Pensionet milionëshe të zyrtarëve të lartë e deputetëve

10 Qershor 2012, 11:21Sociale TEMA

Pensione me pesë zero dhe që të sigurojnë një jetesë luksi. Ky është shpërblimi i pleqërisë, për ata që mbajnë së paku për një periudhë dy vjeçare një funksion të lartë drejtues zbulon sot gazeta Shqiptarja.com.  Bëhet fjalë për presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit, deputetët, ministrat e kabinetit qeveritar, prokurori i përgjithshëm, e shumë e shumë të tjerë.

Gazeta zbulon sot detajet e ligjit per trajtimin financiar të presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë.

Në bazë të ligjit nr.8097 “ P ë r p e n s i o n e t shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të gjithë ata që mbajnë një funksion kushtetues përfitojnë një pension që arrin në total deri në 75% për qind të pagës referuese që kanë marrë në një nga këto funksione kushtetuese. Presidenti  merr 187 mijë lekë pension, kryeministri 168 mijë. Nëse vdes ka të drejtë ta marrë edhe bashkëshortja.

28 komente në “Pensionet milionëshe të zyrtarëve të lartë e deputetëve”

  1. Keta qafire vetem per vete kane menduar gjate gjithe kesaj kohe. Hajde pagese hajde, kur nje pensionist fshati merr nje pension prej 7000 lekesh ne muaj. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/shqiperia-neser-percakton-rrugen-e-saj.html

    1. Deputeti says:

      Po pse o koqe, per ty do mendojme?!…

      1. tarrasi says:

        Ske faj ti jo …fajin e pati yt ate qe futi at loqe dhe te nxorri ty ..mor koqe

    2. juliano says:

      mos harro edhe ndihmen sociale prej vetem 3mij lekesh te reja.po mire tu behet fshatareve se sipas nje sondazhi kane 20vjet qe votojne vetem per njerin krah politik ate qe ua ka fut sa krahu,mire ti gjej le te hane miser fshataret se saliu do haje torte mengjes drek darke hahahaha

    3. shpati says:

      Hallal t’i kene MILIONAT!!!
      Pse kot jane lodhur keto 22 vjet per te na mbushur RADAKEN tone se Enver Hoxha ishte DIKTATOR???
      Po diktator ishte,se nuk i linte minostrat e deputetet te benin ligje vetem per vete!!!
      Le te gjejne ,qofte edhe nje prone,qe femijte e tyre kane trasheguar nga SOCIALIZMI!!!
      ASNJE!!! BUDALLENJ KANE QENE!!
      JA SI E SHFRUTEZOJNE POSTIN KETA KAPITALISTET DEMOKRATE TE SOTMIT: I GARANTOJNE FITIMET KOLOSALE ME LIGJE TE SHKRUARA E JO ME LLAFE!!
      Nuk ngopen se GRABITURI PRONA E PARE SA TE MUNDIN,NUK U NGOPEN SE MBUSHURI LLOGARITE BANKARE BRENDA E JASHTE VENDIT ME MILIONA,POR DUAN TA MJELIN KETE POPULL EDHE PASI TE JENE SHPORRUR NGA PUSHTETI!!!
      Dhe bota as qe ndihet fare per tere keto KRIME qe bejne keta ZAGARET E TYRE KAPITALISTE,se doemos aty kane edhe pjesen e tyre!!!
      LAVDI KAPITALIZMIT MODERN,QE NA KA RJEPUR SI KECPER SE GJALLI!!!
      POSHTE SOCIALIZMI,QE NUK I LINTE UDHEHEQESIT TE PAQSUROHESHIN !!!
      RROFTE POPULLI YNE,MJERAN,FRIKACAK DHE TRU SHPLARE!!!

  2. landi says:

    Politikanet shqiptar kerkojne te kopjojne vendet fqinje,
    ne pagat dhe pensionet e politikaneve, ne duhet te nxjerrim
    mesim nga falimentimi financiar qe po ndodh ne keto vende,
    si shkak kryesor eshte edhe keq perdorimi i pagave dhe pensioneve,
    te politikaneve,,,

    per politikanet shqipetar,,sikur te mos mjaftonte vjedhja qe
    bejne shtetit, por duan edhe pension te majme per vjedhjen qe
    bejne…… mjer populli.

    1. Argita_B says:

      Shkak kryesor i krizes financiare apo i falimentimit siç e quan ti nuk eshte keq perdorimi i rrogave te politikaneve ne ato vende!
      Le te themi se paguakan 1000 plotikane, me nje mesatare prej 4000€/muaj, atrehere kemi nje shpenzim prej 4 milion euro /muaj pra 48 milion ne vit. Cili nga vendet ne fjale eshte ne falimentim per 48 milion euro !! Kriza ka krijuar gropa dhjetra miliarda apo qindra miliarda euro.
      Qe nje president te mari 1500 €/muaj pension, kjo eshte diçka mese normale, pasi drejton nje vend prej 3 milion banore.
      Nje drejtor i thjeshte agjensie ne nje banke mer 3000€ ne muaj e drejton me pak se 50 vete.
      Nese rrogat e presidenteve, kryeministrave do te ishin sa ato te nje puntori, kush eshte ai budalla me shkolle te kerkoje te behet president!!

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Shumezoje me 10 vite dhe beji llogarite….Gjyse mbilioni…Hajde mendje hajde..Shume mire e ke ti kur rroga mesatare e nje personi per fryme ne Shqiperi eshte 150 euro ne muaj dhe prodhimi i nje viti buxhetor per ate vend mezi shkon te gjysmat e 48 milionshit…Mos llogarit huamarrjet sa shpenzojme, por prodhimin qe nxjerr…

      2. loni says:

        Problemi nuk jane vetem leket dhe te ardhurat nga rrogat ,por te ardhurat qe sigurojne nga veprimtari korruptive….. zerot e shifrave te cilat nuk i numuron dot.

      3. atdhetari says:

        Argita ke te drejte qe nje klase politikanesh duhet te paguhen mire. Problemi eshte qe kata tanet po paguhen pa punuar fare dhe duke vjedhur haptazi. Sa per krahasimin per rrogen e presidentit me drejtorin e bankes mendoj qe eshte krejt absurd. Sipas kesaj llogjike presidenti i Amerikes duhet te paguhej me shume se bilioneret e ketij vendi.

        Te rrime shtrember e te flasim drejt. Keta politikane qe kemi ne jane te pangopur. Nuk ju dalin milionat qe kane bere deri tani pu duan te na rrjepin dhe kur te jene ne buze te varrit e pas vdekjes…

  3. misionari says:

    Prandaj i jane versulur te gjithe fushes se Politikes.

  4. Doktori din me shperblye ata qi punojn shum pamvarsisht se bajn ene puqe koh mas kohe.

    sexy-lymi

  5. maksi says:

    E kane kopjuar nga Greku(e kane mare te gatshem )se nuk duan ta vrasin shume mendjen per veten e tyre…..drejte Greqise shkojme…

  6. Gezimi says:

    Per te vene duart ne koke! Ne se ky lajm eshte i vertete, do ishte gjeja me e cuditshme e degjuar ndonjehere. Varja per keto vemje politike do ishte me e pakta gje qe do meritonin!

  7. PO, ligjet qe bejne ,i bejne per veten e tyre.eshte pjesa me e lodhur e shoqerise SHQIPTARE,E meritojne.

  8. Agroni says:

    E temerrshme gjithe kjo kompani zyrtaresh te lart mund te marrin pension sa 50% te pensioneve te fshatit dhe me interesantja konsensu eshte model.

  9. shpetimi says:

    Kjo eshte maskarada me e madhe ne qoftese eshte e vertete.Te marrin pension te tille kto njerez eshte nuk edi por cfare do ti thone popullit keto qeveritare,cfar mund ti thote tim eti i cili ka punur 40 vjet ne frontet me te veshtira dhe sot merr 1500 lek te reja.Po atyre qe kane punuar ne miniera ato qe kane punuar ne kooperativa per nje cop buk, po ato njek , mesues e shum te tjere cfar do te behet apo u dashka qe vetem keto plera te jetojne JO. Ky popull duhet te dije dhe te mesoj se kjo eskort politikanesh ne te gjitha krahet eshte gjak pirse dhe se duhet te marri fund TURP TURP kush na ka qeverisur,ne qeveris dhe do te na qeverise e them kete se edhe ato qe do te vijne kete do te bejne prandaj o popull hapi syte boll kemi fletur deri tani.

  10. juliano says:

    PO PSE O SHTET NE TE TJERET LOPA NA KA PJELLE???!!!!!!!!!

  11. bani says:

    maliqi ka edhe shkopin edhe ligjin

  12. ben says:

    O shqiptare,mos te harrojme ti votojme zagaret,se na duan shume,per ne mendojne.Por cohuni njehere o njerez,se kane 22 vjet qe na shkelin me kome.

  13. Mergimtari says:

    E meritojne shperblimin se ka 22 vjet qeu rropaten per sovran mavrine , po si duhet ndjekur Fullani shpetimtari i kombit .Paris

  14. edi says:

    allahu i poshtroft kta qafira

  15. mjerim says:

    A kan llogjike keta njerez ju thencin deputet ?!!! PO pse nuk mendojne nje moment per pensionistet aktual te ketij vendi per ish deputet te viteve 90 qofte dhe te Zogut ?! Kam punuar 45 vjet pune dhe marr 13500 leke(te reja ) dhe te bejne llogarine se a dalin keta leke vetem per ushqime e medikamente ?!Keta deputet ku jetojne valle ?a kan ne familjet e tyre – pensionit ?!Keta jan hajdute kan vjedhur djersen -punen ton -dhe po vajzhdojne te vjedhin. O TURPI i madh .

  16. SKENDER BEU I VJETER says:

    NUK DESHET ENVERIN QE MERTE 16000 LEK =ME 16 DOLLARE ROGE KUR PUNTORI OSE SPECIALISTI I KATEGORISE SE ULET MERTE 5000 LEKE=5 DOLLARE.MBANI NE KURIZ SHUSHUNJAT QE MARIN 1700 DOLLARE ,KUR POPULLI JETON SIPAS BANKES BOTRORE NE 65% TE TIJ ME ME PAK SE 75 DOLLARE NE MUAJ

  17. Bostonian says:

    cete hajdutesh…. ish barkboshe..sot milioner

  18. NASI says:

    Me keto qe po degjojme per pensionet e qeveritareve popullit shqiptar i duhen tre anije. Do te thoni pse??? Ne anijen e pare te hedhim ne det te gjithe keta qe na qeverisin sot e 22 vjet. Ne anijen e dyte te hedhim ne det ata qe do vijne ne qeveri per arsye se dhe ata do te jene njesoj te korruptuar si te paret, pa varesisht se nuk kane qeverisur. Ne anijen e trete ta mbajme ne det te hapur per ata qe do te zene ate karrike qe ta mendojne mire qe jane te zgjedhur nga ky popull dhe per kete popull.

  19. Besimi says:

    Zoti i madh mart kake te familjet tuaja

  20. Besimi says:

    Zotërinj Ndërkombëtarë
    10:33, June 10, 2012 by Pafragje under: Sidebar | No Comments
    Nga Bedri Blloshmi

    Siç e dini juve po ashtu dhe mbarë njërëzimi edhe ne shqiptarët ,se me mbarimin e luftës së dytë botërore shumë shtete do e plotësonin grykësinë e lakminë e tyre grabitqare.Të gjitha këto i vendosi Jalta që nga 5 shkurti deri më 11 shkurt 1945 nga tre të mëdhnjtë e botës ,gjatë këtyre ditëvë të ndarjes së botës për Shqipërinë nuk pati asnjë kujtesë përfundimisht Anglia dhe SHBA na lanë nën thundrën komuniste për 45 vjet rresht.Me pushtimin e Shqipërisë nga terroristët komunistë në 1945 këtu filloi kasaphana.Këtu u vra ajka e kombit,krijoheshin grupe”armiqsh” pushkatoheshin në mesin e ditës në grupe ,madje në shumë raste në prezëncën e familjarëve .Këtu filloi një terror i vërtetë .Vareshin në trekëmbësha të gjithë ata që luftuan dhe e donin me të vërtetë Shqipërinë .Kur “gjykata “ i dënonte me pushkatim dhe ditën e ekzekutimit fjala e tyre e fundit ishte “Të rrojë Shqipëria”.Këtu u hapën me dhjetëra kampe e burgje ku mbylleshin përjetesisht ata që nuk pushkatoheshin apo që nuk ishin dënuar me litarë,u hapën çmendina apostafat për ata të arrestuar që gjatë tuturave në hetuesi lonin nga mentë.Familja e të dënuarit merreshe në mesin e natës nga oficerët e sigurimit dhe degëdiseshin në internim,banditët komunistë u grabisnin shtëpinë e çdo gjë tjetër .Shtypi i asaj kohe jepte lajme me fitore sepse kishin vrarë kaq apo aq “armiq”të komunizmit.
    Këtu terrori ,lufta e klasave ,ekzekutimet ,burgosjet ,internimet,sekuestrimet nuk u ndalën asnjë ëast,për familjet e klasës të përmbysur nga zjarri i kohës.
    Sipas Artur Conte Jalta dhe ndarja e botës në faqen 220 thotë : “Para se të vdesë ekzaktësisht pas gjashtëdhjetëditësh,Roosevelti dotë ketë kohë t’i kuptojë gabimet e tij…”
    Një javë para se te vdiste ,në telegramin e fundit drejtuar Chuchillit.Roosevelti do të arrijë të pranojë se “Të minimizojmë sa më shumë te jetë e mundur problemin sovjetik.Megjithatë duhet të mbetemi të fortë.”E fjala e tij e fundit do të jetë me mallëngjyese.:Kufiri i vetëm i realizimeve tona të nesërme janë dyshimet e të sotmes…”
    Ndërsa në faqen 217 thuhet :”Një shtatmadhëri komuniste është vënë në krye të Shqipërisë së re.”Nën terrorin komunist Shqipëria e rrethuar me tela me gjemba do të zvarriteshe në mjerimin e plotë e do të strukeshe pranë dhimbjes e lotëve të derdhur pa pushim deri në mbarimin e luftës së ftohtë në vitet 90.Me kalbëzimin total të keshtjellës së komunizmit (Rusia) nuk kishte si të ndodhte ndryshe me satelitët e saj.Edhe Shqipëria vazhdonte rrukullimin në humnerën e mjerimit ku u ngjall shpresa e të gjithë shqiptarëve e në veçanti e të burgosurve politik dhe të internuarve ku bënja pjesë dhe unë.
    Ndodhën ato që ndodhën u bënë zgjedhjet e para më 31 mars 1991 prapë fituan komunistat e vjetër .Mbas një viti u organizuan prapë zgjedhje u larguan komunistat fanatik duke e kaluar pushtetin tek bijtë e tyre të udhëzuar nga sekretari i parë i Komitetit Qendror pasardhësi i diktatorit Ramiz Alia.Ky i fundit i porositi të zbatonin porositë e letrës së fshehtë dërguar nga Gorbacovi .Të gjitha vendet e lindjes ish komuniste bënë ato që duheshin bërë nxorrën ligje ku ndalonte rreptësisht marrjen pjesë në qeverisje të komunistave apo bijtë e tyre ,larguan po me ligj oficerët e sigurimit hapën dhe dosjet e bashkëpuntorëve te sigurimit duke i ndaluar kategorisht të punonin në administratën shtetërore. .
    Në Shqipëri filluan të hynin e të dilnin ndërkombëtaret të cilët përpiqen ta marrin dhe Shqipërinë në familjen e madhe Evropiane.Vinin e këtu linin detyra u kërkojnë llogari ju tregojnë se si realizohen këto kërkesa.Mbaj mend se kërkesa e parë apo kushti i parë ishte zbatimi i një rezolute të KE që kërkonte dënimin e krimeve të komunizmit.Parlamenti ynë ratifikoi këtë rezolutë dhe e kyci kushedi se ku.U kërkua heqia e dënimit me vdekje ,u këmbëngul fort dhe në mënyrë të përsëritshme të ligjëroheshin në rregull të drejtat e homoseksualëve ,kërkohet që të ligjërohet hapja e shtëpive publike.Pa u plotësuar këto kërkesa ne nuk mund të pranohemi e të jemi anëtarë të familjes së madhe evropiane .Të gjithë të dërguarit e Europës që vinë në Shqipëri kërkojnë të plotësohen detyrat e lëna përjashto atë më kryesoren që i duhet vendit të gjakosur nga terroristat komunistë ,dënimin e krimeve të komunizmit.Askush nuk e kërkon nga ndërkombëtarët apo ti detyrojë qeveritarët ,parlamentin shqiptar të fillojë zbatimi i rezolutës .Të gjithë e dinë se sot në Shqipëri sundojnë bijtë dhe bijat e komunistave gjakatarë ,sundon sigurimi famëkeq i shtetit.Këta qëllimin kryesor e kanë të pasurohen vetë dhe gjihtë rrethin e tyre.Janë punësuar në vendet kyce që janë më fitimprurëse.A është detyra juaj si të intresuar për Shqipërinë që të bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen evropiane.A e dini ju ndërkombëtare se këtu është dhe një shtresë tjetër që provojë për 45 vjet rrjesht peshën shtypëse të komunizmit nga babllarët e këtyre që sundojne vendin sot..A e dini ju se akoma dhe sot e kesaj dite shtresa e të burgosurve politik është lënë rrugëve ,ne po vdesim përditë prapë të uritur pa asnjë përkrahje ,ne jemi dhe pronarë të tokave dhe të pasurive të tundshme të sekuestruara nga baballarët e këtyre që janë ministra sotë ,drejtorë ,ambasadorë ,e në çdo instancë të vendit .Pse ju zotërij nuk kujtoheni për të drejtat e kësaj shtrese e cila është mbi 28% përqind e elektoratit.Pse juve në vedet tuaja nuk e lejoni neokomunizmin ndërsa për këtu nuk përbën ndonjë shqetësim për ju.Kryeministri zoti Toni Bler ka pranuar në parlamentin e tij se “Ne dhe CIA amerikane kemi dështuar për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri”.Po tani ku po shkojmë?.
    Këtu thuhet me të madhe se në Shqipëri ka qënë diktatura më e egër komuniste .Por nuk shkohet më tej askush nga parlamentarët e 22 viteve të ndërrimit të sistemeve nuk ka shprehur kurajon qoftë dhe ta zënë me gojë diktatorin,as e kanë diskutuar asnjëherë nëpër kafene( atje ku ndahen tenderat),për heqjen e titujve dhe dekoratave që mban akoma.Askush nuk do të dijë për mijëra të pushkatuar e të zhdukur ,për qindra të çmendur nga torturat ënjerëzore të hetuesave gjakatar,kryetarëve të degës të punëve të brëndshme,apo oficerëve të tjerë të sigurimit që dublonin hetuesat dhe në fund të procesverbalit të shkruar nga hetuesët viheshe edhe emri i atij që kishte marrë pjesë në torturë ,asistoi edhe X në ballafaqim.Tani ka filluar një tjetër fushatë ajo e presidentit të Republikës,me çfarë shohim për propozimet për president kerkohen kryesisht xhaketat e vjetra,që gjithsesi te ketë lidhje me të kaluarën komuniste.Unë dhe shumë si unë pra të kësaj shtrese kemi pritur dhe po presim që ta mbaroni këtë lojë ,kërkoni të vihet në zbatim rezoluta e KE –së,hapni dosjet e sigurimit dhe largojini nga pushteti të gjithë ata që kanë mbështetur fort piramidën e krimit dhe që propaganduan e thënë këta kriminelë.
    Tani të gjithë këta mbeshtetësa dhe nxitës të luftës së klasave qahen më shumë se ne që u shkatërruam nga sistemi riminal .Asnjë s’është i besueshëm kur shprehen se se kanë dashur sistemin gjakatar dhe tani shiten ndryshe .
    Unë mendoj se ju që vini nga Europa apo Amerika e largët duhet ta dëgjoni dhe pjesën tjetër që ta thotë fjalën e vet jo të takoheni vetëm më sundimtarët.
    Dua të përfundoj duke shpresuar se do ta lexoni këtë letër .Po ashtu dua ta di se po besuat për klasën e përmbysur dhe ne të burgosurit politik që jemi komunista apo anojmë nga komunizmi,atëherë besoni se këta që sundojnë sot nuk janë komunistë apo neokomunistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje