Aldo Bumçi, një tjetër skandal me ditëlindjen e Naim Frashërit

4 Qershor 2012, 11:11Sociale TEMA

Sot kanë mbledhur me detyrim në Frashër të Përmetit një grup të madh njerëzish, përgjithësisht pjesë e administratës publike lokale dhe disa zyrtarë ordinerë të ardhur nga Ministria e Kulturës për të kremtuar 166 vjetorin e ditëlindjes së poetit kombëtar Naim Frashëri. Zyrtarisht ditëlindja e poetit është 25 maji dhe këtë vit u festua vetëm nga Bashkia e Përmetit, e cila këtë ditë në shtëpinë ku lindi korifeu i rilindjes sonë, nënshkroi memorandumin e binjakëzimit dhe bashkëpunimit me komunën e Rahovecit të Kosovës. Por meqenëse komuna e Frashërit drejtohet nga një demokrat, nuk u lejua nga qeverisja qendrore të miksoheshin aktivitetet me bashkinë socialiste të Përmetit. Si “hakmarrje” ministria e Aldo Bumçit, e turpëruar në këtë përvjetor të 100 pavarësie, kujtohet si kofini pas të vjelit të celebrojë ditëlindjen e poetit kombëtar. Skandalin e festimit të sotëm janë munduar ta justifikojnë me 10 qershorin, ditën e lidhjes së Prizrenit, e ideuar dhe udhëhequr nga Abdyl Frashëri. Por Aldo, porsi paraardhësi i tij Ferdinand Xhaferri, harron se Abdyli lindi në Frashër, ndërsa kuvendin e mbajti në Prizren të Kosovës nga ku mund të shkohet pa viza dhe pa siklet nëpërmjet autostradës që ndërtoi rilindasi i Berishës, Lul Basha.

 

Në foto kryebashkiakët e Përmetit dhe Rahovecit në shtëpinë muze të rilindasve në Frashër të Përmetit më 25 maj 2012 

5 komente në “Aldo Bumçi, një tjetër skandal me ditëlindjen e Naim Frashërit”

  1. Aldo Zhulali says:

    Ku je o Bled Mane? Ja vlen ta qendisesh nje per Aldo Bumci Zhulalin !

  2. eli-Tiv says:

    …te peshtirosur…s’ju ka ngelur vaj ne trup..

  3. fule says:

    Si ka mundesi qe PD ka komunen dhe PS qytetitn. Salizmi vazhdon te jete teper i pelqyer ne zonat rurale bravo ?

  4. seli says:

    Sa budalla e kemi kete minister more aman!

  5. rilindasi says:

    O zot me qiri i ka mbledhur PD injorantet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje