pa perdorur per propagande. ashtu si enveri dikur, propaganda eshte futur thelle nga majat e shtetit deri te bankat e shkollave. turp qe i beni lavazh truri disa adoleshenteve.

  3. Saimir says:

    Te na rroje partia me xhaxhain Sali!!

  4. geno says:

    Mire per flamurin e PD(jo deputetin) qe e ngjitern se meshkujt dhe femrat e fisit “Begeja”, si spiune te mirnjohur qe jane, kane detyrime ndaj Sali spiunit, mbasi u bene drejtues te PR sa per te marre pronat e tyre e per te vjehdur prona te tjera ne Tirane. Po ky djali i tyre, ky matrunati, si do futet ne provime, kur ka 3 muaj qe ka munguar ne shkolle?!! apo e rreguillon duke ngritur flamur-pacavuren e PD?

    1. Beri says:

      ote ti gena me familjen cfar ke moj ti vajz…..

  5. BJORN says:

    Anulloohet ngjitja se nuk kane pasur foton e Sales

  6. jurgeni says:

    edhe njere tjeter gjergj bajaxhi eshte treguar i zgjuar para kesaj monstre . ai e dinte se do te perdorej politikisht edhe kjo ngjarje ben te ndihet krenar cdo shqiptar dhe jo vetm shqiptaret e njerit krah piolitik. ti sali berisha po prek fundin ndersa gjergj bojaxhi me grupin e ti preken eevrestin.

  7. katunari says:

    Keta jane pjese e oborrit te familjes prandaj i pret Pd-ja.Jane kusherinj me burrin e Argites,dhe dihet qe Pd-ja eshte e familjes,e sigurisht si rregjim mesjetar qe jemi keto gjera jane normale per familjen.

  8. brazili says:

    Cfare njoftimi qesharak ben PD-ja.Sa te eksituar,dhe ky quhet nje sherbim per Shqiperine dhe 100 vjetorin e pavaresise?!Keta te habisin.

  9. Landi- Sverige says:

    Hahaha! Alpinistet jan sportista te klubit Dinamo dhe “tifozat” entuziast jan te atij ekipi me flamuj te “Dinamos”!!! Lart e me lart “Dinamo” nen udheheqjen e padronit tuaj per fitore te reja dhe pse jo te mos jeni te paret qe do shkoni ne planetin Mars….!!!!!
    Rrofte Partia dhe udheheqesi i saj shoku…., uf, po une cfar po them!!?? Keta jan alpinista, perse une duhet te urroj Partine dhe “Ate” per suksesin e tyre??!! Eh more shqiptare qe po na hiqni dhe llogjiken nga vendi, cfar po beni keshtu, nuk do hiqni dore nje jete te tere nga slloganet “Rrofte Partia dhe Ai ne krye”!!!??? Jemi ne vitin 2012 dhe jo ne vitin 1972 si ne filmin e bukur “Guximtaret”! Zgjohuni!

  10. wert says:

    Ju dhjefsha mentalitetin e felliqur

  11. fatmiri says:

    Xhim Begeja, eshte kusheriri i Jamarber Malltezit, dhendrit te Berishes.
    Eshte nje thuthuq, nje cope injorant, qe s’ka te dyte!
    Keta maskarenj, grabiten dhe pronat e KF Partizanit.

  12. ???? says:

    tregoni fotografite me flamurin ne maje te everestit qe t’ju besojme dhe pa bere fotoshop me foto nga majat e vucidolit

  13. tomori i beratit says:

    Edhe pse e pergezoj kete djale per kete guxim me duket si nje djale TRAP qe nje feste te tille mikpritjeje qe e meriton e kthen ne nje tubim tipik te pd ku shihen lamashet e sali psiqikut njerez te tipit bogdani etj.TURP per ty o djale i mbare qe kthehesh nga person publik ne nje shembelltyre te keqe partiake.Edhe nje here TURP.

  14. Alpinist says:

    fotot jane nuk jane bere ne Everest ..keta jane vetem zagaret e Sliut..per ata qe njofin photoshop eshte kollaj ta kuptojne..e ka zgjidh qesen maloku se nuk ka me rruge tjeter

  15. urtebute says:

    Kete qenkan “ever-east”

  16. kelmendasi says:

    Kjo arritje nuk ka vlere se eshte e njeanshme.Duhej konsensus me idiotin Rama.Ose me mire te merrnin Ramen dhe ta ngulnin ne nje hu ne Everest.
    Keshtu Rama do mbetej simbol me hu ne by…

  17. shqiptari says:

    Po si s’lexova nje here emrat e 6 personave qe ngjiten Everestin? pse keshtu? pse fshihen emrat e tyre?

  18. beso says:

    po saliu kur do ngjitet ne Everest?

    1. altini says:

      Do shkoje me not..

  19. pinoku sali says:

    une nuk kuptoj nje gje pas mberitjes ne tirane mateo deklaroi …… dhe delegacioni kthehet ne daten 6 sot eshte 3qershor

  20. filan fisteku says:

    PD me drejtuesit e saj, jane te gjithe pjella te propagandes komuniste, (kur nje punetor aksidentohej ne hekurudhe vraponin byro-istet ta shpallnin hero)….njesoj veprohet sot, se ka plot injorante qe shohin ABC e Klan! Familja Begeja eshte ish e persekutuar dhe me prona, normal qe mbeshtesin Salen! Ne vitet 90′ kishte me mijera pensioniste qe votonin PS deri ne vdekje, (se kujtonin se votonin akoma per Enverin)……mirepo ne vitet 2010 ky brez pleqsh po vdes, dhe SHYQYR! Pooor, tani kemi kete brezin e Demokrateve te Betuar qe jane 50-60vjec…si puna e ketyre alpinistave me siper, dhe keta do ta votojne Saliun deri ne Vdekje! Te pakten dhe 20vjet te tjera, do kemi kete mase te madhe popullesie, maloke fshatare dhe PD-iste….kshu qe barazohet 40vjet komunista, dhe 40vjet ballista! E kam shkruar ketu dhe here tjeter Meros qe merret me Salen! Saliun per fat te keq e mbeshtet gati 45% e shqiptareve (niveli i ulet) pooor qe nuk jane pak! Sala e di qe e ka gati gjysmen e popullit me vete, prandaj i mjafton te vjedh vetem pak mije vota!!!! Fajin nuk na e ka Sala, por ca si Kelmendasi, Beni Chicago ose ky Ramy…..

  21. DuaPune says:

    PD’istet e vegjel me duken si Hitler Youth ne paradat e tyre. Ah mjere ju mer adoleshenta qe tani ua kan shpelar trute Vucidolisti, Gerti Embelsira, dhe Psikopati/Killeri Lul Basha..

    Gerti Bogdani mbaroi ne Harry Fultz me 10 dhe mesuesit i kishin ven nje foto te nxenesit/alumni te dalluar te HF. Ce do qe Boga vogel mbaroi ne nje shkolle vari k$#@ ne Brooklyn dhe shiste pordhe ne Tirane.

    Albi, vellai i vet eshte cun 1sh, jo kurve si vellai i madh.

  22. toni says:

    1000 HERE SALA SE GRAMOZ RUCI,SKENDER GJINUSHI,GORANI NAMIK DOKLE,DY TE PARET MALOK JUGU ME TE LIGJ SE DJALLI.

  23. Ben Chicago says:

    doktori i bllokut ka ngjitur 1100 shkalle te muri i madh kinez duke thyer rekordin boteror

  24. Wow, superb blog layout! How long have you been blogging for? you made blogging look easy. The overall look of your web site is wonderful, let alone the content!. Thanks For Your article about Dhe alpinistët e mbajtën premtimin që i bënë … Berishës për të ngjitur flamurin shqiptar në Everest (FOTO) | Gazeta Tema .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje